fbpx
Gruaja eshte amanet e jo robereshe,Nese nuk e dashuroni ndahuni por mos

Gruaja eshte amanet e jo robereshe,Nese nuk e dashuroni ndahuni por mos…


Gruaja eshte amanet e jo robereshe,Nese nuk e dashuroni ndahuni por mos…-Pershendetje Dua te jem anonim Jam lexuese e rregullte e kesaj faqeje, lexoj histori te ndryshme ku jane per keqardhje, kam hase edhe ne ato te cilat jane perplot budallakia, marrezira, andaj desha te shkruaj per te gjithe ata qe po e shoh kerkojne keshilla.Ne jemi te vetdijshem per jeten tone,ne mund te bejme dallimin e se keqes dhe se mires, pse mos te kerkojme keshilla ketu, ku shum nga komentuesit ndjejne keqardhje mundohen te japin keshilla per te mire.Ne kohen e sotit cdo e para e dyta familje perballet me tradheti te partnerit,nuk eshte per tu habit, sepse kemi ardhe ne nje kohe ku e mira nuk vleresohet, e moralshmja shtypet, i drejti demtohet, ku zinaja ka marre tatepjeten. Te dashura motra….Ju nuk jeni roberesha, ju nuk jeni prone e askujt. Disa fjale per meshkujt: Gabim ju kan mesuar te vjetrit qe gruaja eshte rob , dhe se nuk ka te drejte fjale, gabim iu kan mesuar kur kane thene qe gruaja duhet te ule koken dhe te duroje sepse fjala e burrit eshte ligj….Po, a nuk iu lan treguar rastesisht ndonje njeri qe gruaja eshte e ngritur me fe, a nuk iu kane treguar qe Allahu e ka ngrite femren, jo robereshe, po mbretereshe,a nuk iu kan treguar qe Allahu e ka ndaluar qe gruaja nuk guxon te malltretohet, po i ka te gjitha te drejtat e saja. Ju meshkuj( burra) a dini te beni mend se kush iu solli ne jete juve, kush u kujdes per ju deri sa ju u bete te pavarur, a harruat ju qe dikush nuk flinte ndoshta kur ju ishit te semure, qe dikush iu ushqente kur ju ishit te uritur, a e keni perballuar dot nese baballaret tuaj lane malltretuar nenat tuaja, si jeni ndje atehere?! Pastaj ju keni motra , keni vajza, a nuk mundeni ta paramendoni se si do te ndjeheni nese ua malltretojne ato.A nuk mundeni ta mendoni ate, se kush ua mbrone interesat familjare, kush iu lind femije, kush kujdeset per ju dhe shtepine? A e dini ju qe Allahu i Lartemadheruar e ka ndalu rrepsisht maltretimen qofte fizike qofte ajo psikologjike, a nuk iu ike ne mendje qe Ai nga larte te gjirha i sheh dhe i din ( Merjem, 64),a nuk iu frigoheni denimit te tij,ne Kur’anin Famelarte thuhet: me i mire nga ju eahte ai qe sillet mire me grate e tyre, gruaja eshte amanet zoterinjè, e jo robereshe. Askush nuk iu ka detyruar qe te jetoni me zor me ato gra ne qofte se nuk i doni, ndahuni, e jo te i mbani si roberesha si pastruese e sherbtore e tjerat ti keni ne krah. Disa fjale per femrat: E dij qe femra nga vet natyrshmeria eshte e ndijshme, e ligsht. Ka prej tyre qe jane te detyruara te ulin koken e te durojne per arsye te ndryshme, ka prej tyre qe e lajne tradhetine me tradheti, etj etj Femra te dashura hakmarrja nuk eshte e mire, nuk kthehet tradhetia me tradheti, e fundja ti je femer, ti je nene, ti posedon moral i cili vleresohet edhe ne popull po edhe tek Zoti, e fundja secili e mbane emrin e vet. Me keqardhje shkruaj per ato femra qe jane nena, qe durojne lloj lloj torturash shkaku i femijeve.Mund te i kuptoje ato qe jetojne ne Ks, sepse fatkeqesisht ne Ks grate nuk jane te siguruara te mbrojtura,po spo mund te i kuptoj ato qe jetojne ne perendim, pse durojne torturat? kam hase ne disa shkr**e ketu ku thone, nuk dua qe femijet tme mbesin jetim, po a se keni mendu kete se ata femije ne qaso lloji martese rriten me trauma,a nuk do ishte me mire qe te i kurseni ata nga grindjet e perditshme, femra mos lejoni qe femijet tuaj te i ndjekin pasojat, mos lejoni qe te rriten me trauma, shkaku i nje burri, sepse qaj burr nuk eshte i vetmi ne bote.Nese me te vertete jeni ne gjendje te beni gjithcka per femijet, ateher mos duroni tortura tradheti etj, sepse me mire eshte vet sepse ne nje martese te pa vlere.Po lexoj ketu ku thone, e nxuna ne tradheti, qajti me tha ka gabuar, me premtoi qe nuk e perserit, prap e perseriti etj etj.Mos e mashtroni veten, lotet e mashkullit jane lote krokodilli, nje mashkull qe tradheton ateher dijeni qe ka pas dicka mangu tek ju pse e ka be kete, nje mashkull qe qane e lutet te ta falesh, nuk e ka nga faji qe e ka be, po nuk do te iu humb si pastruse, sepse nje mashkull qe e do bashkeshorten nuk tradheton kurr, e ju ose mundohuni te ndryshoni dicka tek vetvetja, ose ndajuni nese smund te kaloni neper tradheti. ju te rejat qe jeni ne lidhje jashte martesore, ose ju qe jeni vetem te fejuara. Nuk e kam te kjarte se si mundeni te duroni tradheti e malltretime, spo e kuptoj se si mund ta duani dikend i cili nuk eshte i mire me ju, ju ateher nuk po e vleresojshit ceten, dhe nuk po e dojshit, e nese ju nuk e vleresoni veten, cfare pritni nga mashkulli, te ju vleresoje ? Jo kurr! per cdo problem ka zgjidhje, vetem se varet nga ajo sa ne jemi ne gjendje te perballemi me ate problem. Gabim e keni nese mbylleni ne dhome dhe qani e pritni qe partneri te ndryshoje, me kete nuk do te arrini asgje, gabim e keni ju qe sjeni te martuara qe falni tradhetine, nese e ka be kete 1 here, ka me be gjitheher,gabim e keni ju qe detyroheni te jetoni me nje person shkaku femijeve, ju ne kete menyre femijet po i demtoni.Jeta eshte nje, jetojeni ne menyre te shendoshe, vleresojeni veten nese doni qe te iu vleresojne te tjeret.E ne fund benjani nje putje vetes tuaj, a ia vlene per nje mashkull qe te bieni ne depresion, te keni me dije qe te gjitha keto iu qojne drejt crregullimeve mendore, e dikur do ta keni edhe me.te veshtire te luftoni me pasojat