fbpx
më ranë flokët

U dëshpërova shumë që per 2 javë më ranë flokët, por ishte drita që Zoti më futi në gjoks Ajo që më zgjoi përsëri!


U dëshpërova shumë që per 2 javë më ranë flokët, por ishte drita që Zoti më futi në gjoks Ajo që më zgjoi përsëri! – Do të përballohesha me sprov shëndetësore, 13 vite më parë , ku më duhej të shkoja në njërën prej klinikave me doktorët më të mirë të kryeqytetit të atij vendi, në këtë rast një doktor ortodoks ku do ti tregoja për problemin tim shëndetësor që kisha. Ndërkoh prob imi ishte rënja e tepruar e flokëve në mënyr tëpër të shpejt në koh rekord thuajse dy jav arrita të kisha të paktën veç dy vetullat pa më rënë. Doktori ortodoks buzëqeshi nga kjo dhe tha: – nuk është as gjë kjo! – pa merak ti je djal i ri dhe flokë do të kesh sa hap e mbyll syt, mjafton të kesh besim dhe të ushqesh veten me mendime pozitive. – Kjo është terapija që mund tët jap tha i buzëqeshur Doktori Ortodoks thuajse në mosh fare të thyer rreth të 80-tave. Isha vërtet i coroditur me dukjen time, sidomos pa flok. Nuk dija mē si të maskohem ishte e neveritshme un pa flok, sidomos kur vinte në pyetje ndonjē vajz me të cilën do të dilja me të për kafe e kështu… Pa pritur mu kujtua doktori ortodoks dhe këshillat e tijë, në fakt ky Ortodoks u bë shkak që unë për her të parë të njoh Islamin kaq të mrekullueshëm, d.m.th Islamin nuk e mora nga muslimanët por nga një sprov e vogēl ndërkoh që arrita ti përkushtohem me zemër duke adhuruar atë që më krijoi mua dhe flokët e mi. Ok! E ndieja fort në shpirt se po ndryshoja, pa folur me as kēnd , në atë koh kur isha vetëm 19 vjecar dhe jetoja për shtat pal qefe komplet vetëm larg prindrve ku zhvilloja dhe veproja sipas qefit tim, sigurisht çdo her kisha një vajz afër gjithmon. Megjithatë tashmë nuk kisha më flok dhe fillova të mendoj se nuk do të bie më në dashuri për shkak të dukjes time, ishte thjeshtë mendimi im i kot me fantazi adoloshenti. Ndërkoh një tjetër dashuri më kishte pushtuar shpirtin tim, me shpejtësi aq të madhe sikur shpejtësia e dritës, ndihesha tepër komod pa flok, mundohesha të krijoj një stil timin të veçant dhe vura re se po shkëlqeja edhe më shum dhe merrja ledhatime të reja. Ishte drita që Zoti do të ma fuste në gjoks atë ndjenj aq të bukur aq të lumtur BESIMIN në Zotin 1 dhe të pa shoq pa komunikuar me as kënd dhe pa marr leksione nga as kush. E kujtoj me mall Plakushin që shiste libra para gjykatës në tetov, kur atë ditë për her të par bleva një libër më të mirin dhe më të shtrrejtin që kishte rreth 700 denar, ndërkoh po largohesha nga vajzat dhe birrat, kërkoja diçka që të ndihesha edhe më i lumtur. Filova të shfletoja këtë libër me titullin, “Mos u Trishto” e tëra kishte qën një psikologji perfekte për një djalosh në një situat si unë,
kështu me shpejtësi përsëri u bëra me flok tashmë me mjekër fare duke lën mbas veset si alkohooli , aventurat e të tilla , ishte normale se sulmohesha nga ata që më rrethoni se si ndryshova kështu pa pritur nga një çapkën në një besimtar bile dhe shum serjoz pa lëshuar as kund pe. Sulmet ishin nga më të ndryshmet. Jo si u bëre pse u bëre kush të bëri në këtë gjendje etj. Pa e zgjatur më shum këtë storie e gjith kjo do të thot se Islamin kaq madhështor kaq briland nuk e mora kurr nga muslimanët por nga Islami , sepse muslimanët ndoshta nuk jan perfekt por Islami si fe ësht shum perfekte, është rruga e duhur e çdo programi të jetës. Shpesh her jam shtirur sikur kam qar gjoja në raste të caktuara në jete, por në momentin që për her të parë rash në sexhde Zotit aty qava vërtet pa ekzagjërim, aty kuptova se vërtet Zoti më kishte dashur dhe më kishte udhëzuar në rrugën e drejtë. Elhamdulilah.