fbpx

Sa kam qarë për të dhe prap nuk më donte,pas 1 viti më ka thirr dhe po më thot se…


Sa kam qarë për të dhe prap nuk më donte,pas 1 viti më ka thirr dhe po më thot se…-Përshëndetje . Jam nje djal 24 vjeçar, desha me tregu edhe une historine e jetes time. Ne moshen 20 vjeçar u dashurova me nje vajze. Ne fillim ajo rezistojeke nuk dojke per nje lidhje mirepo kur i kuptoj qellimet dhe natyrisht pasi u njohem me mire zgjati tre muaj. Pas tre muajsh kur une e mora nje Po nga ajo vendosa ta qoj ne shtepi qe te prezantohet me familjen time. Shkuam te shtepia ime pasi qe nena ime ishte e semure dhe s mundke te takohej kudo. Fal Zotit familja ime e pelqej shume vajzen. E gjithqka shkoj per mrekulli. Viti i pare ka qene viti me i lumtur i jetes time me dashurin e pare te jetes time dhe endrra e te dyve ishte te jete e fundit. Por me kalimin e kohes e kuptuan lidhjen edhe familja e vajzes. Vendosem te fejohemi ne muajin korrik.Por per fat te keq i vdiq axhi dhe fejesa u shty. Por me kalimin e kohes vitin e dyte pasi gjithqka u rregullua, ajo filloj te ndryshoj. Ndryshoj aq shume saqe une nuk e njihja fare. Por zemra ime dashuronte pa ndal. Edhe diçka qe nuk ka ndodh kurr filloj nje xhelozi e pakuptimt. Nxirrke verzione te ndryshme qe vetem me lendojshin. Punojsha me ndrrime her diten e her naten. Isha n ekstrem i lodhur. Por aq sa gjeja kohe i kushtoja. Nje dite kalonim per mrekulli gjersa me frike e pritja diten tjeter se si do kaloj. Si do ndryshoj. Dhe nje jave tjeter pas asaj dite isha nen presion. Edhe dy vite te thera kaluan her mire e here keq. Nuk doja ta humbisja. Asnjehere dashuria ime nuk u ndal per ate vajze pavaresisht sjelljeve te saja. Nje dite me thirri ne takim dhe me tha qe nuk po mundem me t dasht ma. Kerkova arsye. Thjesht tha nuk po mundem me kuptu veten çka po m ndodh dhe s po muje me t dasht. Insistoja vazhdimisht . E lusja. Nuk me vjen turp te them se edhe me jave kam qarë. Kerkoja arsye brenda vetes ku kam gabu. Por ishte e kote asnje arsye nuk me shpiente te ndarja. Asnjehere s kam bere diqka qe ekam lendu. Kete e ka pranuar edhe ajo. E urreja veten. Insistojja. Bleja numra vetem ta therrisja t ja degjoja zerin. Sa flisnim me bllokonte. çdo perpjekje ishte e kote. Nje dite u dorzova dhe thash do mbledhi force e ta harroj.Pas nje viti me bie telefoni. Ishte ajo. As zerin s ja kisha harruar. Me kerkoj te takohemi. Me kerkoj te flasim. Dhe une i thash po. Kemi dalur kemi biseduar. Me ka kerkuar falje. Me ka premtuar se gjithqka do jetë si më parë. Prandaj pyetja ime per ju lexues te dashur eshte se : A mundet te ndryshoj nje njeri per njemend? Dhe si t ja beje, a t ja dhë edhe nje mundesi te dyte? Dua ta theksoj qe une asnjehere se kam harruar dhe vazhdoj ta dua. Ama frika me e madhe eshte se mos po perjetoj serish te njejtat gjera pavaresisht premtimit te saje. Pasi qe edhe me pare i kishim premtuar njeri tjetrit se s do te ndahemi asnjehere. Por ajo se mbajti. Me pergjegjesi morale ju garantoj se ngjarja eshte plotesisht e vertete. Dhe moralisht ju kisha kerkuar te mos me ofendoni. Ju pershendesh te gjithe lexuesve.