fbpx

Mos u marto per hater te prindeve sepse ata te nderrojn jete, dhe ti ngelesh me nje burr qe se dashuron dhe nje femije qe…


Mos u marto per hater te prindeve sepse ata te nderrojn jete dhe, ti ngelesh me nje burr qe se dashuron dhe nje femije qe… – Vemendeje, historia qe do shkruaj ka te bej me rendesin e gjinis femer ne shoqerin tone. Para se te komentoni dhe te shfaqni negativitet, veni doren ne zemer dhe flisni sikur te ket ndodhur ne vet jeten tuaj. Jam 29 vjece, femija I madh I familjes. Si femij gjithnje kam pas pasion poezine dhe fantazine! Gjat shkollimit te mesem mora pjese ne disa konkurse letrare, ku merja vendat e para gjithmon, bashk me meritat merja dhe libra si shperblime. Ketu filloi cdo gje, mami sme lejoi te vazhdoja akademin e arteve te bukura. Me la endrren pergjysem, isha nxenese e shkelqyer, dramat e shkruara nga dora ime jan shfaq neper programet shkollore, ajo e dinte se jeta ime ishte kjo. Seshte kjo e tera, sikur sju mjaftoi me regjistruan ne fakultet privat ne dtejtim qe ata zgjedhen, normalisht si nje shpirt arti qe kisha çdo gje mbaja per vete dhe nuk kundershtoja asgje. E ne regull gjithsesi ishte deshira e tyre, un mbarova tre vite studime, ne sistem te bolonjes, 3+2 un dy tetjera nuk I vazhdova fare, ne fakt me e madhja fillon nga ketu. Gjat studimeve skisha dashuruar, sepse thjesht asgje sme terheqte, pos te mbaroja ato tre vite dhe te vazhdoja serish te shkruaja poezit e mia qe I adhuroj. Pas, mbarimit te studimeve, ne jeten virtuale, lidhem ne bisede ke nje çun, ne nderkohe qe ai ishte ne emigrim, vazhduam lidhjen tone, prinderit e mij edhe ketu ja dolen t kundershtonin, deri sa I binda qe do ishte lumturia ime. Per fatkeqesin time, ai erdhi nga emigrimi, martoi te motren, dhe kur erdhi radha te vinte me dajon te kerkonte doren time, nga nje arsye shum e forte iku ne emigrim (ps: ju do thoni po te donte do vinte, ju siguroj qe do gaboheni)! Duke pas parasysh jeten time tek im at, ai sdonte te ndihej I poshteruar nese.un do shikoja nje gje e mos mund te ma blinte, ja gabimi I par tek meshkujt, nese dashuria eshte ne pyetje, gjerat tjera arihen duke punuar te dy pa dallime. Iku kjo un ja fala, por veshtir ti bindja prinderit. Gjithsesi mendoja se do ja dilja! Ai kapet ne ilegalitet! Kur kupton babi e mami terbohen dhe thon, ne dhender qe futet burgjeve nuk pranojme, te ritem te edukuam, te shkolluam smund te na e kthesh te miren te hym ne fjalet e botes, me nje fjal ata smenduan per jeten time as per lumturine, por per fjalet e botes. Ben ca ben, presion psikollogjik, eee si shqipetar, gjeten nje dhender, te shkolluar , me profesion te mire, as qe pyeti njeri nese doja ose jo, u dha goca tha babi, thash si u dha, me tha tani je e ritur duhet te kuptosh, fatin njeriu e ben vet, dashuria nuk egziston, ta kesh jeten te bukur e te qete kjo ka rendesi, un e shikova, thash edhe per kete vendoset ju? Po me tha, te duam.te miren, thash po zemra ime? Po lumturia ime? Apo edh per kete vendos ti babi? Per her te par mora pllembe nga babi! Pas nje muaji, me veshen vellon. Tashme vec isha nje e vdekur mes te gjalleve, perderi sa dikush qe doja po dergjej ne burg, un kisha vesh vello! Sikur mos mbaronte halli ime ketu, normalisht, un sdoja te behesha e keqe ndaj kurores sepse lidhem kuror para Zotit, un u mundova te falja lumturi tek burri qe me zgjodhen prinderit, fundja cfar faji kishte burri! Duke fshehur dhimbjen, shfaqja pozitivitet ne fytyre. U bera mami per her te pare, dhe aty.u betova qe endrrat qe mua mi moren me dhan mesim qe un do behesha prind I denj per time bij, do ta mbeshtesja ne idet dhe endrrat e saja! Betimin do ta mbaj akoma eshte e vogel. Por, cfar pas gjith kesaj, babi me kishte premtuar qe nese ndonjeher do kesh probleme do te mbroj, por kete se beri kurre. Pas nje kohe burri filloi, te ndryshoj, familja e tij silleshin keq me mua, sepse un isha njeri qe snxirja ze, vetem mos ket konflikte familjare, burri mendoi se pasi u bem prinder tani sdo kem ku te vete, filloi te luaj skedina, te dal çdo nat me shoqeri, deri ne orer e vona, me linte vetem me maman e tij qe eshte e diagnostikuar me neuropati. Nje dit, ngaqe kishte len shum lek neper skedina, dhe e ema e tij po I bente presion duke I kerkuar ilace me maltretuu mua. Çte beja, e shkreta mar tel dhe.I them babit sikur ke premtove qe do me dilje ne krahe, ai takon burrin dhe e keshillon, kaq! Un serish ne te njejtat situat ndodhem, por meqe pash se familja sme del ne krahe, skam cfar bej, e dini cila eshte me e dhembshmja e gjith kesah se un bera cdo gje per prinderit, dhe ata sben asgje per te me mbrojt. Pra, un po jap nje keshille vajzave te reja, pavaresisht cdo sfide, luftoni te mbrono ndjenjat dhe endrrat tuaja, jo cdo kush ka guxim te realizoj endrrat ti bej realitet. Un sot jetoj per time bij, ate do ta mbeshtes ne cdo enderr te sajen, do mbledh guximin qe se kisha dikur dhe do arij te bej endrat realitet. Femra te dashura, jeta eshte jona dhe timonin e jetes duhet ta kemi vet ne dore. Asnjeher nuk eshte vone! Faktori mashkull, eshtw ngrohtesia e zemres, por jo krahu I domosdoshem, neve mund te ja dalim. Un skisha guximin dikur. Por, sot jam plot energji, ate energjiMar nga time bij, dhe nga pasioni im, poezia. Ju falemnderit kerkoj ndjese meqe e zgjata shume. Uroj cdo.te mire per te gjith ju. Paqa dhe meshira e Zotit qoft mbi te gjith ju.