Qika e dajes po shkep genjeshtra per mua ne familje, ata krejt me gjykojn dhe mendojn se…

Qika e dajes po shkep genjeshtra per mua ne familje, ata krejt me gjykojn dhe mendojn se…- Mirmbrama , ju pershendes e falimenderit per kohen qe pe merrni me lexu historin tem. Dhe kohen per staffin qe pe poston. Jom nje femer 22 vjeqare. Jetoj ne gjermoni. Jom e martume. Problemi jem nuk esht martesa dhe mardhenjet me burr jom e lumtur, po tema osht qe deri qetash krejt ma kan keq perdor tmiren tem. Jom femen serioze , jo e msheft une jom shum njeri direkt e thom qka esht. Ja thom njerit nsy edhe nashta muj me lendu at njerin per fjalt e mia po dobsin me fol mas shpine nuk e kom. Po une spo di a jom une gabim , apo tjert. Per moter teme kom bo gjithqka, saher ka pas nevoj per mu kom qen aty e kom perkrah ne sicillen menyr. E ne sicillen situat. Amo aio gjith ka shku ka fol keq per mu dhe thojke sene qe nuk jon te verteta. Mka lendu shum po ja kom than nsy asaj sja ka ni edhe ka vazhdu dhe vazhdon sot me vepru ashtu. Po une spo muj kur ka naj problem mos me qen per ato aty. Pom vjen gjynah mi than mos hajde se spom interesojn problemet e tua. Apet se apet edhe mas krejt qka mi ka bo po jom aty per to. E une kur kom nevoj per me fol e mu shpreh aio nuk gjen koh. Njejt e kom edhe me vajzen e dajes , amo te kjo se kom vrejt meniher qfar karakteri ka. Me to kom qen dit e nat. Edhe nese sishum bashk kena shkru mes internetit nonstop dej ngjum. Shum tlidhta. Me to jom shpreh pa gajle pa menime te kqia qe munet me mi shkep. Secilli njeri ka nevoj me shpreh diqka qka e mundon. E kjo krejt i ka tregu problemet e mia neper familje tsaj. Amo pse ? Une gjith mir jom sill , gjith ju kom nejt ngat kur kan pas nevoj pse ? Si kan shum punt mir ekonomik , gjith i kom jep senet e mia treja, i kom lan gjith pare. E kom dasht si moter tem. Sjemi perla kurr. Nuk pe kuptoj arsyen pse pe bojn kto , kur une asniher skom shkep asni fjal qka ma kan shpreh se mu ka dok normal me mbet biseda mes nesh. Ma e keqja qe spo muj mju kthy met keq edhe pse pom hidhet kaniher po tani pom vjen gjynah. Qika e dajes nuk e din qe e di qe ma ka shkep llafin. Nuk ja kom permen. Amo a jom un fajtore? A pse po ma bojn njerzt mat ngat qka i kom kto?