fbpx
Kam mbet e vetme me fëmijët se burri ka ndërruar jetë

Kam mbet e vetme me fëmijët se burri ka ndërruar jetë,Po du të martohem me dikë tjetër dhe….


Kam mbet e vetme me fëmijët se burri ka ndërruar jetë,Po du të martohem me dikë tjetër dhe…-Tung faqja. Nese ka mundesi du me nda historin tem qe mka ndodh qe 1 vjet. I kom 40 vjet edhe jetoj ne nje fshat afer Lipjanit. Fati kurr nuk mka percjell ashtu qysh kom pas qef une mem ec. Si fmi e vogel kom dasht me bo darsem tmadhe, kom dasht me pas nje jete tmire po imagjinata ka sqon. Une kurr ne jeten tem se kom menu qe ka me mu vonu martesa per shkak se sjom e keqe, e vyme po tonat tmira po fati sme eci per shkak se mbeta jetime ne moshen 15 vjet edhe mu ka desht mi perkujdes per motrat e mia ma tvogla. Prindt mkan vdek ne ndeshje edhe kurr skom me i marr kamt. Ni mixh na ndihmojke edhe pak daja qishtu ama prap se prap kurgjo sun bajshim. Kur i bana 26 vjet e gjeta burrin edhe vendosa mu martu i banem 2 fmi djal e qik edhe krejt shkojke mire. Mu rriten motrat edhe krejt mire shkojke me martes e tonat po mbas 10 vita martes burri me vdiq prej infraktit ne vendin e punes. Taman mu doke qe pom ec fati mu nderpre nvend. Aty sdisha qa me ba, kisha konflikte shume me familjart e burrit dojshin me ma marr hisen qe ma ka lan. Menojshin veq te parja qysh mem qkerdhy mos mem lan sen me ba. Fmin i kom lan me ta per shkak se jan gjak tynev edhe une 7 dite masi qe mvdiq burri mthojshin a martohesh e un ju thash po. Une e di qe nashta krejt mthuni qysh ke mujt e sene po duhni me dit qe un familje skam e duhet mu nvar prej vetes kshtu qe ku tmuj me gjet dikon me nxan kryt dikun e mos me u korit me u ba lypse neper rrug. Tasht edhe pse jam met vejushk edhe kam fmi e krejt jam ne kerkim te fatit, mos mujsha hiq hiq bile edhe plak nkoft martona me ta. Ska lidhje veq me mujt une me ra dikun me flejt mire e me hanger ni tro buke e mos me u kan e nvarne prej kerkujt se skam zgjidhje tjeter. Qa po thuni ju a kam vepru mir qe jau kam lan vjehrrive fmin edhe po jetoj vet per me lyp ni burr t’ri? Une prap i marr fmin nderkohe i shoh e tanat ama skam tarmaltretima per me mbijetu vet me dy fmi. Hisen qe ma la burri e kamm shit sa me pagu qiran e baneses . Motrat jon te burrat e veta skan kohe mu merr me mu. Tasht i kam 40 vjet e po munohna me gjet veten , kjo jete ish e ftoft.