fbpx
babi deshi t'me martonte

Babi deshi t’me martonte me nje plak 80 vjeq, se ai i kishte folur 5000 euro, une nuk pranova dhe babai m’hodhi n’rruge!


Babi deshi t’me martonte me nje plak 80 vjeq, se ai i kishte folur 5000 euro, une nuk pranova dhe babai m’hodhi n’rruge! – Pershendetje! Jam nje grua me aftesi te kufizuara isha e martuar e kam nje vajz dhe pasi qe bashkshorti ishte i shendosh edhe pse me kishte dasht ashtu siq isha pasi qe u bem prind ai me la edhe u martua me nje tjeter dhe iku jasht shtetit une mbeta vetem me te bijen shkova ne familje por babi im deshi te me martonte per nje plak afer 80 vjeq sepse ai i kishte folur 5000 euro per grua.

Une natyrisht nuk pranova dhe babai me hodhi ne rrug me bijen time dy vjeqe ne mes te dhjetorit dola ne rrug pa e dit se ku do shkoj ne stacion e takova nje shoqe ajo me tha te shkoj ne strehimore shkova aty ndenja 4 muaj por aty skishin te drejt te mbanin me shum se tre muaj shkova ne komun ata me than te gjej banes me qera dhe se do ta paguajn ata banesen por ata vetem gjasht muaj e paguan qeran dhe kurr me un si person me aftesi te kufizuar i mar 75 euro ne muaj dhe 40 euro social 100 euro e paguaj qeran.

Vajza tani esht ne klas te tret ka shum obligime eshte nxense e shkelqyer une mundohem me mish e me shpirt qe ta rris vajzen me nder jam edhe rrobaqepse por te un qepin vetem shoqet e mija qe mi njohin vlerat sepse kur kalon dikush qe sme njeh me pyet ku esht rrobaqepsja kur i them un jam thojn jo faleminderit por ti smundesh me qep me thyhet zemra jo veq qe me ofendojn por nga frika si dot ja dal keshtu gati per qdo vit endem neper shtepi te huaja sepse nuk po arri gjithmon te paguaj qeran me rregull dimri po erdhi ben shum te ftoht une nuk fle gjith naten duke menduar si do e rris te bijen a thua do mbetem gjithmon pa streh a thua gjithmon do pres kush po ma bjen nje thes miell…

Edhe pse shpesh her u them njerzve ma le punen nese e demtoi ta kthej materjalin por megjithate nuk me len pun ata qe me njohin mua dhe punen time jan shum pak deri kur a thua shqipetarit duhet se pari me ja mbush syrin me bukuri e jo me pun deri ky popull nuk don me ja dhan shancin nje personi me aftesi te kufizuara me tregu aftesin e vet. kerkoj falje qe ju ngarkoj me probleme te mija por vetem desha te shprehem lirshem se kam panik te madhe se si do ja dal me jeten.