fbpx
sikur qenit

Mami ja gjun Babit ushqimin sikur qenit, se ja kom tregu Mamit ni video te Babit me ni femen tjeter dhe…


Mami ja gjun Babit ushqimin sikur qenit, se ja kom tregu Mamit ni video te Babit me ni femen tjeter dhe… – Tung historia jetes. Anonim te lutem. Jom ni qik nga Peja i kom 29 vjet. Du me fillu me tregu historin teme qe mka ndodh para 10 vjete me baben tem edhe ni djal ne te kalumen. Une kom lind dhe jom rrit jasht edhe gjdo ver me prind e me dy vllazen tmij shkojshim ne peje per pushime verore. Zakonisht kemi ndjet veq dy jave po ne moshen 16 vjet pat vendos nona me ndejt 6 jave se babi kish pune dhe veq na me nonen vishum me ndejt. Ne qat vere une me qiken e tezes shkum me ni bazen qaty afer pejes qe osht edhe e pash ni djal teper i bukur. Zeshkan, dy metra i gjat, syt e kaltert si qielli krejt bluu. E kqyrsha edhe mkqyrshe po nuk e disha qysh mi fol. As shqip nuk disha mire se na jasht kemi lind edhe gjith kohen me gjuh t’huj tu fol, krejt shoqnia i kisha te hujt. Aj mpa tu e kqyr edhe mu afru tha vajze a po tpelqen qka po sheh. Shkova u kuqa si moll u bona, u ndisha si katundare se thash vet me veti aq shume e pasna kqyr sa qe mka pa edhe ky. Ja ndisa me kesh thash jo veq mu ke perngja me dikon tjeter. Aj me verejti menjeher theksin e trash e diti qe nuk jetoj ne Ks. Tha shatzi a ? Nuk e kuptova thash qysh? Tha ku jeton ti? Po i tregoj edhe me tha aha se mendova mos po jeton edhe ti ne Gjermani sikur une. Edhe aj ish ardh veq per pushime. Nejse, qaty ne bazen ndejtem pak, pinem pije, llofi deri ne maksimum per gjithqka tu fol. Mtregojke qfar jete ko edhe ksi lloj gjonash. Vendosem me i ndrru numrat pamvarsisht moshes teme qe isha veq 16 vjet me pelqejke aj djali shume. Shkrujshsm Sms gjdo nat “hajde ne korz” “hajde ne space club” “po tpres te piceria” etj etj . Na veq ja kishim nis ni lloj lidhje dashurie. Dalshim per gjdo nat bashk mbasi i kishim dyt ditet e numrune. E dojsha shume, u tranojsha per to. Mpelqejke menyra qysh folke me mu, i respektushem edhe pse veq 17 vjet po burr mu doke mu. Vllaut teme i kom tregu per lidhje edhe e pranoj tha a don mi tregu mamit se tlendu me bo me mor vesh. Thash i tregoj kur tvjen edhe babi ne ks. Babi kish me ardh mbas 2 jave me ardh me na mar neve me kerr e mu kthy prap te shpija (jasht). Nejse, historia jem qitu ja fillon. Mthirri aj djali tha hajde te ni kafe ktu (njo e msheft qe u takojshem per mos me na pa najkush) edhe kur tshkoj aty qka me pa. E pash babin ulun me ni tjeter femen dor per dore tu e puth. Une kom mendu qe babi svjen edhe dy jave edhe plus e pash me nje gru tjeter tu e tradhtu mamin. O zot thash a me shku mi thon najsen a me ndal veten. Ma bojke frajeri le mos e pengo e kom nje plan. Qfar plani? Tha hajde ja bojna nje xhirim qitu me ket femnen edhe mban si prov ket xhirim kunder tij nese ta prish qejfin. Tha kur tqohet kjo femna qu kapja babit doren edhe thuj krejt tkom pa qa ke bo edhe nese nuk mi ndegjon krejt qefet e mija une kom me shku mi tregu krejt mamit. Une qashtu veprova. Prita prita deri sa u largu ajo rr*spija edhe e kapa doren e babit thash a mendove qe nuk kena me tnxon kurr a? Shkoj krejt ftyra ju bo limon. Tha e ti? Thash qka e une? A tu shendrrova ne naj gost? Thash krejt kom mi tregu mamit. Tha o qika jem kom gabu shume kom gabu. Jom ngut teper. Thash a din qka, nese don ti mos mi tregu une mamit duhesh mem leju me kalu me frajerin tem tinxa e mem lon me dal kur du une edhe ku du une me to. Tha ok e bojna ket marrveshje veq mos te merr vesh nona jote. Thash ok. Diqka mrenda vetes e disha qe osht gabim ndaj mamit me ja bo kta po skisha qare se mami shume e shtir menjeher ma kish nderpre lidhjen. Nejse, edhe dy jave tjera nejtem ne Ks edhe kom dal ku kom dasht, ne sa ora kom dasht. Ja bojke babit mami, a je tu e pa ket qiken tone? Tha po po hajt le tknaqet se npushime u ardh su ardh me ndejt mrenda. Thash yes, po i permbran rregullave haha. Mu doke vetja sikur shefica ne shpi. Mbasi qe u kthym prap jasht (nshpi) mami ish tu e fshi dhomen teme edhe ni Sms prej frajerit tem me kish pas ardh. Ma ka shkru a don ta nxjeri bileten per Gjermani? Mami ma mur telefonin edhe ja nisi krejt SMS me mi lexu me to. Une isha tu u la ne banjo, skom dit sen veq kur u hi tu kajt mrenda. I kish pas kqyr edhe fotot me pa at djalin po njekohesisht e ka gjet xhirimin e babit tu u puth me tjetren femen edhe mtha qika jem a qikaq shume e urren none tone sa qe edhe kto ma bone a evlad? Mbeta pa tekst. U ula i tregova mamit krejt se veq sa e murr vesh, nuk kisha mo pse me rrejt. I tregova per frajer, i tregova per babin, i tregova per marrveshje me tonat. Veq nje lot i rrjedhi edhe mtha nderpre lidhjen menjeher me at djalin. Veq 16 vjeqe je, qka din ti qka osht dashuria? A osht dashuri qka ka bo babi yt se edhe une e kom gjet babin tonde ne moshen tonde edhe a pe sheh ku kemi perfundu! Ne kafiqa te rr**pijave tu e mbajt doren e mu detyru fmija jem me xhiru baben e tynev. Mami shkoj me at nervozen edhe po i tregon babit qe krejt e ka mar vesh. Babi ja nisi mu lut me fal, mami nuk hezitoj menjeher ja fali. U befasova me reagimin e mamit. Problemi tasht osht qe mami as qe e kqyr babin nftyr edhe tasht qe kan kalu shume vjet edhe krejt sendet kan ndryshu. Mami ja ka fal babit me mendje jo me shpirt, ja gjun ushqimin me hanger si qenit, menxi ja lan teshat. Mami nuk ka vullnet per kurgjo krejt per gabimin tem qe e kom bo kur jom kon adoleshente. Po du me ja rikthy mamit at vullnet me jetu e jo me mbajt inat apo urrejte ndaj babit se e lendui veten. Mrenda keto vite, mami shume eshte plak. Spo di qysh me ja bo, me rikthy mamin tem ne at gru me plot vullnet, e shtir, e shpejt per gjithqka. Ne shtyllen e shtepis qe u kon. Qka me bo? Tlutem me trego se qysh me rikthy mamin qysh u kon? A eshte ma mire mi thon ndaju prej babit se jeta nuk shkon me inat? Nuk po di, krejt sendet kan ndryshu vetem ftyra edhe shpirti mamit kan mbet njejt prej asaj dite qe e ka mar vesh per lidhjen e tem me at djalin ne Gjermani edhe per lidhjen e babit me at katundaren ne Kosove.