fbpx

Vjehrra dhe kunatat me kan thene fyrje nga me te ndryshmet,Kam mendu se do te qetesohen pasi te kemi femij por…


Vjehrra dhe kunatat me kan thene fyrje nga me te ndryshmet,Kam mendu se do te qetesohen pasi te kemi femij por…-Pershnetje .Jam nje vajze nga 1 fshat i shkodres sot 30 Vjeqare.Para 1viti u fejova me shkuesi me nje djale po nga 1 fshat i Shkodres po i njejti fshat.Pak muaj vazhduam njohjen dhe gjanat ne pergjithesi po shkonin mire.Deri sa u ba fejesa me deshiren e te dy familjeve dhe deshirat tona normalisht.U fejum ne Prillin e kalum.Per efekt letrash dhe pamundesie per te ardh shpesh bame fejesen si dhe Celebrimet .Ish burri ndjenji 1 muj ne Shqiper .Ne ket periudhe gjanat nuk ishin keq.Ai eshte djale i vetem me 4 motrave.Motrat e martuara .Ky ishte i dyti prej femije.Ai jeton ne Itali.Punonte me ndertimin.Une punoja ne nje Institucion Shtetror ne Shkoder.Mbasa fejeses ai u largua .Dhe aty filluan problemet e para te vogla ne fillim ku une po i tolerosha dhe shmangja pa vene ne dijeni te fejuarin athere.Derisa ne Korrit shkova te i fejuari me 3 mujorshe .Si dhe te fillojm letrat dhe jeten tone si cdo çift.Kur shkova e gjeta ne Kushte te mjerushme pa lavatriqe si dhe deri tek gjanat kryesore .Shkurt jetonte si endacak dhe ne shtepi.Shtepia ishte perdhese ku dielli binte 2-ore ne dite rreze te vogla. Nejse kjo menova do permiresohet se me shpresen do merrnim shtepine tjeter do sistemoheshim por jo nuk ndodhi kurre.Kur shkova 1 jave ishin mire kur ju dorzove vajze ne plotkuptimin e fjales dhe ai ishte i gezum per ket pj.Fillum te bajme planet tona si çift por jo.Familja e tij vazhdoj avazin sa per 2 muaj na ndane si çift.Filloj duke me ven kushte do ju shkruash motrave te mia 3here ne dite se te kan gjet burrin dhe ju detyrohesh .Me linte ne budrum dhe skisha ku te dilja.Gjate kesaj kohe u njoha me nje Italiane aty afer dhe me majti prane vetes .Sa dhe ndonje dite punoja ne te zeze diçka neper shpia.Vazhdun vjehrra kunatat nga fyrjet nga me te ndryshmet sa me quajten dhe te perdale.Ky veq qeshte me mu.Dhe thoshte une jam burri dhe do jetosh sipas kushteve te mia ose nuk ka ktu une burri ti sherbetore.Me fynte aq sa vuni dore mbi mu.Disa here e falja dhe ai me perqeshte çdo dite dhe me teper .Sa nje dite me tha ske ku iken tesh do rrish sipas kushteve te mia .I thashe nje dite se te marrim nje shpi per dokumenta se doja te dila nga ai bodrum dhe te regjistrohesh ne Komune per letrat kur me tha une nuk kam vendosur gje me ty .Ala skam vendos me nejt apo jo me ty.Me ra qielli mbi koke ne dore te kujt isha.Dhe i thashe po te ja thote dhandrri motres tane ket si te duket qeshi motrat e mia jan te rregullume .Dhe tjetra e zbulova se kishte dhe nje te dashur Italiane ishte rreth 50 rrinte se i merrte lek asaj.Me bleu gjate kesaj kohe nje pale Sandale ne Skonto 30 euro dhe ca rroba te tjera rreth 100 euro rroba krejt dhe me thoshte te kam ble po te mbaj me buke.Ku motrat e tij nuk kishin punu kurre as te familja e tyne as te burrat.Nejse po mundohesha ta kaperdija se avash do kthehet por jo.Para se te largohej nga Shqiperia nena etij i kishte dhan ilaq hoxhash per te na nda .O Zot kur pinte ate behej kafshe.Ai çdo para se fitonte uau qonte familjes dhe ato zonjat luanin me mundin e tij sikur donin.Dhe prap heshta sepse thashe me vone kur te beheshim me fmi do afrohet nga pak.Por jo ajo familja çfare nuk ban per te na nda me fjale nga me te ndryshmet duke genju lloj lloj fyrjesh ky ju besonte sa vinte prej pune i nervozum duke me marr tel nga dora me zor duke me fy .Idiote e marr ti sdin me ba asigja.E shume gjana te tjera duke me fy dhe familjen.Kur vinte nga puna nuk flisnim per asgje si çift por tan masditen e deri naten vone se me ke fliste se di as sot.Nje dite i thashe don me me than naj se une nuk jam sherbetorja jote kam ardh me fillu jeten me ty.Jo vetem qeshte as nuk donte me ja dite se qa thosha.Dy te fejuara ishin nda prej tekave te tij diçka se e mora vesht me vone mbasi u largova nga ai.Fale Zotit nuk ngela as shtatzane.Sa nuk e menoja jeten dhe fmi me ate kafshe.Nje burre se te maltretimon te fyn te neperkemb ka plake Italiane kur te doje.Te fyn familja e tij dhe qesh me ty.Nuk mujta me e duru ket llum dhe vendosa te largohem .U largova dhe erdha ne Shqiperi me ndihme te 1 çifti Shqiptar se e njoha aty.Nuk e denoncova dhe pse kisha shenja prej tij se e doja.Por u largova dhe thashe nese me don ndopak do me kerkoje dhe noshta gjanat do permiresohen por jo une erdha ne Shqipri dhe ai hapi divorcin per 2 jave mbasi ika prej tij.Me 3 akuza se nuk ti ban hasmi.E para si kisha dal vajze ku para Kuranit e Bibles betohem se ishte i pari se kam shku me te e dyta kisha shku papeve naten kur une nuk njihja vendin hiq.Dhe i kisha kerku para per familjen teme ku te tan punojm e jetojm mire.Divorci u mbyll fale Zotit.Sot jam larg tij prane familjes teme qe me kan mbeshtet shume po shume madje.Por atij nuk ja fal dhimbjen se me dha dhe pse sot jam mire e kam kalu disi.Familjes se tij ju them gjynahu jem ju rafte mbi vajza ato qe ban çdo gja me na nda .Po ju them vajza familja asht mbeshtetja ma e madhe ne jete.Larg njerzve se nuk ju vlersojn dhe ju maltretimojn.