fbpx
nje jave

Babi me vdiq nje jave pasi i tregova per problemet e mija me Burrin, shpirti mu keput se jam pendu qe…


Babi me vdiq nje jave pasi i tregova per problemet e mija me Burrin, shpirti mu keput se jam pendu qe… – Pershendetje… Si qdo person ne ket jete edhe un desha te tregoj historin apo me mir te them jeten time. Jam nje vajz 27 vjeqare ne familjen time ku jam rrit o zot po mir isha kan e se kam dit. Skem pas asgje te varfer po me shpirt te kenaqur gjithmon… Ne moshen 17 vjeqare me njoftuan me nje djal qe jetojke ne itali. Folen bukur shum per familjen e tij njerz te mir pergjithsi gjithqka mir… Dola me te me pelqimin e familjes djali mu duk djal i mir ishte 12 vite me i vjeter se un por ok sme pengoj kjo gje… Erdha ne shpi mu drejtu babi vajza ime nese ty te pelqen ok po mos ba gabim me than osht ne itali e do bej jet me te mir… Nejse fejova me te u martova… Pak pa i mbush 19 vjet erdha ne itali tek burri… Prej asaj dite skam pa drit me sy.. Naten e par qe erdha ai iku doli deri ne 2 te nates. Ok shkoj ajo nat …shkuan 1 jav pasi qe un erdha ne itali meniher e kuptova qe aj kishte ne gjak bixhozin… Te gjith rrogen aty e lajke un 1 muaj skisha as qfar te ha as te pi… Ky ike ne pun me lajke ne shpi. Pas ni kohe fillova te punoj pak per vete se aj nuk u ndalke… Un nuk guxoja te tregoj asgja ne shpi kalojke 1 jav as mamin nuk kisha me qfar te thrras edhe isha aq e merzitur sa qe u friksojsha mos po i tregoj mamit ose babit e ata do te me kishin ndar menjeher… Por mu dhimbeshin shum sdoja ti merzitja sa her folsha me ta vetem fjal te mira i thoja … Pas 5 vite ashtu e njejt qdo dit mua me lindi nje vajz u gezova shum se thoja ndoshta tani do mendon per femin e vet e do e ler bixhozin por nuk ndodhi ashtu shkova te lindja thirra ambullancen se kisha dhimbje te medha ai nuk me hapte telin ishte jasht… Vajza e vogel un me smundja te punoj as qumesht per vajzen skisha leje ma tjeter… Ju thash jetoj ne itali po ndihma kam mar rrobat per vajzen time qe kur te lind te vesh diqka se skisha me qfar te ja blej… Merzija me ka ba 50 vjet jam shemtuar e tera…pas lindjes te vajzes shkova ne pushim ne kosov i tregova babit qdo gje aj filloj te qaj e te merzitet shum per mua… Nga ajo dit mu shkatrru jeta sepse pas nje jave qe un fola me babin aj kishte infrakt e vdiq e mori merzin me vete… Tani vajza ime ka 4 vjet dhe askujt ne shpi time si kam tregu per problemin tim…familja e tij e din po vetem me perqeshin me thojn ti mos thuaj asgje ka edhe me keq. Vllezrit e tij sduan te ja din per te i kan then sna intereson qfar ben aj…kur lexoj histori ktu ose vajza qe thon nuk kam femi mua zemra me qan nga merzia se un kam femi po vajzen time e dua me shpirt veq kjo me mban gjall askush tjeter por babi i saj as edhe nje pal qorapa nuk i ka sjell ne shpi e dikush kerkon femi ky ka femi po se don … Un ju kam lut zotit pas vajzes qe mos te me qoj me femi se sdua te hjek qysh me ka hjek vajza… Dua te them edhe nje gje se burri im nuk esht i keq kurr dor ne mu ska qu kurr i dehur nuk ka ardh po semundja e bixhozit spo na len drit me pa… Vjen ne shpi qan pendohet te nesermen gjen e njejt e ban… Tani un jam be njejt sdi nga te ja mbaj jam keq por pendimi jem me i madh osht qe babi im faji im ka vdekur… Anonim te lutem kam nevoj per keshilla qfar te bej me se jam lodh shpirti mu keput nuk kam as kend te me ndihmoj ketu… Nuk kam ber asgje te keqe as kujt pse pse… Faleminderit sepse edhe 1 muaj te shkruaj kam qfar tju tregoj po e le me kaq!