fbpx
Vjehrria

Prej 3 Nuseve, mu më respektojnë Vjehrria më së shumti se nuk jetoj me ta, në fillim i kam nda senet!


Prej 3 Nuseve, mu më respektojnë Vjehrria më së shumti se nuk jetoj me ta, në fillim i kam nda senet! – Une jam një vajzë e fejuar. Prindërit i kam te shkolluar dhe sikurse mua edhe vëllezërit e mi na kanë rritur në një atmosferë të ngrohtë familjare. Familja ime nuk është marrë asnjëherë me thashetheme, asnjëherë nuk na kanë lejuar të përgojojmë dikë, të lëndojmë dikë tjetër apo të ndërhyjmë ose të lejojmë të tjerët të ndërhyjnë në jetën tonë. Kështu jemi edukuar! Secili ta shikojë punën e vet dhe jetën e vet! Prindërit e mi kur janë martuar nuk kanë jetuar me gjyshërit e mi jo pse nuk i kanë dashur por të dy palët janë pajtuar që të jetë secili në kulmin e tij. Prindërit e mi me gjyshërit kanë jetuar në një oborr por në dy shtëpi të ndara. Kanë kaluar shumë mirë bashkë. Meqenëse mami im ishte ne pune vikendeve qdo here i ka thirr gjysherit ne dreka dhe darka e poashtu edhe gjysherit kujdeseshin per neve fëmijëve kur prinderit ishin ne udhëtim. Asnjëherë gjysherit e mi nuk e kanë ndjerë vetën të ofenduar apo të lēnë anash vetëm pse nuk kemi jetuar në një shtëpi të gjithë bashkë. Kanë qenë ata qe e kanë përkrahur babain dhe i kanë dhënë idenë që të nis jetën me gruan në shtëpi të vet. Gjyshja ime thoshte “dy zoja te shtëpisë nuk i zë një shtëpi”, unë kam zakonet e mia dhe nusja ka të veta. As nuk dua unë të nderhyjë tek ajo tia imponoj rregullat e shtëpisë, e as nuk dua qe ajo te ndërhyjë tek unë kështu qe për të jetuar në harmoni secili duhet të jetë në shtëpi të vet. Nisur nga kjo harmoni qe gjithmonë ka zotruar në familjen time, as unë nuk e kam imagjinuar të jetojë bashkë me familjen e burrit, kur te martohem. Çdo herë e kam menduar të nis jetën vetëm me bashkëshortin dhe të kem një respekt dhe dashuri edhe me familjen e burrit por pa qenë e detyruar të jetojë me ta. Kur kam njohur të fejuarin para se të fejoheshim ja kam cekur kërkesat e mia.Në fillim i janë dukur absurde kërkesat e mia për të jetuar vetëm me të,por kur ka njoftuar familjen time e ka kuptuar pse per mua është normale nje kërkesë e tille. Ai është pajtuar me mua, me ka premtuar qe do punojmë dhe do rrimë të fejuar derisa të bëjmë pronën tonë, dhe atëherë kur të arrijmë të kemi banesen tonë do martohemi. Familja e burrit nuk ka qenë në dijeni për kërkesat e mia. Ata kishin shtëpi të madhe disa katëshe, toka, kerre dhe nuk e kuptonin pse ne po e shtyjmë datën e martesës. Te familja e burrit jetojne bashk edhe dy nuse me vellezerit e burrit, vjehrria dhe 3 motrat. Sa here shkoja tek vjehrria per ti vizituar vjehrra me thoshte “qka po pritni qe spo martoheni dhomen jav kemi bo gati” une i thosha qe ende sjemi gati sepse doja qe burri ti tregonte ne menyre te bute qe ne nuk do jetonim me ta. Pas shum presionesh qe kishim nga ana e tyre burri me ne fund u tregoi se pse nuk martoheshim ende! Burri u tha:Babë/nanë jemi tu punu me e bo banesën tonë,këtu jemi goxha kallabllak kur te mrrijm me e ba pronën tonë kysmet edhe e caktojmë datën e martesës! Familja e tij u qartën,fillonin ta ofendonin burrin dhe mua me fjalët më të rënda të mundshme:”Qa ki ti qe svjen me jetu ne kallabllak,qa pot doket vetja”? Burrit i thonin “kush te boni ty,a pike prej qielli a qka “Qysh pi braktis bab e nan per ni gru? E shum e shum të kqija që më vjen turp ti përmend! Burri i tha që heq dorë nga hisja nëse është e nevojshme vetem ta kuptonin që nuk është më koha e shpellës të jetonim të gjithë bashkë! U bë zhurëm e madhe,burrit i bënin presion të më linte se kinse unë nuk e dua as atë nëse nuk jetojë me prindërit e tyre. Une jam deklaruar qe do i respektoje shumë por të më kuptojnë edhe ata mua dhe mos ta marrin tragjike pse nuk shkoj në at shtëpi për të jetuar. Kaloi nje kohë,si unë ashtu edhe burri ishim të mërzitur nga kjo gjendje,unë fola me familjen time me prindërit e mi dhe u tregova krejt se qka ka ndodhur:Ata u shokuan dhe me thanë bijë nëse ata të ofendojnë tash pa shkuar ende ne at familje mosvet çfarë ndodh ma vonë, kështuqë nëse burri nuk të del krah ndaju largohu prej tyre,jeta është e shkurtër ske nevojë me vujt! Unë të fejuarin e doja shumë dhe ndihesha e lenduar nga familja e tij se nuk e kam prit qe ata kan mu sill aq keq me mu pas gjithë respektin që ua kam bërē atyre. Fola me te fejuarin dhe ai me tha qe eshte i vendost me mbajt fjalen qe ma ka dhane. Prej atij momenti nuk kam shku ma asnjēherë tek familja e burrit.Jemi martu mas 2 viteve ne nje ceromoni civile dhe familja e tij me mua skan fol,as nuk kan qene prezent kur jemi kurorzuar. Burrin e kan perjashtu totalisht nga hisja qe i takonte.Si kanë dhene absolutisht asgje nga pasurija qe me te drejte i takonte. Ne filluam jeten ne banesen tone vetem ne te dy, burri vizitonte qdo ditë familjen e tij. Kur linda djalin erdhen per here te parë prinderit e tij qe ta shohim nipin.Në fillim raportet ishin me te ftohura por une morra inciativa i thirrsha cdo javë në dreka dhe darka, ju bleja dhurata per cdo ditelindje dhe qdo feste. Gradualisht me keto sjellje te mia i perfitova prinderit e burrit e dikur me vonë edhe motrat e tij dhe pjesen tjetër të familjes. Tash kemi 5 vite martesë dhe besoni apo jo prej 3 nuseve qe kane une jam nusja qe me se shumti e respektojne. Pse? Sepse nuk jetoje me ta!Sepse shihemi rralle dhe mundesite per konflikt jane të pakta! Sepse jam vet zoje shpije ne shtepine time dhe ata vin si mysafire tek une. Tash u ka kalu inati qe e kan pas me mu. E kan kuptu qe skam pas asgje kunder tyre,dhe me mire e kalojne me mua sesa me nuset qe i kane ne shtepi. Nje porosi pee gjithe juve: Nese doni harmoni me pas si me djal e poashtu edhe me re secilin qiteni ne shtepi te vet,kjo eshte qelsi i raporteve te mira brenda nje familje. Nuk është aspak tragjike mos me pranu nusja me jetu me juve,nuk do te thotë që ajo sju do por thjeshte do të nis jete te re familje me burrin e saj.Respektojeni privatsin e djalit dhe nuses.Mjafton qe ata te ju vizitojnë,tju nderojnë,tju respektojnë, kur keni nevojë edhe tju ndihmojnē por jodetyrimisht të jetojnë bashkë me ju.