fbpx

Po mundohemi nusen e vllaut me mbajt ne shtepi sepse eshte shume e mire, vellau e shan dhe e maltretu i thot…


Po mundohemi nusen e vllaut me mbajt ne shtepi sepse eshte shume e mire, vellau e shan dhe e maltretu i thot… – Pershendetje stafi juaj…Pershendetje edhe ju lexues te kesaj faqeje…Njeherit kisha kerkuar te jem anonime…Desha te ndaj brengen time me ju,jo qe skam me ke ta ndaj por qe ndonjehere njeriu ka nevoje te spastroj shpirtin edhe me njerez qe si njeh.Halli yne eshte ky:Para 7 vitesh martova vellaun me nuse te bukur,te dashur e te sjellshme sa ska me.E gjith familja ishim krenar per nusen qe morem.Vellau vet kishte gjet nusen.Nusja ishte jetime qe nga mosha 9 vjeqe i kishte vdekur nena gje qe na bente neve te familjes(dy gjysherit,nenen,babain,motrat e vellaun e vogel) ta respektonim nusen edhe me shume.Pasi kaluan disa muaj nga martesa e tyre vellau nisi te ushtroj maltretime ndaj nuses.. gjith e qortonim por nusja kurrsesi nuk u nda nga ai pak per hater te prindve te mi… e per hir te dashuris qe kishte per vellan.Ngeli nusja shtatzen lindi vajzen prap vellau nuk ndryshoi.Qaja me kunaten bashk…mu dhimbsej sa ska ma.e qortoja vellaun…ejjjj thoja si tet vij ty nese burri im te bente me mua kshtu si ban ti me nusen… por skishte asgje qe e ndale ate.Kan kaluar 7 vite nga martesa e tyre.Nusja vazhdon te duroj torturat e vellaut tim…Un qaj per te sdi si tja bej.Jam matur ta lajmroj rastin…nusja nuk me lejon jo thot se me lendu tani.Merzi te madhe kemi qe 7 vite.Para tre vitesh na ka vdekur babi..Ai si per zor tash mundohet te jep komanda edhe mamin mundohet ta dirigjoj.Mos te harroj te shtoj qe un jam vet e martuar.Jetoj e lumtur me burrin dhe fmijt e mi edhe pse vet kam tejkaluar sakrifica te medha…por une gjithnje kam pasur mbeshtetjen e burrit e jo te familjes se tij…per ate arsye kurr skam shkelur nusen ngase vet kam hequr shum nga vjehrrit w kuneterit…. por nusja ka mbeshtetjen e gjith familjes ton… e te burrit se ka…edhe me e keqja qe prap nusja ka ngel shtatzan….sdi si me ju thy mamit ma zemra me shume.zot ndihmoje kunaten time.Besoni se babi mka vdek ne mosh te re 53 vjeq…nuk jam merzit per te sa po merzitem per nusen e per ata dy engjuj vajzen gati 5 vjeq te vllaut e loqken tjeter qe pritet te vij ne ket bot te eger.Me falni qe e zgjata…Ju pershendes te gjithve dhe nuk e di qysh me mujt me i bind ata my kthy dhe tja bej jeten me tmire…