fbpx
Qysh iu ze gjumi bre juve nenave dhe juve baballarëve kur e dini se një femijë e keni braktisur ne spital,ju k***at qe i nderroni frajerat me shpesh se qorapat mos ju...

Qysh iu ze gjumi bre juve nenave dhe juve baballarëve kur e dini se një femijë e keni braktisur ne spital,ju k***at qe i nderroni frajerat me shpesh se qorapat mos ju…


Qysh iu ze gjumi bre juve nenave dhe juve baballarëve kur e dini se një femijë e keni braktisur ne spital,ju k***at qe i nderroni frajerat me shpesh se qorapat mos ju…-Pershendetje. Desha ta hapi një temë që kohen e fundit është bërë mjaft fenomen i gabuar. Pash ne lajme se numri i femijeve të braktisur është rritur goxha. Arsyet pse braktisen nuk u thanë. Në e dimë se shumica e braktisjeve te femijeve vjen si rezulatat i një lidhje dashurie, thjesht nga një çift i pamartuar. Nuk arsyetohet nena në asnje menyre të braktis femijën e saj. Pules kur ia prek zogun i del zot femijes se saj. Por një gjë që po me shqeteson, dhe cka më ra në sy neper në komente eshte se të gjithë po shanin nenat. Per qe kan dalë prej rrjedhave të jetës keto femra, e dimë të gjithë. Por askund nuk pash të flitet per baballaret. Andaj zgjodha kete faqe të diskutojmë, nga që ndiqet nga shumë njerez. Të gjithë e dimë qe kur një femijë i braktisur kur e gjen nanen, pyetjen e parë e ka: nanë, pse më ke lan? Dhe pergjigjen e nenave e kemi degju shpeshher, sepse kam pas lidhje dashurie me bab ton, por ai më ka lan dhe s’kam pas ku me shku. S’kam pas mundesi me te rrit vet, se s’kam pas kushte. Kjo pra eshte shpeshher pergjigja, edhe pse ka raste te ndryshme por shumica perfundojnë keshtu. Ka prej nenave qe s’kanë qenë ku**a, me falni ne shprehje, por e kan dasht nje mashkull por qe ai e ka lënë me gishta ne gojë. Ka femra qe vertet i nderrojnë dashnoret si çorapat. Pra nuk po i fusim të gjitha me nje thes. Ata meshkuj qe e braktisin nje femer të sinqert, edhe atë në shtatzani, krejt cka mund t’ju them është ‘kini frik Zotin’ se ai sheh gjithcka. Mos ia shkaterroni jeten nje vajze të ndreshme, veç pse ajo gaboi që të deshi, se ti nuk meritoje dashurinë e saj. Kurse tani po dal ne temë. Per ju femra që nderroni dashnoret si çorapat, dhe ne fund perfundoni duke braktisur femijë në spital. Mos ju mbajt as varri. Se ai femijë gjithë jetën do të jetë me vaj nën buzë. A e dini cka do të thotë te jesh jetim o njerez. Dhe ju o ku**ana (me falni ju o njerz të mirë) pse po ngani mas ku**ve, ajo t’i hap kembet, ti nga e futja. Nuk futet ai gjithkund. Burrëri eshte me refuzu ku**en. Edhe ju o burra te martuar leni dashnoret. Se ata femijë qe po braktisen, sigurisht eshte edhe ndonjë femijë jashtmartesor i dikujt. Shkon ta len ku**a femijën tend ne spital, ti e di edhe shun. Mos i mesoni djemt keq, djal je, të ka hije gjithcka. Djali lahet me nje lug uj. S’te lahet djali as me ujë deti nese e len farën e vet gjithkund. Mësoni edhe djemt me marr obligimet që ju takojnë, edhe kur gabojn. Shumë shumë gjynah kur i sheh ato foshnje në spital, duke qa. Sa të pafajshëm janë. Ah thash te shkretet femijë, lëre qe s’kan nënë, po as babë jo. Qysh iu ze gjumi bre juve nenave dhe juve baballarëve kur e dini se një femijë e keni braktisur. Mos pafshi hajr.