fbpx
Zoti i do afer njerezit e mire

Thone qe Zoti i do afer njerezit e mire dhe per kete ma mori Burrin, sme mbante me asgje ne ate shpi!


Thone qe Zoti i do afer njerezit e mire dhe per kete ma mori Burrin, sme mbante me asgje ne ate shpi! – Ne radhe te pare ju pershendes juve si staf dhe te gjith lexuesit. Kerkoj ndjese nese historia ime eshte e gjate por eshte ndryshe nga te tjerat. Po filloj nga koha kur un fillova fakultetin ne degen e farmacise. Ne diten e pare njoftova nje djale shume te mire si ne sjellje si ne dukje por ja qe nuk e mendoja me shum se sa nje mik klase. Shkonin ditet dhe ne veq se beheshim edhe me te afert me njeri tjetrin. Ai me kishte vene syrin por un se kisha kuptuar. Kisha synim vetem provimet. Nje dite mori guximin dhe e shprehi ate se qfar ndjente per mua.Mbeta e shokuar ngase un e shikoja si shokun me te ngushte… Sa e sa sekretet i ndanim bashk dhe me then te drejten un …(vazhdon historia me poshte…)

Ende nuk kisha pasur te dashur. Doja vetem te diplomoja e te punesohem qe ti laj borgjin dajes per parat qe mkishte dhene gjat gjith kohes se shkollimit tim. Ngase kisha nje familje pa te ardhura materiale. Nejse, fillova edhe une ta pelqej ate djal sa qe filloi te behej shum i rendesishem per mua. Filluam lidhjen fshehtas pa e ditur dikush tjeter… Gati dy vite gjetem banes ne prishtine dhe jetonim te dy dhe nje mike e jona… U beme me te nje… Ishim aq shum te dashuruar, kur nje dite me tha se nuk me do me. U lendova aq shum….edhe ne banes nuk vinte…fakultetin e nderpreu…u zhduk nga faqja e dheut me pak fjal…un mbarova fakultetin dhe u punesova…kisha aq shum oferta per martes por ja qe nuk besoja me ne nje lidhje….pas nje viti qe isha punesuar babai im vendosi te me fejonte..ok pranova…nje vit fejes dhe u martova…tek ai qe tani kisha per burr gjeta respektin….nuk ishte vetem burre per mua por edhe mik i mire..ndanim me te te gjitha hallet e brengat….nje dite prej ditesh doli per ne treg bashkeshorti dhe rruges per ne qytet kishte pesu aksident…un kisha vetem 6 muaj martese me te…erdhi lajmi i zi…fillova te qaj e te merzitem…. e kishin derguar ne spital …(vazhdon historia me poshte…)

Por pa sukses…zoti thon njerzit e mir i do afer vetes dhe e kishte marre ate… Un vetem qaja e merzitesha…pas nje muaji qe kishte dhen jet ai un duhet te largohesha nga familja e tij…sme mbante me asgje aty. Vajtoja shpirtin e tij vajtoja fatin tim te zi. Pse mua te me ndodhnin keto gjera. Shkoja te varri i tij cdo jave i i qoja lule te fresketa. Qaja e qaja deri sa erresohej. Pastaj fillova prap me pune ne barnatoren e qytetit… Kur rastesisht hyn nje femer e moshes sime te them kishte mbiemrin si ai miku im i fakultetit. Sdi si me ra ne sy, fillova te mendoj se kush mund te ishte. Por prap e anashkalova kete mendim. Pas punes cdo dit shkoja ke varri i burrit tim te ndjere ate kohe dhe nje dite pash prinderit e tyre aty… Me moren ngryk si bijen e tyre dhe filluan te qajne ne ze. Ehhh moj bi e kemi dit qe je kaq e mire por jo aq sa te vish cdo dit te varri i djalit tone. Shiko ktu me thot babai i tij. Ti je e re ke jeten para. Vendos e gjeje dike e di se e ke te veshtir por mundohu te hatrosh te kaluaren e hidhur…se si me merziti me kto fjal dhe ju drejtova varrit te burrit..e degjon shpirti im…se si mund te harroj un ty kjo eshte e pamundur…ate nat mu shfaq ne enderr …nuk e kisha pare kurr ne enderr pas vdekjes se tij.me tha te njejtat fjal si te babait te tij….u zgjova duke qajt aq …(vazhdon historia me poshte…)

Shum sa qe edhe nena ime me kish degju…ajo merzitej po si une…nje dit tjeter erdhi prap ajo femra ke barnatorja ku punoja..un sa po dilja ne pushimin e drekes..nejse bleu ilaqet dhe doli un dola nga barnatorja dhe po shkoja tek parku afer qe ishte aty…kur pashe ate…te cilit ja kisha thene fjalen te dua per her te pare ne jeten time…ishte dashuria e pare shkollore..por nuk ishte vetem.ajo femra qe blente ilaqet ishte me te afer kishin dhe nje vajz te vogel diku 3-4vjeq…kur e pash me to ula koken thash qenka martuar dhe do behem se nuk e pashe edhe pse mu rreshqeth trupi kur e pash…edhe ai me kishte pare dhe tregonte me gisht nga une femres qe ishte me te…u drejtua nga une e po vinin te tre…me mori ne perqafim…aq fort me perqafoi sa qe desh ma zuri frymen…ju drejtova…si ske turp pran nuses e vajzes me perqafon…filloi te qeshte…jo tha kjo sesht nusja ime por e vllaut e kjo eshte vajza e vllaut…por vllau eshte ne gurbet e me duhet mua ta bi vajzen e vllaut per kontrolla mjeksore…ok i thash e ku je ti pas gjith ktyre viteve…pse ike pa thene ndonje fjale…ateher nusja e vllaut te tij mu drejtua.a mundemi tha ne te dyja te bisedojme si femer me femer.ok i thash por si …(vazhdon historia me poshte…)

Duket ky e ka obligim per sqarim…te lutem tha…u ulem ne bankat e parkut dhe i thash fillo…tha kur ju te dy ishit bashke ky kishte qen i semur..pas analizave te bera ishte konstatuar se kishte leukemi..nga mos mundsija e kujsdesit shendetsor ne kosove ketij ju desh Te shkonte ne gjermani ngase edhe prinderit i jetonin atje.por para se te shkonte me kishte lene dy unaza fejese qe te ti jepja.une tha provova tet gjej por kur te gjeta tha ti ishe martuar dhe nuk desha tet bezdis me tha.por ky mkishte len edhe nje tjeter porosi qe…nese sherohem do shkosh tek X (tek un) dhe tja japesh keto bashk me letren qe kishte shkruar.kur ky Kishte degjuar se jam martuar ishte pendu shum qe sme ka treguar per semundjen e tij..por e kishte bere nga dashuria e madhe qe kishte per mua.qe edhe nese vdes ai un te mos e vajtoja e te mos merzitesha.fillova te qaj aq shum sa qe njerzit qe kalonin atypari me shikonin quditshem.dhe ja fala…i treguam familjes sime ngase e tija e dinte per ne te dy…mora prinderit e burrit tim te ndjer dhe i tregova..kerkova ndjes e falje nga ta por ata perkundrazi nuk u merziten por me uruan.beme dasmen dhe u martuam dhe ne dasme kishim ftuar edhe prinderit e burrit tim te ndjere ngase une i konsideroja edhe si prinderit e mi Kur erdhen ata na puthen te dy ne balle dhe ju drejtuan ktij…duaje dhe respektoje ashtu si nuk ka mundur djali yne.zoti paska dash keshtu kurse ju te dy paqi gjith lumturin e kesaj bote.tani ka 6vite qe jemi martuar dhe kemi dy femij..femija i pare ishte djale dhe mban emrin e burrit tim te vdekur.vet burri im i tanishem i la kete emer pa me pyetur fare…po ja le tha emrin e tij si shenje respekti qe tka dhene ty edhe pse ti veq ishe bere e imja dhe qe ai te ka pranu ashtu edhe te ka dasht aq shum edhe pse ska qen i pari ne jeten tende.Tani shkojm ke varri i tij koh pas kohe dhe vendosim lule te fresketa.edhe me familjen e tij mbajm kontakt si miq.kaq pra ishte historia ime.ju kerkoj falje nese e kam zgjatur.