fbpx
me ma largu djalin

Vjehrra don me ma largu djalin prej meje, ne beshikun e tij gjeta hajmalia, hudra, tesha te vjetra!


Vjehrra don me ma largu djalin prej meje, ne beshikun e tij gjeta hajmalia, hudra, tesha te vjetra! – Pershendetje histori te jetes, ju lutem anonim! Jam je vajze e martuar ne Zvicer, jetoj me burri dhe vjehrren, por me duket se mentaliteti i njerzve te Kosoves ndryshon me mentalitet te njerzve qe jetojne ketu, ngase ketu jane njerzit shume katastrofë, nuk po e themë te gjithe, mirepo ata qe kam arritë mi njoftë jane tmerr. Nuk po du me zgjatë shumë, problemi im qendron te vjehrra, ngase kurrë rahat nuk me la as me burr as me fmi qe e kam lind qe 10 muaj, shkaku saj po kam probleme edhe me burr, po kam stres, mandej po duhet me zbraz stresin te burri, nga ajo kam perjetu maltretimë fizike dhe psiqike, dhe jam detyru mu largu nga shtepia, djali im qendronte 1 jave te une nje jave te burri, ketu nuk kisha familje, isha e vetmuar, pa e ditë gjuhen ende, pa punë, katastrofë, u detyrova me shku ne shtepi te grave, pas nje kohe burri me premtoj qe ka mu rregullu gjithqka dhe ka mu ba mirë, i besova dhe u ktheva te burri bashkë me djalë, se nuk dua ta rris femijën pa babë. Po atë ditë qe u ktheva, vjehrres i erdhen disa hajmalia qe i kishte porosit ne Kosovë, ato i kishte prrgaditë per djalë tem, me arsye se po trembet, po qanë natën (per mua ishte normale gjendja e djalit, se e vrente mungesen e prindve),,,, i thash djalit tem jo hajmalia, tha po qanë, thash normal se 8 ditë nuk mka pa, tha jo se ka per ata, edhe nuk bera ze, bisedova me burr, i thash nuk me pelqejnë hajmliat, dhe vendosem mos me perndor, i tregoj asaj, edhe sipas meje kjo punë perfundoj, me pas dolem me shetit me burr kur u kthyem djali me hajmali ne krahë, u qarta, thash jo edhe u kry, e mur ajo tha une e mbaj, edhe tha ruju se ka than Shehu thuj nuses leja hajmalin fmis se po te ngrin ty per se gjalli, thash le t’me ngrin (na jemi musliman), mirepo hajmaliat i ben vjehrra te shehu. Pas nje jave mora djepin e djalit me ja rregullu, aty dul hajmalia, disa thelba te hudres, krip, tesha te vjetra, dhe nje jastak si me rruza brenda, aty bertita, pse duhet keto gjera, une nuk i deshiroj, dhe jam shume vezvese, ndoshta te vetem arsye e ka me ma largu djalin nga une, ashtu siq ma ka largu ng gjiri kur e linda djalin. Jam ne stres shumë, e kam paralajmru burrin qe prap shkoj ne shtëpi te grave, po me duket qe nuk po beson, por une me mire e kam pas atje se ketu, te pakten koken e kam pas te qet, pamvarsisht qe m’ka mungu edhe burri. Vjehrra ka deshire te jet komandant i jemi, po une nuk e duroj, qe dy vite jam ardh ne Zvicer, vetem 10 dite kam qene ne Kosove, se gjithmone arsyetohet burri jo s’po kam pare, o isha shtatzan, o djali vogel, tash djali 1 vit mi ban, po ky eshte qun mamaje, njesoj si ky edhe une i dua prinderit mi pa naj here, (Me burrë e kaloj mirë, mirepo problemi eshte te vjehrra, se nuk na len rehat) po nejse, ju lutem qka me rekomandoni me ba me ate hajmali se po du mu çmend, ju faleminderit per keshillat e juaja .