fbpx
na braktisi

Burri na braktisi mu dhe vajzen 5 vjece, pas 1 viti njoha nje djal qe ma dojke qiken dhe me respektojke!


Burri na braktisi mu dhe vajzen 5 vjece, pas 1 viti njoha nje djal qe ma dojke qiken dhe me respektojke! – Pershendetje ju lutem anonym. Jom nje nan 27 Vjeqare jetoj ne mergim vajzen e kom 5 vjeqe. Para 4 vitete ish burri na braktisi. Ishte shum koh e veshtir per mu dhe sidomos per vajzen time. Kam vuajtur shume se kisha askend qe me ndihmon se prindrit u paten kthy n kosov. Dikur me shum veshtirsi fillova ni jet te re. E mora veten. Para ni viti njoha ni djal shqiptar, edhe aj ktu ne mergim ne fillim me respektoj ma dojke qiken me ndimojke kudo. Po problemi ishte familja e tij. Aj nuk dike qysh mi kallzu prindve qe osht me dikond bashk qe e ka ni thmi. Edhe shum von e kuptova qe nuk ish kon i sinqert me mu. Me premtojke shum sene thojke qe nuk i interesson mendimi i tjerve qe me mu don me qu jeten. Per shkak kyne senev kohve t’fundit jena perlah shum. U bojke shum nervoz nuk ska pas mo durim as kurgjo mo. Gjithmon mu ma lente fajin. Aj e perfshiu edhe vllaun e vet. Tani mka shkrujt edhe vllau i vet mshajke pa me njoft hiq. Dikur u kput krejt kontakti. Menova qe m’lajmrohet se une nuk dojsha mu nda veq pse jena perlah. Amo aj su lajmru mo. Nuk i interessoj mo per mu. Shum her i kom shkrujt e kom thirr. E dojsha veq ni shpjegim prej tina amo aj veq me injoron. Jam shum e merzitur. Prap osht shum e veshtir tash per mu se vajza ime e ka njohur dhe ka pas nje lidhje t’mir me to. Spo di as qysh mi kallzu. I kom besu kom pas shum nevoj per to. Jom mbeshtet shum nto. Nuk e kisha paramenu qe perjetoj prap qeshtu. Merzitem shum.