fbpx
puna

Si nisna me shku te t’Burrit, ligna krejt me mirren shum ment, jom ka menoj qe dikush me ka…


Si nisna me shku te t’Burrit, ligna krejt me mirren shum ment, jom ka menoj qe dikush me ka… – Pershendetje stafit dhe krejtve qe po e lexojn kit histori. Un jom kan ni qik normal dej para dy vjete, para dy vjetve per ni moment mka hup vetdija edhe mka ra tlig nuk edi nashta prej nxetit u kan vera e lodhjes. Mir kaloj diqysh tani mas njo dy jave mka kap prap nuk mka ra mo kurr po filloj frika e sene tu mendu se gjith po ndodh, sa her delsha u doke qe pom kap tani mo ja nisa mos me dal e nderpreva edhe fakultetin, ju tregova nshpi se jom keq fillum me shku naper mjek prej analizave te thjeshta e deri te ingjizimet e kokes e qdo analiz qe egziston, ne fund mjeku mtha se nuk ki diqka mu shqetsu tha duhet me fol me ni psikolog fillova me psikolog e neuropsikiater gjendja u ba shum ma e ran sa qe skom dal prej shpis 8 muaj. As nuk kom guxu as vet me flejt as me u la as sen kom flejt tu u dridh edhe u dasht me flejt me dikon mem rujt naten n momentin se mka than dikush me dal jom tmerru qysh po thojn me dal mu sit dal ka mem ra tlig. Vujta shum tani dikur i lash kokrat edhe ja nisa kapak kapak me dal u bana pak ma mirepo jo krejt 70 % mkaloj. Gjate qisaj kohe qe kesh pak ma mir e kreva fakultetin ja nisi kapak mu bo mire, amo tash apet kom frik shum tmadhe sen nuk um ndodhi qe sa as sum ra tlig ass sen amo tutna shum kur tdal hupi krejt um hup koncetrimi um hup balancimi i trupit menoj qe po rrxona edhe kur tdal kur tvi nashta mendimin te tutna nuk um kujtohet shume qa ka ndodh. Po du me dal prej qisaj gjendje po du me jetu jeten normal qysh ekom jetu edhe pse po munona me bo meditime e sene e pergadit veten se jom mire sen ska me ndodh. Apet si tdal me shku te tburrit ose dikun ligna krejt mirren shum ment thom po rrxona pom bjen tlig um shohin kta e plot e plot mendime negative qe ma kan pushtu mendjen. Kaniher bona marak edhe per shendet kshtu menoj qe kom naj smuj tjeter e spo e di e shum e shum sene tkqija. Spo mujme jetu ma jeten normale jom si ne mjegull gjithqka pom duket e kot edhe pse tana ikom amo rehati n shpirt spo gjej. Po du me kan e lumtur si gjith. Nashta dikush e ka pas rastin e njejt ose eka njoft dikon qe e ka pas kit lloj qrregullimi se spo du me qujt semundje tum shkrun koment i shkruj tmkallxon qa me bo. Se kom kqyr shum per qito sene ne internet edhe kom lexu se shum njerz e kan amo gjith mdoket se tjert jon shum mir e un jo. Besomni jom lodh shum. U drejtova ne kete faqe per arsye qe ka shum lexues ndoshta njonin per tyne ose naj familjarit tyne ju ka ndodh e thash nashta mujn mem drejtu dika se jom shum keq. Faleminderit per kohen edhe per mundsin me shkru dikun per veten.