fbpx
hyzmet

Une vet jom Vjeherr por qysh bre po muni me lyp hyzmet prej Nuses kur nipat e mbesat jon tu kajt, me u ba kapetan…


Une vet jom Vjeherr por qysh bre po muni me lyp hyzmet prej Nuses kur nipat e mbesat jon tu kajt, me u ba kapetan… – Pash nje dit nje teks ku nje vjeherr thojke Po ju tutni nuseve, e kishe un jom krralic, e plot gjana tjera. Tha as nuk e la me ba muhabet nusen me neve. Ev thash çka nuk paska në ket shqiptari. Kam dy femijë, dhe i kam rrit me mundi. Sepse kam punuar si arsimtare. Grat që punojnë e din fort mirë se sa e veshtirë eshte te rrisesh femijë dhe te punosh. Edhe pse e kam pas vjehrren prap I kam çu ne çerdhe femijet. Me mysafir plus pa ndal, si perpara mo. U rriten femijet. Vajza diplmoi dhe u martu. Djali kur u feju, dhe pas pak kohe erdh dhe me tha, nan nusja eshte shtatzan. Thash qoft me hajr. U gezova boll, edhe pse më erdh gjynah prej nuses se pak para se me kry fakultetin ju desht me u martu. I kam thirr te dyt, nusen djalin edhe burrin. Jemi ul kemi fol. Edhe pse paraprakisht kisha fol me burr. Ju thash à doni darsem te madhe e dukat, apo doni nje darsem te vogel me familjar te ngusht edhe me paret qe kemi kursy un edhe burri me ua ble nje banes, e dilni ne banes te juv. Djali u shtang, tha Nan unë jom djal hasreti, e kemi nje banes nuk ju la vet. Thash n’a jemi te ri, banesa osht e vogël, nje dhom gjumi, sallon kuzhin. Fmija eshte tu ardh ne jet, ju keni nevoj per hapsir e privatesi, jeni te ri shijone jetën. Tha nan kan me fol krejt… Krejt le te folin, me rendesi n’a me qen mirë mes veti. E blejtem nje banes qe kishte me u ndertu afër nesh, brenda dy vjete u ndertu. Dy vjet nusja edhe djali jetun me neve, deri sa u kry banesa. E kreu edhe fakultetin, gjat atynve dy vjetve. Dulen ne banes. I kam ra gurit e drunit qe thojn une edhe burri me i gjet nuses punë, që ta Ken nje jet ma te mire. Per ato dy vjet kurr nuk I kam than bone kto, ose fshije kto. Kam ardh prej punë, nese kam gjet dicka me hanger mirë, faleminderit prej saj, që jo, kam ba vet. Ka ndodh mka than, nan skam ba gja sot me hanger, se qika mka kajt. Kurr çehren nuk e Kom prish. I kam than nuk e ki obligim, mundesh me bo, e bon, s’mundesh, leje. Kqyre qiken tane qe osht primaire, femija mbi të gjitha. Qysh bre Po mujn me lyp hyzmet vjerrat, me i pa nipat e mbesat tu kajt, e me prit prej nuses. Nuk po muj me kuptu. Ka ndodh mka ardh qika me bujt dy tri net, une e kam rujt mbesen si syt e ballit, se nipi (djali I qikes) ia prekte syt kur ishte bebe mbesa. Shumë leht eshte me u ba kapetan ne shtepinë tane, po reja eshte amanet prej Zotit. Une jam shumë e knaqur me nusen. Ajo ma do djalin shumë, sillet shumë mirë me djal temin, kujdeset mirë për vajzen e vet. Eshte teper e paster. Me neve kurr fjal s’ka bo. Tash jetojn ne banes afër neve. Shumë shpesh për vikend na thirr ne drek, po më vjen gjynah me shku, se tash punon edhe ajo, plus e ka vajzen. Dy dit pushim i ka. Ndosh qe edhe nuk shkojm kur na thirrin. Une jam nan e lumtur qe femijet e mi janë rahat. Qysh Po munden me ua prish rehatin djalit, kur shtin fjal me nuse. Mu veç nje zhig ne jet mka met qe s’kam mujt edhe qikes me ia ble nje banes. Edhe pse ajo jeton me burrë, e kan banesen e vet. Jeton edhe me vjehrren se vjehri I ka vdek, eshte rahat. Po une si nan, thom nuk jemi kon te drejt sa I përket pasuris. Djalit ia kam lan amanet, kur te desmi pleqt, me shit banesen edhe mi nda paret per gjyst me motren e vet. E di qe ka vjerra te mira, që ia dojn te miren fmive, e nuses, po per juve qe po shesni mend ktu, jo une jom krralic, jo po ju tutni rejave, jo kshtu jo ashtu. Aman ndone gishtin ne kon, dhe mendoni pak. Qysh Po pret me te dasht ajo nuse kur ti e keqtrajton, ti i fut ne sherr djalin e nusen, qysh Po knaqni bre ashtu. Po nese ti je Nan e djalit ton, edhe ajo osht nan e fmive te djalit ton. S’ka tut prej nuses. Thjesht nusja respektohet si krejt antart e familjes. Per nusen tem krejt kan fol. Av u dajt, sa erdh nuse drejt e u dajt prej pleqve. Krejt e kena mbrojt. Se ska lyp nusja mu nda, po na krejt jemi kon dakord. Se dy çifte ne nje banes eshte zor me jetu. Nuk ka privatesi as per vjehrri as per nuse e djal. Eshte dicka tjeter kur shpija eshte e madhe. Po banesat nuk te japin mundesi me jetu siç duhet kurr familja rritet.