fbpx
i kreh flokt

Vjehrra i kreh flokt nkuzhin, e han sakezin edhe e ngjet n’frigorifer, spo muj me i tregu Burrit se s’du me u bo shkaktare qe…


Vjehrra i kreh flokt nkuzhin, e han sakezin edhe e ngjet n’frigorifer, spo muj me i tregu Burrit se s’du me u bo shkaktare qe… – Pershendjetje! Desha te shprehem dhe un si gjitha te tjerat dhe vendosa qe te shkruaj. Jam 25 vjece, para 1 viti u martova me njeriun qe desha plot 9 vjet, por asnjeher skisha pas rastin tvi tnjoftona me familjen e tij. Para 1 viti ngela shtatzane, motra e tij tha skena ca tjeter veq me hjek se kushtet si kishin qaq tmora skishim munsi me u martu e me bo telashe dhe moren mqun me ni qytet tjeter e ma nxoren fmin. Kalun 3 muj me merzi ishte ndjenj teper e keqe sen qe sdu me perjetu mo, njejt edhe buri u ba pishman shum mkerkoj falje e kajke qysh mujta me ja bo dashuris ton kta e sene vene. Mas 3 muje meta apet, e aj u gzu shum tha edhe njeher se boj tnjejtin gabim, kena me vazhdu jeten e me e rit fmijen me e rit faren e dashuris ton edhe mkapi per qafe tu kajt prej gzimit. Per 3 muj banem fejes martes krejta. Erdhi koha me e lind djalin, pata komplikacione u dasht me e lind me operacion, e nejta 1 jav nspital, tana smujta me u shnosh shpejt edhe nshpi meta nshtrat per 2 jav tplota, mezi qe mdilke tamel me e ushqy djalin, e linda 4 kille mu ba djali 3 kille e 400. Buri shkojke npun edhe motra e burit e vjera me mu nshpi. Un kisha nevoj per ndihm i thojsha maje pak djalin se spo mundem prej ransis, mthojke jo spo du me majt, e kshyrke djalin si mu kan i huji jo i djalit vet, buk spo bojke, kur vike kunata prej pune i jepsha pare prej qatyne darijave tdjalit mem ble naj hamburger a naj sendviq se tan diten pa hanger buk, vjera ma bojke qka me ba buk per 2 vet spo baj hiq. Mu mvike mare me i than qe jam unt. Ja nisa me u lishtu e tamli mu nalke e djali mu lishtu. Buri dikur mbertiti naten ndhom tha qka je bo kshtu pse spo han e duhet me ta kujtu qe duhet me i dhan djalit me pi ki met pa tamel. Edhe un smujta me majt vetin e i tregova thash po spo ban me hanger mthot qka me ba per 2 vet buk e mu mvjen mare me i than se unt jam. Buri u nervozu, po si kisha tregu qe as djalin spe do sma mer me e majt. U dashke me shku nbanjo me e rujt dikush djalin asaj sja nike hiq, kishe najkush e rruges jam e ka ardh veq me kshyr seri. Kur vishin kunata e buri prej pune u bajke krejt ndryshe folke keshke e mirke djalin kishe pe maj e sene vene. Un krejt mrena i majsha, hajt mos bana prej atyne grave qe tan kohes po folin nana jote kshtu nana jote qashtu. Mas 2 jave hala nuk u ndisha mir kesh nkontroll mtha mjeku qe e kam lekuren qe nuk shnoshet kollaj tha ka met shku ma ran tu u shnosh. Prei dites qe jam zhdryp posht me ato dhimbje musafir tum pru per qdo dit vjera me ju mush kafe qaja e me haje me pije prej ores 8 e dej 12-1 tnates. Fmija krejt aneshum nejt tu ju ba hyzmet tulifar njerit qe smenojshin qe jam hala llahuze e plus edhe me operacion. Hajde fol kesh ban hagjuzelleke e fol per njani tjetrin ha pi ka 5 sahat e apet sfolsha. Kur vike nata veq kajsha e sdojsha me i than burit apet kurgja. Buri im esht njeri shum i drejt i sinqert dhe asht shum me komplekse per familjen e vete, dhe un tu e dit kta jam kujdes gjith mos me i fol qe mos tpreket. Mgushtojke trupi prej stresit e sikletit. Djali i ka mush gjys vjeti vjera jeme hala vazhdon me budallakija e kur vijn tshpis prej punes bahet krejt tjeter njeri. I kreh flokt nkuzhin ku e bojm buken, jan ardhen do maca trruges qe ju jep vjerra me hanger buk edhe kur pe ban buken ato maca krejt okolla bukes, ju qet buk me hanger nobor krejt trosha pe bajn venin edhe sja nin qashtu i len, un pastroj reniti ajo mvjen permas edhe mtollovit, per krejt kto qka mi ban e kom inqizu e kom fotografu se kur ka ardh puna mi than najsen rren thot un jo. Spo di qka me ba, e han sakezin edhe i ngjet tana permi kuzhin permi frigorifer sikur naj fmi 5 vjeq. Un paloj reniti ajo i derdh senet. I kum than rri si vjeher e si gjyshe un krej kam me ti bo se po gerditna i lan ent veq me uj e me dor. Un i shti kejt nmakin te enve mu la ajo mi qet prej makine i lan ndor thot makina si lan mir kishe dora me ujtin pi vizllon. Un i shti teshat mi la nlavatriqe ajo mi qet mi lan ndor. Krejt e kam fotografu e kam inqizu po spo muj mi ja tregu burrit se po thom mos bana shkaktare me u ba prish non e bir. Shpesh menoj me i fshi ato edhe ba saber. Diten e diell kunata ke tu ma majt djalin e kishmi nplan me dal, hangrem buk edhe i thash asaj shko banu gati un i laj ent e pastroj venin krejt e tama bana gati un e dalmi. I tha vjeres na maje djalin tbami gati, vjera sefte mas sa mujve e tregoj ftyren e vertet i tha jo spo du, ajo u habit qysh spo don tha maje tbomi gati, edhe keshi vjerra tha kam pun nqarshi, (rrejti) thash bema djalin se e maj vet ska lidhje, ma dha kunata djalin e habitme tu e kshyr nonen e vete qfar sjellje bani. Kesha thash bere se jam e msume. E mora djalin me ni krah djalin tu e majtem. Me ni dor tu punue. Vjerra nejti me telefon ndor ne instagram tu kshyr foto edhe sja niti. Nfund kur i kryjta tha ma jep djalin ta maj ti bani punt. Thash jo e maj vet kshyri punt se pate ti me dal nqarshit thash. Edhe e mora djalin hypa nalt mu ba gati. Kam 2-3 dit mas kti rastit qe du me ju shpreh burrit krejt po jam edhe e dyshimt. Sja kam tregu kerkujna kto sene deri sot spo du me ju kajt familjes teme se spo du me i mar inati kto se fundi fundit qetu jetoj edhe du mu kan mir mes veti familjet, sdi qka me bo qysh mu sill me ket vjer qysh me ju shpreh burrit per ket nan se per nonen njerit me i fol asht boll ran valla pom vjen keq. Jam lodh me ket grue 2 ftyrshe po ndryshon para fmive se kta e bajn hor kur pe shohin tu ba qashtu. E kshtu tinza tyne i ban e me ba me fol une se e kam provu me kunaten po thot jo nusja ren un se kum ba ose se kum than leje qka thot ajo. Jam lodh me ket gru vallahi. Jam martu per hir tdashuris e tfmis tem, skam lyp as alltona as kurgjo, skam lyp sen bile ju thojsha me u martu me ni dark, vet dojshin me ba darsem se 1 djal per mall e kan e tash vjera mu sill qishtu me mu. Biles 1 dit para se tlindi vjera e dike qe kam tnesermen termin per me lind, mi ka pru vllaznit dej 1 tnates me i sherby, a mu mjekt mthan me pushu se duhet mu kan e pushushme per operacionin edhe psiqikisht edhe fizikisht ama jo valla ska tnalme te kto. Mnimojni qka me ba ju lutna, edhe mfalni se nashta ju lodha me ket shkr** temin. Ju faleminderit.