fbpx
A dëshiron ta rikthesh gruan tënde që të duket ashtu si të ka pëlqyer për së pari herë?

A dëshiron ta rikthesh gruan tënde që të duket ashtu si të ka pëlqyer për së pari herë?


Pse Burrit Mund T’i Duken Grate E Tjera Më Të Bukura Se Gruaja E Tij?…Një burrë kishte ra pikërisht në këtë telashe, ai më nuk e njihte as veten e tij, pse ky ndryshim kaq i madh në mua, kështu që u drejtua tek një dijetar i madh i vendit të tij i njohur për zgjuarsinë dhe urtësinë e tij…Filloi burri t’ia tregoj problemin dhe dhimbjen e tij dhe thotë:Në fillim kur e pëlqeva gruan time, ishte për mua sikur Allahu nuk ka krijuar asnjë tjetër sikur ajo në këtë botë…!Kur u fejova….pash shumë vajza e gra të tjera sikur ajo !Kur u martova….pash shumë të tjera që ishin më të bukura se ajo !Kur kaluan disa vite martesë….pash se të gjitha gratë tjera ishin më të bukura se nusja ime !Dijetari e kuptoi problemin e tij dhe i tha: a të tregoj një gjë edhe më befasuese?Tha: po si jo i nderuar!Dijetari i tha: edhe sikur të martoheshe me të gjitha grat e botës do të dukeshin bushtrat endacake nëpër rrugë më të bukura se të gjithë grat e botës….Burri i turpëruar tha: pse e thua një gjë të tillë?Dijetari vazhdoi: sepse problemi nuk është tek gruaja jote…. problemi është se njeriu nëse posedon zemër lakmitare, shikim të uritur dhe nuk ka turp nga Zoti i tij… nuk e ngop syrin e tij vetëm se dheu i varrit !O njeri ! problemi yt është se nuk e ul shikimin tënd nga ajo që e ka ndaluar Allahu !A dëshiron ta rikthesh gruan tënde që të duket ashtu si të ka pëlqyer për së pari herë?Burri me plot vendosmëri tha: PO!Dijetari mori frymë thellë dhe i tha:atëherë ule shikimin tënd, a nuk tha Zoti yt në Kur’an:“ Thuaju besimtarëve t’i ulin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.”Ky është çelësi i dashurisë, kur sytë e tu nuk shikojnë rreth e rrotull vajzat dhe grat e botës e ta harrojnë atë që e ke para vetes…Ngase atë që nuk e ke në duart e tua do të duket më e bukur dhe më e mirë…por kur ta posedosh do të duket gjë e rëndomtë…Andaj pajtohu me atë që e posedon e mos u bën egoist….sepse pastaj do të lenduposh pas bukurisë dhe kënaqësive të kësaj bote derisa të përfundosh në varrin tënd…dhe asnjëherë as një gjëje nuk do t’ia ndjesh shijen e saj…Dhe mos harro ta lutësh Zotin tënd që ta zbukuroj gruan tënde në zemrën tënde dhe të të begatoj me dashurinë e saj, nëse dëshiron të jetosh i lumtur në këtë botë!Shpërndaje nëse dëshiron ta shpëtosh një dashuri, një familje dhe një lumturi!! sepse ka shumë të sëmurë të tillë!!