fbpx
Prind nuk dojn

Prind nuk dojn me m’qu n’fakulltet, sdojn me hargju pare per mu, se demek Une qik pse me bo investime!


Prind nuk dojn me m’qu n’fakulltet, sdojn me hargju pare per mu, se demek Une qik pse me bo investime! – Pershendetje po ju shkruj prej fb-s te nishoqes tem deshta me tregu historin tem edhe un. jetoj me babin mamin edhe i kam dy vllazen nja mat madh nja mat vogel, kajhere tham tisha kan edhe un djal nashti ma leht e kisha pas jeten, prindt e mi kurr kurgjo sum blejn, le qe smi plotsojn deshirat po as gjanat themelore smi plotsojn, gjith sa here vi prej shkolle menihere veq duhet me lan qanten edhe me pastru nshpi me i ba krejt punt e shpis se mami veq rrin tan diten e un duhet me ja bo punt, bile tash sdojn mem lan as nfakulltet me shku sasht qe skan mundsi mem qu nfakulltet amo sdojn me hargju pare per mu se demek une qik jom neser-masneser martohna pse me bo investime nmu palidhje besoj qe qeshtu menojn ata, mami pom thot rri nshpi ban najsen vyj najsen e tani martohesh, spo du un more mu martu 18 vjet i kom maturante jom, as nsemimatur sjom kan as nmatur sdojn mem qu tash. Un po du me shku nfakulltett po du mu shkollu qekjo osht deshira jem ma e madhe njet qe ntardhmen bile fmija mi mos me hjek skur une. si kem kushtet ashtuu teper mir amo e kem ni jet normale sa ju perket pareve pse un sbon me kon e barabart me shoqe me pas tesha normale me pas telefon, me shku nmatur kur vllazniv ju blejn gjithqka ja plotsojn krejt deshirat, a un sban sen me pas. veres kam desht me punu thojsha e grumbulloj naj pare per fakulltet amo jo sum lan se dikush u dufke mi ba punt te shpija, edhe me pas punu garant mi kishin marr ato pare. Un spo lypi mi pas senet mat shtrejtat veq mi pas do tesha do sene normale si krejt gjenerata jem, se sot trit jan shum paragjykus nuk ja ndin atyne a kujdeset prindi yt per ty a jo. Sot shumicen e seneve i ka zevendsu teknologjia nejjt ka ndodh edhe me tabelen e shkumsin nshkoll krejt tash profat na dhaj me bo projekte npc, e n’or tmsimit na thojn nxerrni telefonat e lypni ninternet ma shum per nejsin msimore, e un e kom pas ni tel qe ma ka jep ni shoqe e cila mdihmon shum se pakashum e ka kuptu gjendjen teme, amo edhe ata me niqin fjal ma kan lan me perdor thu ti qe un i kam 10 vjet jo 18, edhe pse smuj me mar nshkoll se asht krejt i krist mbarapa e veq nshpi ju thojsha e perdori, un duhet me msu dyfish kur tjert nxansa qati informata i gjajn per 1 min ninternet un duhet me lyp ka sdisa koh neper libra qe i kom. Un spo lypi luks jo po lypi qato sene qe jan elementare per jet po per mu si intereson kerkujt as qysh jom as qysh ndjehna, tana tana amo bile shkollen tmos ma kishin nal hajde tmos kisha msu, amo un gjithh kam msu nxansja ma e mir jo veq nklas po krejt paralelet jom kan gjith. Zoti asht i madh thojn kur ta mshel ni der ta qel tjetren amo mu mdoket mu kan mshel krejt rrugt sjom tu dit as qka me bo kam me luftu deri sa tmuj qe mem lan me shku nshkoll ishalla ehe Zoti um nimon qe ni dit un me arrit diqka,mu bo dikushi e mos mu nvar ma prej kerkujt njet. sdi jeta asht shum e zorshme shum kur mami yt stdon tnem e babit tan sja nin per ty me ti plotsu kushtet se ka me shku tan naten me lu lojna tfatit shqyqyr qe jon ndalu shumica po hala ka qe funksionojn ilegal. shpesh mdoket vetja si me kan jetime, me nan e bab jetim ma keq skish valla, gjith kom pas nevoj perdashnin e tyne kom hale edhe e di qe edhe kur trritna kam me pas nevoj per ni dashni qe kurr se pata ni dashni ni perkdhelje prej prinderve qe kurr sma dhan. Nje kshill e kisha pas per krejt prindt qe duni fmin e juv pavarsisht gjithqkaje e let perfundon ma ky Budallak i shqiptarve qe qiken sduhet me desht po veq djalin se edhe qikat jan njerz bre edhe ato kan shpirt si djemt e besa nfund kur djmet martohen sja nin per prind e qikat tan jeten munohen me ju ndihmu prinderve, e ju qe prindt e juv ju dojn e bajn gjithqka per ni tardhme mat mir per juve, hale se dini sa me fat jeni ju. Nashta dikush ka mem paragjyku (se ket histori e kom publiku edhe ne ni grup ma heret edhe jom shoku kur e kom pa ni komentuse qe ma ka ba qe qe demek un i pasna fajet sjellja jem i ka fajet qe prindt e mi sillen kshtu me mu, cila sjellje oj moter i paska fajet qajo qe ja baj krejt punt a qajo qe i du pavarsisht gjithqkaje a ) kerkush se din krejt qka jam tu jetu un pa i marr kpuct e mia e me ec me to, amo thojn nfund qkado qe bajsh tu shpeblehet e Zoti vonon po kurr s’harron.