Une jam kunder adeteve, Vjehrra ne traditen tone eshte ajo qe komandon kurse nusja sherbyesja | Histori Të Jetës

Une jam kunder adeteve, Vjehrra ne traditen tone eshte ajo qe komandon kurse nusja sherbyesja

Une jam kunder adeteve, Vjehrra ne traditen tone eshte ajo qe komandon kurse nusja sherbyesja…-Ju lutem anonim. Pershendetje. Une jam nga Kosova dhe jetoj jasht vendit dhe jam shpeshhere ne konflikt mes dy kulturash. Me pengojn shume gjera tek mentaliteti shqiptare dhe me intereson ta dij se a mendojn me shume si une apo po e teproj. I kam lexuar disa histori dhe komente te kesaj faqeje dhe vendosa te shkruaj disa gjera qe me kan ra ne sy dhe me rendojn. Me se shumti lexoj per mosmarrveshjet mes vjehrres dhe nuses. Komentuesit zakonisht mbajn njerin krah – te vjehrres apo te nuses, varet nga perjetimet e tyre dhe ne cilin rol gjinden aktualisht. Une ne kete rast jam nuse, e martuar afro 8 vite. Qe nga fillimi kam qen kunder adeteve qe per mua s‘kan sens. Prandaj nuk kam pranu me hargju apo me u fut ne borgj familja e burrit per mua dhe cdo gje e kam paguar bashk me burrin, dmth kostot e dasmes etj. Gje qe shume u vlersua nga familja e burrit. Vjehrra me tha qe me nusen deshiron te ket raportet si me nje shoqe. Une kete e cmova shume. Faktikisht mua termet „vjeherr“ dhe „nuse“ nuk me pelqejn. Ne pergjithsi ne shqiptaret nuk e vlersojm nje person si individ por ne rrolin qe eshte. Pra vjehrra ne traditen tone eshte ajo qe udheheq/komandon kurse nusja sherbyesja. Ky mentalitet rrjedh nga e kaluara, nga verferia. Vjehrra ka qen ne rrolin e nuses sherbetore duke u komandu nga vjehrra e saj deri sa u ba vet vjeherr dhe sherbimin prej A – ZH ia dorezon nuses saj. Dhe aty fillojn konfliktet sepse vet kan duru shume dhe shtohet pyetja „pse nuset e sodit s‘po durojn apo ndegjojn si ne ne ate kohe“? Une mendoj qe cdo gje duhet te kete sens dhe logjik. Ne ate kohe kuptohet kan qen rrethanat e tilla dhe varferia e ka ba te veten. Tani kan ndryshu shume gjera. Se pari une si „sherbyese“ nuk e ndjej veten sepse ne pushime shkoj ne Kosove per hater te burrit, me i vizitu gjyshrit e tij. Prap se prap pritet prej meje qe t‘i pres dhe sherbej mysafireve dhe te marr pjese ne dasma. Zakonisht jam kthyer e rraskapitur nga „pushimi“ dhe eshte dashur me ia fillu punes ketu. Jam femer e emancipuar dhe financiarisht e pa varur. Zakonisht ne Kosove hargjoj me shume sesa ne pushime bregdetare duke dhuru te holla aty ketu. Ngase jetoj jasht cuditerisht pritet nga „nusja“ edhe te ndihmoj financiarisht. Pra edhe pse kjo nuk i takon tradites tani ne kete situat „kuptohet qe duhet“. Une dhe burri im kemi vendosur te behemi me femi me vone sepse deshirojm t‘i realizojm ca plane te perbashketa. Fatmiresisht sensin e jetes e kemi te njejt dhe te dy mendojm qe nese Zoti nuk na fal femi kur dojm atehere nuk eshte fundi botes mund edhe te adaptojm nje femi jetim. Kete gje nuk e kuptojn familja e burrit, fakti qe ne pas 7 vitesh nuk kemi akoma femi s‘ka sens sepse nusja e ka detyren te beje femi. Nese iu them qe po shkollohem akoma eshte sikur me i thane po bej pune koti qe nuk ia vlen aspak. Sido qe te jete ku dua te dal? Shpesh shtrohet pyetja se a jam krenare qe jam shqiptare? Gjithmone kam mendu qe ne shqiptaret jemi popull i ndershem, familjar, te beses, me krenari. Kam ardh ne perfundim qe ne krenarin e kemi ne vend te gabuar. Nderi dhe familja? Prindi ka interes tek femiu i vet dhe femija interes te prindi. Kam pas raste kur kam ndegju nje nene duke i than djalit saj: „E per cka te kam ba u une ty?“. Nuk ka dashuri te paster, pa kushte por duhesh te besh „detyrat“ qe te te duan. Nuk mjafton qe nusja dhe djali te jene te lumtur perderisa nuk i permbush kushtet si „nuse“; pra te jesh bankomat ngase po punoj, pjellore qe te kenaqen me rrolin e ri te gjyshit apo stergjyshit, sherbetore dhe dekor te dukesh bukur neper dasma. Nese e jeton jeten me forcen tende dhe mundesh te i realizosh endrrat e tua, je egoist. A jemi vertete ne nje popull i tille? Vertete ndihem e zhgenjyer dhe shpresoj qe dikur do te i vlersojm gjerat ndryshe duke fillu me jetu per vete dhe me dasht tjetrin pa kushte vetem si individ!