fbpx
me vjen turp

Bertet me zo “Je ku**, ske qen virgjine”, me vjen turp se tjeret ndegjojn kto fjal nga Ai qe kam zgjedh per Burre!


Bertet me zo “Je ku**, ske qen virgjine”, me vjen turp se tjeret ndegjojn kto fjal nga Ai qe kam zgjedh per Burre! – Pershendetje per faqen histori te jetes, per gjith lexuesit dhe ata qe nuk ngurojn me dhen keshilla. Mendoj se gjith ata qe marin guximin me u shpreh ktu arsyja esht se nuk kan me kend te bisedojn dhe zgjedhin ket menyr te shprehurit. Kam nevoj per keshilla te sinqerta pasi dua ta dij si kishit vepruar sikur te ishit ne vendin tim. Ndoshta mos jam gabim, ndoshta mos mar veprime te pamenduara mir. Jam nji grua qe kam perfunduar fakultetin e mjeksis. Sapo perfundova njoftova burrin tim me disa vite diferenc ne moshe. Jetonte ne perendim. Ne fillimet e tona u shfaqte shum i dashuruar, me thoshte tani me esht kompletuar jeta se deri tani pa ty kam qen bosh …(vazhdon historia me poshte…)

I besoja shum deri sa rastesisht ja zura mesazhet me tjeter femer duke I then se ky e pelqen at vajz. Pas atij momenti un humba besimin. Brenda atij viti edhe disa her me vajza te tjera shkruante shpesh haronte me i fshij mesazhet dhe pas konflikteve sikur u permirsua. Harova te cek se QE nga fillimi esht shum tip nevrik. Me nenvlerson dhe me ofendon me fjal. Tani qe na ka lind femija ka filluar me thot ku** ti ske qen virgjine, qe sesht e vertet qka flet un ska qen me askend tjeter se dij pas pas disa viteve me fol kshtu. Bertet me zo ti je ku** me vjen turp se ndegjojn te tjeret nga goja e personit qe kam zgjedh per bashkeshort. Tani sikur e mendoj qe kam ber zgjidhjen e gabuar. Nuk e dij ku esht problemi a un nuk dij te sillem por me besoni kam provu cdo menyr i vishem bukur as nuk me shikon, vjen i lodhur nga puna as me buzqeshje sikur don me nxjer inatin tek un pse esht lodh. Familja e tij me pergojojn, I kam degju shpesh Duke me ofendu edhe kunati edhe vjehrra kjo esht budallaqe, kjo esht magj***. A besoni se nuk kam komente edhe pse esht jeta ime. Dikur kam qen mbeshtetje per shum persona tani si duket jam aq e lodhur sa sdij qfar te bej. E ndjej qe do vij ndarja sepse situata esht ber e paduruar per shkak te presionit psiqik dhe maltretimes fizike. Jam mundu mjaft me duru edhe me u pershtat me mentalitetin e tyre, si duket esht e kot. Dashuri ndoshta paska vetem nga ana ime. Me vjen keq per veten qe bera zgjedhjen e gabuar po e mira esht se kam nji femij shum te bukur nga kjo martes qe me jep shpresa per te ardhmen patjeter duke u mbeshtet ne Allahun e Madherishem dhe kerkoj falje nese kam ber ndonje mekat ose nese kam lendu dikend me fjal. Shpresoj cdo vuajtje e jona te na bej me te fort. Allah na ndihmo te gjithve qe te mbeshtetemi Ty. Do i lexoj komentet dhe qe tani ju falenderoj.