fbpx
"Për të mirin jam shumë i mirë, për të keqin jam akoma më i mirë,Un quaj gabim vetëm 2 gjëra:-Gënjeshtrën dhe-Tradhëtine..."

“Për të mirin jam shumë i mirë, për të keqin jam akoma më i mirë,Un quaj gabim vetëm 2 gjëra:-Gënjeshtrën dhe-Tradhëtine…”


“Për të mirin jam shumë i mirë, për të keqin jam akoma më i mirë,Un quaj gabim vetëm 2 gjëra:-Gënjeshtrën dhe-Tradhëtine…”-Do të kisha dëshirë ne faqen tuaj të shpërndaj një mesazh, d.m.th një mesazh me eksperiencën jetësore në përgjithësi.Sa e sinqertë, sa e butë… dhe një ngrohtësi qe depërton përtej zemre, armiqtë më të fortë i bëja miqtë më të mirë, e qelësi i saj është durimi.Nuk me interesojnë të sharat e as nuk ndikohem nga ofendimet, secili njeri ka të drejtë të thotë atë që mendon, “vetem i këshilloj të mos nguten”, mos të gjykojnë nga një fjalë ose një sjellje momentale.Në shkollë mësimdhënësit ose profesorat e perdorin të gjith një batutë “me të mirin jam shumë i mirë, me të keqin jam akoma më i keq” shumë ironike, në këtë mënyrë ata po sfidojnë nxënësit të cilët në kokën e tyre iu është pjekur se janë të këqinjë.Un kam një batut më të mirë për ta “për të mirin jam shumë i mirë, për të keqin jam akoma më i mirë”.Mua gjdo herë më ka ndodhur, kur një person është sjellur keq me mua dhe i kam kthyer përgjigjje me edukatë dhe me mirësjellje, ndoshta jo me të parën por ia dola të nxjerr anën e tij pozitive.(Pozitiviteti dhe negativiteti janë dy frekuenca që përcillen ndermjet trupave, një njeri i fortë nuk bie direkt në provokim të frekuencës negative e as nuk i reziston dot frekuencës pozitive.)Sa më pëlqen lu fta, jo ajo lu ftë me armë, bom ba e tenka, por më pëlqen te luf toj për PAQE.Jam 26 vjeçe më pëlqen te bëj shaka të ndryshme e as nuk e kontrolloj veten kur flas, jam e vetëdishme për gjithqka që them, un i interpretoj gjërat sipas kokës time, e njerëzit i kuptojnë sipas kokës së tyre, zakonisht e them të kundertën e asaj qe mendoj ose asaj që ndjej, kjo vetëm ti fus njerëzit ne debat, më pëlqen të debatoj dhe me pelqen menyra se si në fund të muhabetit dal unë fitimtare.Dobia e atij debati është ti ndryshoj ndonjë mendim negativ ose të pa’pjekur.Zakonisht gjykohem nga njerëzit si e shfrenuar, o të dashur dhe të nderuar kur do mund ta kuptoni një njeri të shfrenuar nga një njeri të lirë dhe pozitiv, nuk më pëlqen të kem kufij, nuk dua të jetoj me rregulla, dua te jetoj sponant, nuk bëj gabime, bëj zgjedhje…Kritikohem se kam bërë GABIME! Jo o të dashur, veprimi im nuk quhet gabim vetëm se nuk të pëlqen ose nuk të konvenon ty.Fundja asnjë nuk është perfekt.Un quaj gabim vetëm 2 gjëra:-Gënjeshtrën dhe Tradhëtine.Kur jemi tek gënjeshtra, gënjeshtrat që i shpik në moment që nuk i bën dëm askujt por vetëm të dalësh nga një situat që të qon drejt një zënke të pa’nevojshme, nuk quhet gabim, quhet vetëmbrojtje nga injoranca e të tjerëve.Kurse tradhëtia nuk ka justifikim.Njerëzit kanë frikë të bëjn ose të thonë diqka, kanë frikë se si do dalin në sy të shoqërisë ose familjes, kanë frikë nga gjykimet e tyre, mos keni frik keni turp, nëse diqka të turpëron mos e bëj, nëse e bën mos ke frik të tregosh, mbaje kokën lart është jeta juaj, nëse njerëzit ndikohen nga fjalët ose nga veprimet e tua lëri të largohen, mos i lejo të të përulin. (Kjo nuk vlen per çifte, kuptohet se çiftet gjithqka duhet të bëjn me marrëveshje).Kur është fjala te çifti, mua aspak nuk më ecin lidhjet, problemi është te un sigurisht, nuk mund të qëndroj me një person që mban privatësi nga unë, në lidhje nuk ka privatêsi, nuk ka sekrete, nuk ka kryelartësi, nëse doni një lidhje të sukses’shme bëjeni atë person prioritet ne jetën tuaj dhe shokun/shoqen më të mirë, të jeni të lirë të flisni për gjithqka, të gjeni mbështetje tek njeri-tjetri, të gjeni kohë gjdoherë për njëri-tjetrin, fundja pleqëria është koha më e gjatë në jetë dhe do e kaloni me atë person! Keni besim dhe mirëkuptim. Nëse i pengon diqka partenrit/partneres tuaj mos e bëj.Mendoni gjëra pozitive bëhuni të dashur dhe të sjellshëm, nëse mendoni se kur shani, ofendoni jeni të fortë atëherë po gaboni, sepse njerëzit e fortë gjithmon qëndrojnë në heshtje, njerëzit e fort janë ata që respektohen nga të tjerët nga mirësia dhe jo nga frika.G.I