fbpx

Vjehrra me xhelozon, deshiron te jem si binjake dhe me detyron ti blej rrobat njesoj me mua…


Vjehrra me xhelozon, deshiron te jem si binjake dhe me detyron ti blej rrobat njesoj me mua… – Tung faqja po du me cek qe nuk jom nje tip e keqe apo nuk e kom nje sy te keqe qe me mendu qe un e kam kit pershtypje thjesht krejt njerezit qka i kam per rreth vetes me kan than edhe tani une jam bind qe qashtu osht. Jam 25 vjeqare dhe jam e martume. Une jetoj me vjehrrin dhe burrin por e kam pak ni problem qe duhet me zgjidh sepse nuk po e kuptoj pse po ndodh kjo… Une e kam vjehrren shume te mire nuk dua qe ta ofendoj aspak por do gjana hiq spo muj mi kuptu, do adete edhe do fjal qe mi thot qe mu mlajn pa tekst. Problemi jem kryesor eshte qe vjehrra ka qejf me pas gjithqka si une, dhe e kam vrejt qe me xhelozon shume… E di qe nuk eshte mire me thon qe dikush te xhelozon por krejt faktet jan hapur qe une ta ndjej qe ajo me xhelozon mua dhe tenton qe te bohet si une. Nuk kam drejt me dal me ble nje tesh nese nuk ja blej edhe asaj te njejten sepse ni ndertes e merr vesh tu kajt e tu e bo tmadhe e tu bertit sepse thot une ta kom maru burrin ti duhesh mem respektu e mem neru qysh po menon me ble sene veq per veti me paret e djalit tem.. Kanihere e mendoj kjo gru mdoket nuk e kupton qe une burr e kom, qysh ja hargjon ajo burrit tvet edhe une ja hargjoj temit osht shum gja normale sepse une skam rroge niher per nihere. Kur kam shku ne Zvicer vizit te motra, motra mi ka ble do krema per fytyre sepse ajo e ka lekuren shume te mire dhe kur jam kthy ajo mi ka hallakat krejt kozmetiken dhe me ka thon pse smi ke ble edhe mu i thash i kom dhurat prej motres veq kur u qu e ka thirr motren tem tu i bo presion me ja ble. Un e kuptoj qe eshte pak veshtir ta pranojsh pleqerin ama shume po e tepron, nuk e di as qysh me reagu ne ksi raste sepse po jet njeri pa tekst. Kur tdal me shoqe mi ban 100 pytje qka tha ku ke me kon ke bla bla bla edhe e vrej qe ajo as ni shoqe se ka krejt qka i njeh, i njeh permes burrit tvet nuk eshte qe e ka tamon shoqe sepse osht tip qasi lloji qe ski shanca me u shoqnu me ta se ta bon jeten bajat per 2 minuta. Nuk e di por une kurr skom qef me ofendu sepse sjam rrit qashtu nana jem gjith mka thon nese ski qka thu mire ma mire mos fol hiq kshtu qe e di qe nese foli najsen duhet mu perla ose del naj fjal e keqe edhe sdu me ja pru vetit punen deri qaty qe une me ra npozit tkeqe edhe me u rrok me ta se sdu aspak konfrontim. Une kit gja hiq se kom vrejt qe mkopjon ngjdo aspekt deri edhe te ngjyren e flokve e ka bo tnjejten sikur une… Une jam vet bjonde me sy tkaltert edhe i ngjyrosi flokt te bardha sepse i kam pak si ngjyr ari ajo eshte e zez zeshkane edhe mundohet me zorr mu bo bjondin, shkon te ni shoqe vetja qe ja man vetes si frizerk edhe i fut bllanzh sa tmunet gati gjdo jave ja qet rrajes veq kur te shoh ni dit qel… Une edhe burrit ja kam permen po aj kerqysh nuk e pranon gjithmone mkundershton se e don nanen e vet shume po une spo mundona me shti per keq po mundona mi thon mem lan pak rahat se shume presion kom prej saj edhe nuk e di se si ta heki qafe non stop qishtu tu kopju… Ni shoqe jemja mka thon o Zot kjo vjehrra jote shume po ka qef mu bo si ti po badihava e ka sepse ajo duhet me u kan vet vetja po skom kujt i thom ashtu se e di qe sbon edhe osht shije e keqe mi thon dikujt ashtu… Qysh me ja hek kto shprehija? Tlutem?