Baben e kam shqipetare ndersa nenen minoritet,te dashurit nuk i kam tregu ne fillim,tani nuk po me beson me... | Histori Të Jetës
Baben e kam shqipetare ndersa nenen minoritet,te dashurit nuk i kam tregu ne fillim,tani nuk po me beson me...

Baben e kam shqipetare ndersa nenen minoritet,te dashurit nuk i kam tregu ne fillim,tani nuk po me beson me…

Baben e kam shqipetare ndersa nenen minoritet,te dashurit nuk i kam tregu ne fillim,tani nuk po me beson me…-Pershendetje faqja histori te jetes. Dua te ndaj nje pjese te historise time sepse kam nevoje per keshilla dhe mendime te juaja. Ju lutem ma postoni nese ka mundesi sa me pare. Jam nje vajze 25 vjeqare e edukuar, e shkolluar, dhe e dalluar si nga femijera ne mesime. Jetoj me familje por dua te ju them se e kemi pasur nje femijeri mjaft te vuajtur jemi rritur me kushte jo te mira ekonomike , por prinderit kane punuar me forcat e tyre per te na shkolluar dhe te mos na mungonte asgje. Dhe e falenderoj Zotin qe jemi te gjithe femijet ne rruge te Zotit dhe te mbare. Po shkruaj ne pike te shkurta sepse per historine tone te jetes duhet nje liber i tere. Dua te me kuptoni dhe pa ofendime. Babain tim e kam shqipetar ndersa nenen minoritete. Jemi rritur te vetem pa perkrahjen e asnjeres familje vetem me prinderit dhe me Zotin. Problemi im eshte se une jam ne lidhje qe 2 vite me nje djale 10 vite me i madh se une. Eshte mashkulli i pare ne jeten time qe rashe ne dashuri me te. Eshte shume i sinqert, besnik, i shkolluar ne nivelin me te larte me te gjitha te mirat. Ai me tregoj qe kishte qene i martuar me nje grua po te atij qyteti dhe i ka dy femije. Ishte ndare me heret nga ajo sepse ia kishte shkaterruar jeten atij dhe familjes duke i poshteruar . Kjo gje mua nuk me pengoi aspak sepse e dija qe eshte nje mashkull me karakter te forte dhe cdo gje me mua e filloi pa genjeshtra . Me njoftoj me te gjithe dhe cdo gje nga ana e tij ishte ok. Por une si nje femer e vuajtur per shkak te ketij rasti ne familjen teme gjithmone isha e mbyllur ne vetvete dhe vuaja shume nuk mund ti tregoja se cka e kam nenen sepse kisha frike mos e humbas sepse e doja shume. Ai kete gje e kuptoj sepse kishte pyetur per familjen time pa me treguar mua. Kishte mbetur i shokuar jo se cka e kam nenen por pse e kam genjyer dhe nuk jam treguar e sinqert me te , pasi qe ai nuk me kishte genjyer asgje per jeten e tij. Gjithmone doja ti tregoja por nuk e di nuk kisha guxim sepse askush nuk e poshteron prindin paveresisht se cka eshte. Ka shume raste te tilla qe kam degjuar por sot jane te lumtur dhe nuk kane probleme ne martesa apo lidhje. Pasi e kuptoi kete gje ai ju tregoj eddhe familjes per kete gje dhe atyre nuk ju ka penguar kjo gje aspak. Pasi e kuptoi kete gje nuk ma kerkoj ndarjen por me tha si ke mujt kaq gjate mos me mtregu se nuk isha nda prap se prap nga ti, por pasi qe nuk me ke tregu mua me ka humbur shume besimi ne ty dhe me ke zhgenjyer shume sepse e kam jap maksimumin per ty sepse me ty e kam nise kete lidhje drejt marteses. Tash ai kerkon qe te vazhdojme lidhjen por ne distance te flasim te shihem por me rralle pasi qe jetojme ne qytete te ndryshme. Une i kam lene hapsire te mendoj nje kohe per kete gje , e te qetesohet. I kam thene mendo mire per kete gje sepse nuk kam perkrahje nga askush dhe nuk dua qe te kem probleme me vone ne te ardhmen. Une e dua shume dhe e di qe ndarja me te eshte shume e veshtire sepse kurre ne jete askend si ai nuk e kam dashur por nuk dua te jete me mua per meshire. Dua nje mendim nga ju si te veproj ne kete rast. A te ndahem nga ai apo ti them te me jap nje pergjigje perfundimtare pasi qe as ai nuk po e din si te ja bejme edhe pse nuk deshiron te largohet nga une . Ju lutem me ndihmoni sepse jam shume keq dhe e stresuar . Dua keshillen e juaj ju lutem pa ofendime si per motren e juaj. Shpresoj qe jeni shendosh e mire gjithe lexuesit e kesaj faqe. Zoti ju ruajt dhe ju shperbleft me te mira!