fbpx

Une tranona pas burrit tem por, ai per mua as 5 pare nuk i jep…


Une tranona pas burrit tem por, ai per mua as 5 pare nuk i jep… – Anonime ju lutem, pershendetje. Qe nga 17 vjeqe e kom njoftu burrin tim qe ka qenë I pari dhe i vetmi për mua dhe dashuria e gjithqka me e rendsishme ne kete jete. Kemi kaluar sfida Deri sa familja ime pranuan te me lejonin me te sepse rrethi flisnin keq për te dhe thoshin qe ai nuk ben per mua, dhe ai nuk ka shanc qe te me kete mua te dashur. Une e dashuroja qmendurisht ate dhe ai mua keshtu qe nuk e kishim ne plan qe te dorezohem nga njeri tjetri. Menxi pranuan familjet, u fejuam pas dy vitesh lidhje me te fshehurazi. Si qdo qift kishim probleme te vogla jo serioze por ndodhshin ato probleme te vogla sikur shpesh. Tash kemi 5 vite te martuar dhe kemi dy femije si rreze jemi shum te lumtur. Por problemi qendron ktu: une burrin tim ende e dashuroj qmendurisht sikur kur ishim duke kaluar në at kohë fshehurazi… saqe e teproj dhe e merziti te shkretin. burri esht i zoti shum punon dhe mi plotson te gjitha kushtet mua dhe femijeve. Mandej ma dorzon gjith rrogen e tij mua qe ti paguaj faturat dhe obligimet e shtepish. Une shum mendoj për te se si ta puth sante si te kenaqem me te dhe kur vjen burri nga puna esht shum i lodhur dhe mezi pret te bjer me fjet dhe nuk me kushton aq rendesi dhe kjo tani dhez konflikte sepse un e dua dhe ai nuk me afrohet nga lodhja e madhe. Ai mi ploteson te gjitha kushtet edhe në shtrat por jo qdo dit pasi qe vjen i lodhur. Jam e sigurt qe nuk me tradhton, kontrolloj telefonin e tij kur te dua, kam paswordet kam gjithqka qe dua dhe jam e sigurt qe nuk me tradhton. Por ai e ka merzi te me puth në qdo moment, te me ledhaton, te me prek sepse thot nuk eshte e nevojshme ton keto prekje … une nganjeher behem nervoze me te dhe i them ti nuk me don, une gjith shprehem ti as nuk mi leshon syt as nuk mundohesh pak a shume mu perforcu qe te kem kohe veq per vetem dhe te kenaqemi si perpara!!!! Si me thot deri kur une duhet me ta shpreh dashurin ty, kemi dy femijë dhe ende thua nuk me don dhe punoj e bej gjithqka per ty, ti prap me akuzon me keto pallalendush. Nuk di qfar te bej shum e dashuroj qmendurisht dhe dua qe te qetsohem pak sepse jam bere si e fiksume pas tij dhe sdua qe ta largoj ate nga dashuria . Ju lutem qfar me keshilloni. Si te sillem si tamam nje grua normale me te.