fbpx
Behu se i beson njerëzve

“Behu se i beson njerëzve po realisht mos i beso” ishin fjalet e tij, por Une i besova dola dhe ju dorzova!


“Behu se i beson njerëzve po realisht mos i beso” ishin fjalet e tij, por une i besova dola dhe ju dorzova! – Përshëndetje të gjithëve. Po ju shënoj pasi dua edhe unë të marrë një mendim nga komentuesit e faqes suaj. Historia ime ska ndonjë gjë shum tragjike por që mua me mundon shum. Jam 26 vjeqare dhe vitin e kaluar përmes një faqeje për profesionin tim në një far forme u njoftova me një djal, ai ishte një vit me i madh se un, më bëri add ne fb, dhe un fillova e para ti shënoj pasi për herë të parë në jetën time më pëlqeu dikush. Dhe filluam të bisedonim ne fb, pas një jave më kërkoi numrin e telefonit dhe bisedonim ne viber gjerë e gjatë, nga 5 ose 6 or ne natë. Ai sjeton në kosov pasi është jashtë me studime. Pas dy muajve u rralluan telefonata, bisedat, I shenoja smë kthente as edhe një gjë. Një natë po I shkruaj dhe më tha që sdua të të lendoj pasi që je shum e “mirë”, se un si kam rregulluar gjerat me jetën, kam probleme Personale, e druaj se të lëndoj se dashurohesh ne mua e gjëra të tilla. U lëndova shum, se edhe nga natyra jam shum që lëndohem e qaj menjëherë. Pastaj unë vazhdoja ti dergoja foto e thenje që mu dukeshin qesharake, e ai në tetor me bëri bllok në fb. Unë I shënova ne viber një referat, haha se pse e qysh e tek, se me sdo I pengoj. Edhe si kam shënuar deri para një muaji. Kur ishte bajram, I dergova një foto ku thoshte se nese ndonjere ndalojm se shkruari së paku uroma bajramin. Ai më ktheu dhe qeshi, dhe tha kur do dalim për kafe, un I dergova një pikquditëse, tha po po se jam në kosovë. Pas ca shkembive te fjalëve thash ok, takohemi. Pas një jave u takuam, erdhi në qytetin tim, dhe kaluam shum mirë, kemi ndenjur bashk nja 5 ose 6 orë, shkuam tek një vend historik me inciativën time, pasi sme pelqejn vendet shum me njerz, dhe atje ai filloi te me prekte, puthte gjithandej. Un sdoja te putheshim në buz, pasi e dija se un do e vuaja, jo ai, dhe ne fund u dorzova para tudnimit dhe u puthem, ishte puthja e pare për mua, tani cdo moment e kujtoj at gjë. Pastaj kur u ndam tha flasim, dhe un mendoja se me të vërtet do flasim, dhe I shënoja ne viber, vetëm seen më lente. Në Instagram e gjeta dhe kishte postuar nje foto ku thoshte behu se I beson njerëzve po realisht mos I beso, un I shenova thash sa e thell kjo. Menjëherë më bëri bllok. Ditën tjetër me bllokoi edhe ne viber. Tani un vetëm te ai kam kokën, edhe pse e di që sja vlen, po spo mundem ta harroj. E dua të pyes : nëse e ka ditur që sdo ketë asgjë më mu pse në fillim më ka drejtuar në atë mënyrë që të më bën të varur nga ai. Edhe vetëm dua të më thot pse, sepse e shëmtuar sjam, kam shkoll të madhe të kryer, punë po, rrjedh nga një familje shum e mir. Unë asnjeriu sja kam dhënë mundësin që të sillet në këtë mnyr më mua, sepse nga natyra jam shum krenare, e për të e kam lëshur krenarin nër kuotën zero. Falemnderti nëse e postoni, dhe falemnderit për këshillat.