fbpx
Vetem emigrimi me shpetoje nga njeri qe ma shkaterroj jeten, sot femijete jane rritur dhe me mbajne ne pellembe te dores, familja ime duan te me kerkojne falje por...

Vetem emigrimi me shpetoje nga njeri qe ma shkaterroj jeten, sot femijete jane rritur dhe me mbajne ne pellembe te dores, familja ime duan te me kerkojne falje por…


Vetem emigrimi me shpetoje nga njeri qe ma shkaterroj jeten, sot femijete jane rritur dhe me mbajne ne pellembe te dores, familja ime duan te me kerkojne falje por…-Përshëndetje juve si faqe e mbarësi ju uroj.Përpara se të shkruaj dramën që kam kaluar më duhet t’ju falenderoj për këtë ide të mrekullueshme të krijimit të kësaj faqeje.Atëherë në atë atë kohë po vazhdoja studimet e shkollës së lartë,mundësitë për të patur djalin më të mirë ishin të pafundme,por fanatizmi i familjes nuk më la të dilja e të kisha njohje nëse do zgjidhja midis kërkesave që kisha.Deri sa në një moment të caktuar marr atë që më cakton familja,xhaxhai hyn garant se ishte djalë që vinte nga familje e mirë,e rregullt,punëtor e tjera cilësi që vlenin vetëm për familjen e tij.U bënë gjërat sa hap e mbyll sytë, fejesë e martesë brënda vitit.Nuk kaluan as tre muaj ai nxorri kokën me veset që kishte.Luante bixhoz të gjitha paratë që punonte.Më pas pinte.Disa kohë pas lindjes së djalit të parë edhe më tradhëtoi.Kur e kapa mat arriti puna deri në gjykatë për ndarje.Me familjen u ftoha fare,e urreja për atë që më bënë,nuk tregoja asgjë nga ato që vuaja me të.Fillova punë mësuese,për ti dalë për zot djalit tim,e urreja mëshirën ,dorën e zgjatur apo të bëja viktimën.Pasi e ndjeu veten të pasigurtë me martesën që kishim ai pa dëshirën time nisi fëmijën e dytë.Kur e mora vesh këtë pas dy muajsh më ra si bombë,sepse doja të punoja që të fitoja punën e të merresha me djalin e madh që ishte vetëm tre vjeç.Koha kalonte deri sa solla në jetë djalin e dytë ai po të njëjtat vese vazhdonte pa më të voglin ndryshim.Mendova ti jap një shans të dytë.I lashë të gjitha në qytetin e lindjes u shpërngulëm në jug të vëndit,për të nisur atje një biznes të vogël,por dhe atje e njëjta histori.Po atje erdhi dhe ndarja përfunfimtare pasi atje më dha shkatërrimin më të madh nga ekonomia me veset që kishte.Prej aty bashkë me fëmijët që i mora në ngarkim vetë u shpërngula në kryeqytet,fillova punë pjatalarëse me anë të gazetës që ofronte punë.Paratë në atë kohë më dilnin vetëm për qeranë e shtëpisë dhe një thes miell për bukë.Fëmijët më mbetën pa shkollë,gjëndje civile e rregjistrime të nevojshme duheshin bërë nëse lija punën.Pas shumë vuajtjet e peripecish prej tij që më gjeti dhe në kryeqytet arriti përdorte dhe dh nën sa herë më shihte,më nxirrte nga puna ku filloja e donte të më merrte përsëri në shtëpinë e tij.Deri sa pas shumë kohësh ndarje kur fëmijët u bënë 14 djali madh dhe 11 djali vogël po me atë u nisa për të emigruar jashtë.Vetëm kjo rrugë u bë shpëtimi im nga ai njeri që më shkatërroi jetën e më dh noi psikologjikisht fizisht.Sot djemtë janë bërë burra,nuk më lënë të bie në tokë,më mbajnë në pëllëmbë të dorës.Nuk ju kam ushqyer urrejtje,por ajo që kuptoj e ndjej është që shoqet që kanë zgjedhur të duan i traktojnë me butësi,respekt,mirkuptim.Punojnë dhe e duan shumë njëri tjetrin.Kjo është dhurata më e madhe për mua.Dashurinë dhe harmoninë me njëri tjetrin.Sot familja ime duan të afrohen e të më kërkojnë falje për çfarë më kanë bërë,jam unë ajo që s’mundem ta fal këtë torturë shpirtërore që më dhuruan.Për të rinisur përsëri?As nuk e besoj se ndonjëherë do gjëndet i duhuri,të paktën të ketë respektin e të jetë mirkuptues në komunikim e të përshtatet njerëzishëm.Suksese ju uroj si staf e ju faleminderit nëse e postoni.Respekt.