fbpx
Sa rende

Sa rende e ndij veten kur Djali me bertet sikur te isha Njerka e tij, 9 muaj e kam mbajt ne bark!


Sa rende e ndij veten kur Djali me bertet sikur te isha Njerka e tij, 9 muaj e kam mbajt ne bark! – Pershendetje anonim ju lutem.Jam nje grua 40 vjeqare, Nene e 4 femijeve. Jam nga shqiperia, e martuar ne KS qe 25 vite. Ne moshen 18 vjeqare linda djalin qe sot I ka 22 vjet. Shume kam hequr nga familja e burrit por dashuria e madhe qe kam pas dhe kam per femijte e mi durova gjithqka. Vdiq kunati, i la 5 femije u shtua gazepi per mua dhe burrin Tim. Kunati im la borgje shume 3 vajzat e vellait te vet ja martoi burri im. Djali i kunatit gjithmon u zike me burrin Tim edhe gruja e kunatit gjithmon bejke fjale. Pastaj shkuan 8 vite me vuajtje dhe gazepe dhe qe 6 muaj jemi nda na gruaja e kunatit dhe 2 djemt e saj. Tani jam e hall me djalin Tim, nuk degjon fare ,kur I themi me punu, Jo thot nuk punoj sme duhet puna mua.Kur kerkon buk don te haje mire. Kur punon parat i hargjon me shoke ju sme keni dhene gje na thot qe tju jap une. Nuk e di eshte bere si njeri I huaj. Mua si Nene kur I flas me flet fjale shume te renda. Ti mbylle me thote. Besoni sa rende e ndi veten kur me bertet sikur te me ket njerk. Une qe 9 muaj e barta ne trupin tim, mua qe 24 ore sa nuk vdiqa gjate lindjes me te. Se di spaska gje me te rende. Nje dite ka ngrit edhe dore mbi mua por vajza e hoqi nga une, desha te lendoj veten sepse skish me rende per nenen qe te ngre dore femija mbi nenen. Por vajza ishte shkaku qe une ndalova sepse pata frike se vajza po merr ndonje semunje sepse filloi te binde pertoke pa vetdije. O njerez te mire me ndihmoni nese dikush e din se si. Nje here isha ne hall me familjen e burrit, tani me djalin tim. Pres nje ndihme nga nu o njerez te mire. Nese din dokush se si se jam ne hall te madh. Ju lutem postojeni. Respekt per te gjithe juve.