fbpx
jam e mërzitur

Quditem se si Burri nuk me lendoj kurr, si e din kur jam e mërzitur, e si dinë me ma hek merzin!


Quditem se si Burri nuk me lendoj kurr, si e din kur jam e mërzitur, e si dinë me ma hek merzin! – Mirëmbrëma! Desha edhe unë ta shkruaj një histori amo ma ndryshe se këto që i lexoj gjdo ditë. Anonim ju lautem. Isha një vajzë e re në shkoll të mesme, si gjdo e re me dëshir që ta jetoja jetën ,si gjdo e re apo i ri të dashurohesha në dike, kisha simpati se dashuru nuk jamë. Ne atë kohen time kur isha e re ishim ma të mbyllura jo sikur tash po foli për vitet e 90ta. Isha një vajzë e bukur vishin djemt mbas meje shumë po si e re edhe kisha frik të folsha me dikë, për mos me e zgjatë shumë e kryva vitin e tret të shkolles së mesme duke e ëndërruar veten në vitin e katert e në studime erdhi babi dhe më tha se kanë ardhur të kërkojn për nuse mbeta pa fjal nuk disha qfar ti thëm. Mami filloj të qajë i tha babit jo se vajza është veq 17 vjeq si do e fejojsh është në shkollë a e ke pyetur a ka naj djal a jo. Babi tha une e di qka boj se ja kom gjetë një burr si veq njeriu per vajzen e vet e dëshiron. Më pyeti a e kam ndokënd i thash jo se isha e re tha a don ta shohish atë djalin une si e re pa menduar hiq i thash po edhe erdhi dita dulem u takuam folem bashk ndejtem edhe me thanë të drejten meniher u dashurova në të qaq me pelqeu sa nuk di ta përshkruaj, kur erdhem te shpija më pyeti babi a të pelqeu i thash po mami filloj të qajë thojke vajza është e re edhe djali tha shumë i vjeter ishte 10 vite me i vjeter se unë. Nejse u fejuam u martuam jeta ime gjdo ditë e më shumë u zbukurojke ma marojke qefin qka dojsha unë jo veq ai po e gjithë familja vjehrri vjehrra më dojshin shumë dhe më respektojshin. Një ditë vendosi burri me dalë në Europ u mërzita pa masë thash nuk do ta shohë kurr isha veq 18 vjeq për mos me e zgjatë doli jashtë dy vite mbeta e vetme me vjehrri u mërzitsha shumë, u bë lufta edhe une dola në të zezen jasht kur e pash mu duk so krejt bota ishte e imja o zot sa me kishte marë malli për të. Pas do kohe mbeta shtatzan me lindi fmija i pare shumë u gëzuam të dytë aq u gëzua burri sa nuk me lejke as te ngrihem nga shtrati qfar dëshiroja ma bike në shtrat u bëm me një fëmi mendojshim se krejt bota u bë e jona kaluan kështu dy vjet vendosa të mbesi shtatzane apet i thash kamë dëshir edhe një fëmi ta bëj qaq ju dhimsha sa më thoshte jo se je e re me dy fëmi është vështir nejse e binda mbeta shatzan edhe me fëmiun e dytë e linda ishim shumë të lumtur. Tash fmija janë rritë gjdo herë e më shumë e dua qaq e dua sa nuk di as ta shprehi dashurin për të qe e kamë. I lutna Zotit gjdo ditë të vjen shëndosh e mirë nga puna kur të vjen prej pune dal ne dritare e pres e shohë edhe ai lendupon të vjen ma shpejt në shtëpi, kur ta di si ai është në shtëpi nganjëher si të vi une ma vonë prej pune lendupoj edhe une sa ma shpejt te vi e ta përqafoj. Quditem se si nuk me lendoj kurr, si e din kur jam e mërzitur, si e kupton kur jam nervoz e si dinë me ma hek merzin në atë mënyr aq të qetë. Mbi 20 vjetë dashuri lumturi harmoni dhe i lutna Zotit gjdo ditë ta ruaj dhe të na len kështu siq jemi. Pra vajza kurr mos thuani se është më i vjeter edhe nuk mund të jeni rahat. Qendroni burrit edhe gruas besnike mos u martoni me interes se zoti jau rregullon jetën si doni ju mos u dashuroni aq shpejt. Jau uroj gjdo të mirat në jetën e juaj.