fbpx
Shefi me ngacmon dhe me kercenon se nese nuk do kryejm mardhenje ti

Shefi me ngacmon dhe me kercenon se nese nuk do kryejm mardhenje ti…!


Shefi me ngacmon dhe me kercenon se nese nuk do kryejm mardhenje ti – Jam 27 vjeçe, e diplomuar dhe e punësuar në një kompani private në Tiranë. Punën në degën time (Financë) e gjeta në internet, në një njoftim punësimi. Si fillim gjithçka shkoi mirë, një pagë e kënaqshme, kushte të mira pune dhe marrëdhënie korrekte me drejtuesit e kompanisë dhe punonjësit e tjerë. Sapo kaluan tre muaj, shefi im, edhe pse i martuar, nisi të hynte në muhabet dhe të kërkonte më shumë afrimitet me mua. Gjithçka m’u duk normale si fillim, pasi mendova se ishte marrëdhënie brenda kornizave dhe në përgjithësi më kishte lënë përshtypjen se ishte njeri serioz. Por kisha gabuar. Ai ishte thjesht një pervers, si shumica e punëdhënësve që mendojnë se me lekun mund të marrin gjithçka. Një pasdite, kur isha e vetme në zyrë, ai hyri papritur dhe nisi të bënte muhabete jashtë pune. Në një moment, ndërsa ishin duke biseduar, m’u afrua dhe më puthi me zor. Unë u shokova dhe e shtyva, madje bërtita duke i thënë se çfarë ishte kjo sjellje. Ai, mes fjalëve, më tha se “kisha kohë që të vëzhgoja” dhe se “më pëlqen shumë”. U shtanga… E tmerruar mora çantën dhe dola nga zyra. Ditën tjetër isha në dilemë të madhe për të shkuar apo jo në punë. Në siklet të madh shkova dhe u mundova mos të bija në sy. Pasi gjeti mënyrën dhe m’u afrua afër, më tha: “Hajde ikim diku jashtë në periferi dhe flasim e sqarohemi”. I thashë se s’kam asnjë gjë për të sqaruar dhe se nuk doja që ai të më afrohej asnjë cm më shumë. Pastaj më tha troç, duke më parë në sy. ”Dua të shkojmë diku në një hotel, ti më pëlqen shumë”. I thashë se po fliste idotësira dhe se ishte mirë të përmbahej…. Dola nga zyra dhe shkova tek koleget e tjera. Nuk rashë në sy. Kam tri ditë që nuk shkoj në punë dhe ai më dërgon sms duke më kërcënuar dhe duke më bërë presione nga më të ndryshmet. Nuk di se ç’të bëj më. Nuk kam kurajë as të flas me një shoqe që e kam të afërt. Këto situata i kisha gjykuar shumë më parë, madje më shumë vajzat që bëheshin pre e tyre. Por u dashka kaluar mbi shpinë që të kuptosh hallet që mban kjo botë. Nuk kam kurajë të flas, sepse mendoj që nuk do më kuptojë njeri. Faleminderit për kohën dhe uroj të më mirëkuptoni. Shefi me ngacmon dhe me kercenon se nese nuk do kryejm mardhenje ti