fbpx

Une kam djal me tjeter burr, burri ka djal me tjeter gru, jemi be familja e perzime por e duam…


Une kam djal me tjeter burr, burri ka djal me tjeter gru, jemi be familja e perzime por e duam…- Ju pershendes faqja me e bukur Histori Të Jetës dhe ju lexues. Anonim ju lutem. Si gjithe te tjerët desha edhe une te shkruaj historin time, jam nje nene e nje djali te mrekullueshm qe veq zoti si e ka fal i menqur dhe i urt. Qysh kur ishte ne moshen 6 vjece babai i tij na braktisi si gjithe te tjeret per letra dhe interes. Jeta jone perdite ishte me e veshtire dhe minxi i kaluam sakrificat dhe se bashku ia dolem,une kam punuar dhe e kam edukuar dhe shkolluar, por jam shume me fat qe kurr nje te keqe sma solli. Mas nje kohe te gjate me erdhi nje shanc per martes dhe une nuk doja se me vinte turp nga djali, ai me tha sikur ta dish moj nëne sa shume kisha pas deshire qe te kesh nje fat te mire se rinia jote shkoj po bili pleqeria te jete me e mire dhe me beso se edhe une do te jetoja me i lire sepse ku do qe te shkoj mendja me rrin te ti ku je, mos je lodh mos po smuresh e nese ti do te martohesh ishalla kurr ne jete nuk do te perseriten te kqijat qe i ke perjetu. Zgjati kjo pune me muaj dhe vendosa qe te dal te bisedoj dhe mbas nje diskutimi te gjate siq thote nje fjal e popullit (kur te djeg qumshti i fryn kosit) keshtu ishte te une dhe me ndihmen e zotit dhe djalit qe mi tha keto fjal dola edhe sot e asaj dite muj me ju tha se jam gruaja me e lumtur ne bote… e para djalin ma done edhe respekton edhe mua gjitheashtu por edhe ai e ka nje djal besoni se nuk muj e daj prej djalit tem por edhe ai eshte shume i mire dha kan shume kontakte te mira me djalin tem pasi qe ai eshte 7 vite me i madh se djali im, vjen, rrine del me djal. Deshta me ju thane mos harroni se zoti eshte i madh dhe kurr mos i humbni shpresat,,, me falni se e zgjata por desha te ju them shume lexuesve mos u beni pre i gjithekujt se njeriu i drejt del ne selamet.
Ju pershendes shume