fbpx

Pres qe ti do pendohesh dhe do të kthehesh tek zemra ime sepse ajo ende të do, Unë jam Ajo qe …


Pres qe ti do pendohesh dhe do të kthehesh tek zemra ime sepse ajo ende të do, Unë jam Ajo qe … – Përshëndetje faqe dhe ju komentues ,unë jam një Vajz nga Diaspora, unë pikrishtë në këtë faqe njoha dikë, njoha një person që me respektin fjalët e mira arrit të më bëj të për vete, ndoshta ju duket e quditshme por vetëm ai qe e ka ndje dhe perjetu e beson qe dashuria ka lloj lloj mënyra se si të vjen e të hyn në zemër. Po gjithqka nga kjo dashuri qe krijova u përmbys, ti nuk ishe ai qe unë mendoja ,ti më mashtrove me fjal të bukura e me premtime gënjeshtare . Unë të besova aq shum sepse un tu dorzova te thash qe te dua dhe e thash me zemer sepse un u dashurova ne ty. Paskam gabu ti me genjeve me poshtrove gjjtha qe ti dhash i hedhe posht pa asnjë arsye. Kjo paska qen dashuria qe ti ke pas per mu, kjo paska qen besa qe ma dhe se do te jem së bashku, pse mendon qe arrite lart duke me hedh mua posht, pse humbe besim dhe me ofendove e me lendove me ato fjal qe nuk mundem ende me mendu qe dolen nga goja jote. Por një ta them , unë ende te dua unë ende te kam ne zemer, sepse zemra nuk është loder te luaj ,nuk esht e gatshme te hapet e mbyllet per shumë njerz . Ajo te dashuroj ty dhe me ska vend per dike tjetër ,me mungon shumë ,me mungon koha kur ishim bashk, me mungojn premtimet qe mi tha, me mungon biseda telefonike deri në oret e vonë, e sot qfar bëj pres mos ti me lajmrohesh prap. Pres qe ti do pendohesh dhe do të kthehesh tek zemra ime sepse ajo ende të do. Unë jam ajo qe isha, unë nuk ndrrova mendje as ndjenja, nuk ndrrova asgje un ende te dua dhe ende ndi dashuri per ty. E di qe me lendove shum ,e qe u largove pa arsye ,por nuk e di pse nuk pendohesh. Nuk e di a ndjen diqka per mua, apo ishte nje loj e jotja qe ndoshta e ke te mesuar ta luash. Unë ende kam shpresa qe do te jesh imi ,ende mendoj qe ato fjal e ofendime ishin te qastit, mendoj qe ende te mungoj ashtu si ti me mungon mua. Te tham edhe njeher nese gjjthqka e jotja ka qen vertet genjeshter ather thuma te ndihem ma e qet, thuaje se unë nuk isha ai i sinqerti qe te thash fjal dashurie ,thuaj se gjjtha ishin gënjeshtra dhe unë do i besoj dhe do vazhdoj jeten e lenduar .. më mungon te dua dhe smuj mos me e than diqka qe qendron ne zemren time!!! Ju pershendes dhe ju uroj nj dite te bukur,ti nese i lexon kta rreshta jan per ty qe ndoshta e din cila jam .. Nese ke pas ndjena për mu te lutem mu lajmro, te pres! Kur humb një dashuri ke humbur gjithçka Nuk je më ajo që ishe Dhe shpresë me nuk ka… Kur humb një dashuri Nën këmbë të shembet bota Në çast mbet pa asgjë Kur bota ishte e jotja! Kur humb një dashuri Humb shpresën për jetën lëndohesh, dëshpërohesh Zhgënjehesh me vetën. Dhe më askujt nuk i beson Dhe më asgjë nuk të lëndon Kërkon të ikësh nga të gjithë Gjithçka nga zero të fillon… Pastaj dikur, kur kalojnë vite e bota rreth teje nuk ndalon ti mbetesh një trup pa shpirt nuk jeton, por thjesht frymon!