fbpx
3 muaj

3 muaj na mbajten ne shtepi gjate luftes, vetem dua t’a di se si eshte kjo familje, na lan kujtime shume te mira!


3 muaj na mbajten ne shtepi gjate luftes, vetem dua t’a di se si eshte kjo familje, na lan kujtime shume te mira! – Ju pershendes gjith shqiptarve ku do qe jeni. Pik se pari dua te shpreh ngushellime asaj vajzes qe ja kishin mbitur vellaun e vogel ne kohen e luftes para syve. Me te vertet shum historia te dhimbshme ndegjoj prej shum Kosovarve se qka kan hjek ne kohen e luftes edhe jam pajtimit qe tha ajo vajza qe njerzt e kan haru luften shum shpejt. Edhe pse 22 vite u ban nga koha e luftes shum e shum familje jan ne trauma dhe dhimbjen e ndjenj ende njejt. Esht edhe quditshem se qysh shumica e njerzve e harun luften shum shpejt e u banen vlla me shkaun por si dokoft nqaf tveten se Allahu asht i madh dhe shef gjithqka, qata njerzt qe ne shpinen e viktimave Shqiptarve ne kohen e luftes banen fam, pare, jet llukzose e shum sende tjera ne emer te viktimave banen krejt tzezat Zoti jau theft qafen edhe inshaAllah kur rahati nket dhe tjetren jet mos gjetshin. Per vete zdua te them naj sen dhimbje ose mu anku diqka gjithqka o ne regull Elhamdulilah por kam ni sen te madhe qe me tvertet kisha pas qef te me Ndihmojn keta qe jetojn ne Prishtin. Gjat kohes luftes ne Kosov kishim ne Shtepi nje Familje nga Prishtina shkaku Luftes jetuan me neve, une isha vetem 10 Vjeq dhe i mbaj mend shum mir ato kujtime dhe me tvertet pas 20 viteve na u nderpen gjitha kontaktet. Kisha pas qef vetem te dija se qysh jan ajo familje dhe posaqerisht dua te di per vajzen e tyre se ishte at her ne karoc dhe nuk mund te Levizte, ajo ishte diku 28-30 vjeqe gjat kohes luftes emri i saj eshte Lule(Luljeta) baba e saj e kish emrin Shaqir dhe nana Azemine jetojshin ne Prishtin. Familja Bacit Shaqir perberej nga diku 7 antare gjitha emrat me kujtohen dhe mbiemri (jo sigurt) Zekiri mdoket dhe Djali ilir. Ne kohen e luftes djali ka jetuar ne Zvicer, tash nuk dim sen per ket familje. Un dhe familja jem me tvertet dojm te dim si jane dhe ku gjendet akoma kjo familje se me te vertet 3 muaj qe qendruan tek ne na lan shum kujtime posaqerisht luljeta. Ne qoft se ndonje njef ket familje na kontaktoni. Tfala nga Shkupi.