fbpx
jam 40 vjeçe

Une jam 40 vjeçe por jam dashuru ne kolegun tim, Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur me Burrin por…


Une jam 40 vjeçe por jam dashuru ne kolegun tim, Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur me Burrin por… – Mirëmbrëma Histori të Jetes. Ju lutem me ndihmoni disi te me postoni kete histori. po kaloj nje kohe shume te veshtire. un jam 40 vjeçe dhe Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur.me burrin jetoj qete dhe gëzueshëm pa probleme. para 5 viteve në pune u dashurova me kolegun e punes. tash e di që po mendoni keq per mua. por mos mendoni qe jam e pandershme. un jam martuar 27 vjece pa përjetuar ndonjë histori dashurie apo marrdhënie me dike. jam rritur në familje të mrekullueshme. ajo dashuri me erdhi ashtu si i vjen njeriut sëmundja ose vdekja. ate lidhje e kam shijuar pak në fillim sa ishim koleg.pastaj unë u largova nga ajo pune por lidhja vazhdoj për 5 vite .shiheshim rrallë e për mall.por lidhja erdhi e u ftoh nga ai.edhe ai ndërroi pune dhe u largua pothuajse fare. shkruanim rrallë e takoheshim 2 -3 herë nd vit.une e doja shumë. por nga sjellja e tij fillova të dyshoj që ai nuk me ka dashur kurr.dhe kur un i thash ai ka vendosur të ndahet nga unë.edhe ai është i martuar. jemi moshatar. unë po e vajtoj dashurin time tashmë. ai ka vendosur të ndahet përfundimisht. e pranoj që i jam lutur të kthehemi si me pare por me kot.ai po tregon burrërin me mua.dikur me lutej ai mua dhe pranova.tash po i lutem une dhe ai po me braktis.zemra me është thyer keq.ju lutem mos me gjykoni vetem me thoni si ta kaloj kete vuajtje. Ju faleminderit qe e lexuat historinë time shkurt. Zoti u ndihmoft kudo që jeni. Ju lutem a do ma postoni historinë time.