fbpx
gjeta te burri

Mbeshtetja qe me mungoj te baba e gjeta te burri, me ndihmoj ta realizoj endrren time e nga baba u denova…!


Mbeshtetja qe me mungoj te baba e gjeta te burri, me ndihmoj ta realizoj endrren time e nga baba u denova…! – Përshendetje miq, lexues te faqes; Histori të Jetës. Kur lexojë histori të ndryshme, thellohem tek jeta e atyre që përjetojnë dh**ë, vetem pse janë gra, ose nuk munde të jenë vendimtare, sepse emrin e kanë femra. Kthehem nje kohë shumë mbrapa, kur rrihesha nga babai, pse lexoja e shkruaja, rrihesha se femra thoshte është dera e botës, ohh sa i lakmoja vëllaut që trajtohej në një mënyrë të veçantë, dhe gëzonte e zhvillohej si fëmijë. E urreja nënën pse nuk më lindi djalë, po ajo e shkreta çfare faji kishte, e kisha trashëguar komplet. Mi iku fëmijëria, me ikën edhe librat nga dora, ma hodhën edhe qantën dikun ne një qosh të një dhome te pa mobiluar, skisha zgjidhje tjeter, vetem të vetv***em. Sa e quditshme sot më duket te vet*****m për shkollë, për librat r mija, për lapsin tim, e sot as se ja dine vleren shkollës vajzat e reja, as si kushtojne rëndësi. Ishte koha e luftes dhe ne kur iknim nga nje vend ne vendin tjeter, une mendoja ku ti fshihja fletoret e mija, mos me humbin, babai bertsite le mo ato harroje, ktheju jetes si femer se tani ke 17 vjet, ohhh zot une isha fëmije. Ku do qe iknim lija ndo nje shënim ose rrefim e shkruja po nuk mund ta ruaja e hidhja dikun, ishte e vështire ta ruaje edhe lapsin, shume here e fusja ne qerapa nje cop leter thesi, aty e kisha me të sigurt. Jam rr*hur, dhe sa her e kujtoje me dridhet trupi pse kam kritikuar fanatizmin dhe dh**en ndaj gruas dhe vajzës. U martova, ehh fati im, rruga e ndriquar, dhe rrezet e djellit që rrezatuan mbi mua ishte rruga e marteses. Ishte burri im nje njeri i arsimuar, i pasur ne shpirt e i varfur ekonomisht, po sa e vlefshme është dija e sa pasuria ekonomike une e kuptova dhe i mesova ti ndaje keto dy gjëra shumë mire. Pse?? Sepse te babai ishim të pasur por nuk isha e lumtur, ndërsa te burri ishim te dobet ekonomisht por më bëri gruan më të lumtur në botë. Mi ktheu librat në dore, ma dhurojë edhe lapsin e artë, e kisha respektin, me dha emrin e nje femre me vlere, me mësoj se femra ështe qenja më e bukur ne botë, që as bota nuk kishe me ekzistu pa femren, më mësojë ta dua nenën dhe ta respektoje, ta falenderoje qe më kishte lindur femer, po po ishte fati im qe zoti nuk kishte harruar t’më shpërblente. Burrit tim ja dhurova edhe dy fëmijë dy pëllumba, që sot jane rritur dhe jane fëmijët më të shëndoshe. Mundohem te ju përkushtohem me shume sepse mu me ka ikur fëmijeria pa ditur kurrë se çfare do thotë te jesh femije. Kurrë mos dorezohi, se zoti vonon po nuk harron, une sot jam e arsimuar fale burrit tim, i cilli sakrifikoje la anash qdo interes dhe lluks vetin për mua, edhe teshat e trupit, dhe çdo gjë, shkonte në punë me kepuca te vjetra duke kursyer për shkollimin tim. As une se zhgenjeva kam përfunduar me note lartë shkollimin, sot punoje ja dorëzoje rrogen komplet, edhe pse blejme shpenzojme gjithqka me marreveshje me llogari, sepse kemi hjekur keq dhe sot centit ja dimë vleren. Nje këshillë për gjitha ato femra qe vuajnë dhe përjwtojnë dh*në, luftoni për veten tuaj dhe mos dorëzohi, të mbyllet nje derë dhe hapet një tjtër, deti është herë me valë të qeta e herë me valë të trazuara. Një këshillë edhe për ato femra që një far mënyre shfaqin arrogancë ndaj burrit dhe familjes së tij, duani vjehrrat se ato ju linden dhe rriten burrin tuaj, jane gjaku i fëmijeve tuaj, thotë nje fjalë e urtë ,, Respketo të tjerët mbjellë respekt për veten” Një këshillë edhe per disa kategori veqantë të vjehrrave, nderoni nuset e respektoni sepse lanë familjen, prindërit për jetuar me ju, mos i nderhyni ne qdo hap që bëjnë sepse koha ka ndryshuar jeta, modernizimi dhe nuk mund ta krahasoni jeten tuaj në të kaluarën me jeten sot. Ju përshendes nga zemra, duke ju uruar shëndet.