fbpx

Unë isha në spital duke lindur fëmijen,burri me femra në shtëpin time duke festuar dhe duke fjetur me to…


Unë isha në spital duke lindur fëmijen,burri me femra në shtëpin time duke festuar dhe duke fjetur me to…-Përshëndetje për ju lexues të faqes! Edhe unë këtu dua të tregoj historien time pasi që nuk po di me kënd të flasë dhe si të veproj? Isha një vajzë e re, e arsimuar, e punësuar dhe kisha të gjitha kushtet për një jetë normale për të jetuar në Kosovë. Por fati më takoi me një djalë jashtë Ks u njoftuam, u fejuam dhe erdhi koha që erdha në Zvicërr. Me ju thënë të drejtën në fillim më dukej gjithçka mirë se ngase nuk nuk shihja diçka keq dhe e linda një vajzë, pastaj mbeta shtatzënë përsëri dhe e kuptova që ishte djalë isha shumë e lumtur.Mirëpo burri nga ajo kohë disi filloj të ndryshoj shumë me mua dhe vërtetë habitesha dita-ditës, dilte me shoqëri, të afërm të tij, pinte, vinte i dehur, luante dhe luan bixhoz shumë, më ndodhte tërë natën e prisja pa gjumë e thërrisja as nuk lajmërohej, as nuk mendonte se kishte një fëmijë dhe shtatzanë isha, kisha nevojë për të, thjeshtë si bëhej vonë për asgjë, kur kthehej në mëngjesë më thoshte s’ke pse më pret flej s’të intereson ty ku shkoj unë e çfarë bëj,është jeta ime janë parat e mija,nuk kisha çfarë të bëja ziheshim ai flinte çdoherë ndërsa unë qaja e mbetja pa gjumë dhe psiqikisht e tor.turuar, kër.cënuar në mënyra të ndryshme.Erdhi koha për të lindur më besoni unë në spital ky me disa të tjerë kishte sjellur vajza në shtëpi duke festuar,dehur me to, dhe kishin fjetur me to,e thërrisja të vinte të më mirrte me një nervoz mu lajmërua dhe erdhë atë ditë shumë vonë a unë në mëngjesë u dashke të dal nga aty.Rrugës duke u kthyer nga spitali në shtëpi,hyri për të blerë diçka dhe në tel tij rastësisht duke na uruar dikush për djal them ti lajmërohem, aty pashë në foto vajzat dhe këta në shtëpi që kishin qenë aty më besoni se aty bota mu rrotullua dhe bërtita qajta aq keq u lëndova shpirtërisht dhe përsëri ky u mundojke me u arsyetua si çdoherë dhe në fund imagjinone me fëmijë 2ditësh më zbriti nga vetura më la në rrugë edhe më tha të kthejë në Ks sikur që të kam pru s’ma nin a kam fëmijë a çka kam, pastaj erdhë përsëri më bërtiti dhe më tha hip në veture, por përsëri e kuptova më vonë se ky kishte fjetur me njërën vajzë nga to sepse ia theva kodin e whats app-it dhe gjeta gjithçka aty.Kështu jeta ime dita -ditës edhe më keq shkoi,pas tri javëve mu sëmur djali më ra në spital nga të dalnet e tij duke mos iu lajmëru telit, në atë kohë mbeta 3javë me djalë nëpër intensiva,po as që e kishte dertin se po i vd.esë djali ai e bënte jetën e vetë, kështu gjoja se tamam duket me u qetësu situata del një problem çdoherë! Tash jam shtatzanë përsëri( edhe pse me qëllim ma ka bërë këtë shtatzanijë, vetëm t’i kem tre fëmijë dhe mos të kem nga të ia mbaj), pres për të lind por me këtë kanë ardhur punët shumë keq ngase e kuptova para katër muajve kur i shkruajti një i afërm i tij dhe në atë moment isha mbështet në krahror të tij për të dal dhe i tha :”shkojmë në një puf se ka pufa boll e po të q… aty” thashë çfarë janë këto fjalë nuk dinte si të veproj më tha ne çka shkruajmë është punë e jonja, aty përsëri u tensionua situata, mirëpo ai dul deri në 5 mëngjesë nuk erdhë dmth sigurisht aty shkoj, s’ka tash shumë ditë po flasin disa të tjerë live dhe i thoshin këtij se çfarë bëje me atë pro***ën,ku është ajo, e këso fjalë më vlonte zemra të ju thosha se edhe unë jam duke ju shikuar çfarë jeni duke folur! Me të vërtetë ma prej asaj nate u zura (rroka) me të aq shumë qajta se sdi e pyetja vetën pse ky me m’i bë gjitha këto, nuk e meritoj,mundohem gjithçka mirë me ba, jam njeri që mundohem me u sill mirë me të gjithë, fëmijët i edukoj në mënyrën më të mirë,punët në shtëpi e gjithçka i bëj si është më së miri, ndërsa ky më thotë, unë të mbaj dhe besonëmi se nuk kam asnjë të drejtë,s’më lejon as të kem shoqëri, as kurrë kafe s’di që kam dal me pij me një shoqe, më ruan në çdo send ose kur kam ndonjë punë vjen me mua, të gjitha këto i bën vetëm të mos të kem unë hapsirë për asgjë,mos të kuptoj çfarë po bën ky, ku po hi e ku po del shkurt unë si një viktim e dhu.nës psiqike, fizike pa asnjë të drejtë vetëm me fëmijë me u mirr…Jam në prag të lindjes, jam shpirtërisht keq dhe nuk mendoj më që do të kem jetë me të se kur më tha që edhe me pro***ka po ka punë nuk mundem më unë të kem ndjenja për të, e të flej me të, por sa të lindi dhe do ndahem se ma nuk shkon kështu s’mundem po nuk po di se ku duhet të lajmërohem në polici, në shoqata të grave apo ku, se meqenëse edhe jam me permi B s’di çfarë të drejta kam e fëmija kanë permi C po kam frikë mua po më kthejnë e po mi marrin fëmijën, e shpirti po më dhemb besonëmi ditë e natë vetëm po qaj, ju kisha lut kush di diçka le të shkruan se si kisha mujt me i lajmëru në Zvicërr ku është më mirë se edhe nëse më kthejnë nga Zvicrra me fëmijë s’ka gjë, bukë e kripë me hangër veq të jam rahat, veq nga fëmija s’dua të ndahem se ju betohem jam në të drejt të Zotit po se di pse Zoti po më sprovon aq shumë në këtë jetë! Ju faleminderit paraprakisht të gjithëve! Anonim ju lutem!…