fbpx
nuk e la

Ai e kuptoj qe jom dashuru ne te dhe mendojke nuk e la qka do qe m’bon, por jo sot me lutet ndersa Une…


Ai e kuptoj qe jom dashuru ne te dhe mendojke nuk e la qka do qe m’bon, por jo sot me lutet ndersa Une… – Anonim ju lutem! Krejt kemi histori te ndryshme edhe krejt me halle e derte keshtu qe mos paragjykoni, un po shkruj per nje kshille nese mundet me ma dhon dikush qe logjikon nuk kom nevoj per komente pa pike lidhjeje! Un jom ni qik shum e re ne mosh, qe pa mar parasysh moshen kom perjetu shum sene ne jeten private temen qe ndoshta nuk kom mujt me i shpreh me askond. Jom tip qe nuk i besoj shum njerzve po kjo me ka penalizu shum personalisht. Kur kom qene ne fillore pak pa e perfundu(domethon fmi) jom njoftu me ni djal qe nuk ka qene shum i bukur po mu filloj me me hi ne zemer edhe pse ne at koh njeri se din qka osht dashnia! Fillum me pas kontakt permes ni shokut tem, mu duke vetja qe po fluturoj aq shum e pelqejsha at djalin, edhe atij i pelqejsha un edhe gjithmon hapat e par i ka marr aj, un pak kom qene e eger ne ate aspektin qe si kom dhon shum rast, kom qene shum e ngurt. Vazhdum edhe ne shkoll te mesme me majt kontakt edhe pse se kemi pas kontaktin shum te shendetshem se ja nisi mi hi vetja ne ‘’huj’’ gjithashtu edhe mu, me shum u perlajshmi aj filloj me ju besu njerzve e krijoj ni shoqni jo te mir sa qe jemi nda shum shpesh e jemi bashku dhe harrova me tregu ne fillim qe kemi qene te njejtes rrethin. Aj ka qene shum ma i pasur , filloj mu bo shum pis, laper mashkull po per shkak te dashnis qe e kisha per te prap e kom duru e kam lon krenarin anash i kom shkru najher un e para se qkado qe bojshmi prap te njoni tjetri jemi kthy. Vazhdun keshtu senet 3-4 vjet aj ndryshoj 100% edhe un poashtu fillimi te aj filloj me mu zbeh nuk besova mo as ne dashni te tij. Aq shum e kom zon tu rrejt, e kom kuptu qe sa u kon me mu u kon edhe me tjeter kon edhe pse veq per me zon e ka pas a nuk i kom mjaftu un, kjo nuk o kon e drejt me bo. U lodha dikur se me bojke me u ndi shum e pavler ka pas meshkuj qe kan lu per me me pas nuk me ka interesu kurr, syt veq te aj i kom pas, zemren te aj. Pas ni kohe u largova vet se e kuptova qe te aj nuk ka vend per mu, me ni lidhje qe nuk ka besim qe te rren ne sy ma mir osht me perfundu sa ma heret se von, se nuk ka ma veshtir se me u ndi e tepert te djali qe e dashuron. Kom arit me ni perfundim se ni mashkull kur e kupton qe e don pernime aj ka me te majt rezerve se menon qe ti je gjith aty per to. Un sjom kon kjo e kom vazhdu jeten tem pa e kthy koken mbrapa jom bo shum e fort. Pas pak kohe u njoftova me ni djal qe ma ndryshoj jeten se po tinglloj ndoshta pak kliche po osht e vertet, ma kthej besimin ne dashni edhe nje her sa qe e pytsha Zotin ku kom bo mir qe po me shperblen ne ket menyre, ni djal i qet, i zgjuar me gjithcka qe i duhet ni mashkull te pjekut e te matur. Pas ca mujve pranova mu kon lidhje me te por me i u shku senet dal ngadal jo me u shpejtu. Pranonte gjithcka veq me u ndi un mir e e lumtur. Po pasi qe e pa ex-i qe un jom serioze ne kete lidhje e njoftova dhe me familje nuk iu besojke, kish mendu qe e pres krejt jeten. U kthy tu me lut me u nda e sene te tilla i thash mos me pengo nuk degjojke e un nuk kom dash me lendu personin qe jom me te qe ma ka lumturu jeten, edhe pse nuk osht let me largu prej zemre dashnin e par. Sakrifikova veten krijova jet te re me te dashurin e ri larg ishit fal zotit po problemi osht se e shoh shum shpesh dhe ende me pengon me shkrun tu me thon qe un hala te du ty dil vec edhe ni her me mu , edhe kur te bohesh me fmi e jemia ki mu kan e shum fjal te tjera qe u dasht me i ndegju me heret e jo tashi prej tij. Nuk du me e thy ni zemer tjeter per dikon qe nuk ma ka dit rondsin dhe pse zemra mmaltretu si heren e par kur e kom njoftu po nuk du me braktis lumturin per ni jet me vuajtje se e di qe osht e let muna veq mu nda edhe qys. Po e di qe boj mekat, per ni person qe vlen 0. Vlersojini njerezit kur i keni e mos ua prishni lumturin kur i humbni.