12 vjet

Tash e 12 vjet kujdesem per Vjehrren qe eshte e semure me skleroze, e Kunatat bejne thashetheme neper fshat per mua!


Tash e 12 vjet kujdesem per Vjehrren qe eshte e semure me skleroze, e Kunatat bejne thashetheme neper fshat per mua! – Jam X 33 vjec. Jam e martuar. Kam 4 femije. Jetoj me burrin dhe 2 pleqte e tij. Familja e tij ka 6 motra dhe 3 vellezer. Burri im eshte me i madhi.Jeta ime ka shume vuajtje,ndaj doja ta ndaj me ju historine time. Vuajtjet e mia lidhen me kunatat. Ne nuk kemi mundur te gjejme nje gjuhe qe na bashkon. Nena e ktyre eshte e semure rende me skleroze. Ktu e 12 vjet qe eshte ne duart e mija per sherbim. Kunatat e mija bejne thashetheme neper fshat, neper njerez tone,se nusja qe rri me pleq sdi te mbaje shtepine paster. Sdi te gatuaje. Se plaken sdi ta mbaje. Sdi ta laje e lloj lloj si kto, nje dite mu sos durimi dhe jua thashe te gjitha nuk durova me. Ato lere qe spranonin fjalt e veta po i shtonin me shume balte kundrejt meje per tme prishur me burrin. Me vune shpifje se une tradhtoj burrin me kusheririn e tyre. Prape nuk qendrova duar kryq por e cova deri ne fund. Dhe asgje nuk ishte e vertete. Bej habi se si sillen keshtu me mua. Duke ju mbajtur nenen ne pellembe te dores. Me 4 femij te vegjel. Cfare kerkojne nga une se di, kur ato kurre sme ndihmojne. Jane nuset e tjera ne shpit e tyre. Ato i duan, dalin xhiro bashk neper kafene, kurse mua jo. Ato vertet jane me te mira se une. Kane pasterti ne shpiat e tyre. Por nuk kan pleq te semure brenda qe ti shikoja se a do i mbanin si une apo me mire. Ato vijne ne shpine time se duhet me i pa pleqt. Bejne foto me ta. Darkojne me ta. Hapin frigoriferin si te ishte i tyre. Une nuk bej fjale vec vezhgoj dhe lutem Zotit tme jape durim. Jam ne gjendje stresi sepse nuk po ndryshon kjo situate. Pres respekt por jo, une duhet te vazhdoj punen time tu sherbej pleqve se keshtu e do zakoni. Me ndihmoni cfar te bej qe te ndryshoj menyren e jeteses sepse me eshte merzitur jeta.