fbpx
Po kam frike me i tregu vajzes qe une nuk jam Nena e saj e vertet,gabimet qe i kam bere ne rini po me hakmerren...

Po kam frike me i tregu vajzes qe une nuk jam Nena e saj e vertet,gabimet qe i kam bere ne rini po me hakmerren…


Po kam frike me i tregu vajzes qe une nuk jam Nena e saj e vertet,gabimet qe i kam bere ne rini po me hakmerren…-Mirmrama te gjitheve ju lutem anonim.Historia e jetes tem osht me plot vujtje,jetoj dhe punoj ne mergim.Dheu i mergimit esht i rend per ata qe e kan perjetu.Gjate gjithe jetes time kam qen e martuar tri here e shumm her mu ka lodh ky shpirt nga vuajtjet e shumta qe me shkaketojshin burrat.Ne moshen 18 vjeqare,se pari her baba me pat feju pastaj pas 6 muje fejes u martova.Kur shkova aty,burri kurr ne dhom me mu nuk flinte per gati ni vit.Deri sa babai i vet e maltretui shum,se krejt e dishin qe spo vjen tek un.Edhe pse vinte me flejt,ter naten leshojke zera te quditeshem e pash qe nuk esht mir nga kryt edhe vendosa me ju tregu ne shtepi,sapo ju kam tregu me kan ndar.Heren e dyt ma gjeti daja burrin,u martova aty edhe ma mori virgjerin ai burr fillun telashet problemet e shumta,ushtrojke maltretim ndaj meje si mos me pas qen une njeri por ja qojsha mallin e kafshes. Familjarisht ata kishin qen ashtu te smut psiqikisht,nje her pa dashjen time ja kam qit qajin me te let se sa e ka dashur zakonisht.Vetem per at gjest mua ma theu kemben dhe ma nxijti fytyren nga boxat e tij.Kur me ka pa vellau en at gjendje pas 2 ditesh,me ka ndar dhe me ka len te shtepija.Dikur u ftofa nga martesat,nuk kisha deshir as me ndegju per ndonje martes te mundshme.Kurr se harroj ka qen nje dit vere,isha me nanen time ne bashqe po vjen baba ne gzim tha bija ta kom gjet nje vend te mir per me u martu.Nana meniher kundershtoj edhe pse kishin kaluar 1 vit e gjys qe un isha ndar nga burri i dyte.Por baba kesja here me tha qika jem vetem nese ti deshiron martohu me te,nese nuk te pelqen mos u marto.Kjo ma beri pak me te let se herave te tjera,dola u takova me burrin qe e kom tash.Me tregoj se jeton ne mergim,ka qen i martum por qe gruja e kishte tradhetu me nje tjeter sapo e kishte mar ne mergim,ajo kishte ik te ish i dashuri i saj.Ket histori e kam vertetu edhe me von,para se te martohesha. Mua me pelqej shum,u tregu shum i sinqert dhe i hapun.Edhe un ja tregova jeten time dhe u pajtua me gjithqka,por nje gje e kkishte len per ne fund thot kam per te treguar edhe diqka tjeter.Un e kam edhe nje vajz me gruan time,por qe ajo grua nuk do ta takoj asnjeher me vajzen sepse te gjithe e din qe me ka tradhetuar dhe nuk ka fytyre ta kerkoj nga askush bile as edhe nga familja e saj.Me ju then te drejten ne fillim nuk me pelqej ideja se e ka nje vajz,por pasi bisedova me familjen me binden qe nuk esht asgje te kujdesesh per vajzen e tij.Duhesh ta shikosh sikur te ishte e jotja,dhe pranova i thash po do te kujdesem per vajzen dhe jam e gatshme te martohem me ty.Pranova u martova dhe shkkova ne mergim,u lidha aq shum me vajzen e kam gjetur 1vit e gjys kur kam shku dhe qe nga ajo dit jam kujdes per te ne maximum se kam len keq per asnje moment.Ne kemi provu shum her me pas femij,edhe mbas shum kontrollave te gjitha gjerav qe i bojshim nuk kan pas efekt Zoti nuk deshti u pajtum me fatin.Por qe nuk jam pishman aspak,sepse e kam vajzen e burrit sikur te ishte e imja ma kenaq zemren tash i ka be 19 vite jemi si shoqe jemi si prinder jemi si gjithqka mes vete.Burri esht shum i kenqaur me mua gjithmon me uron per,te mirat qe ja bej per kudjesin dhe gjitha te tjerat.Po ashtu edhe un jam shum e kenaqur me burrrin tim esht burr per tu marur shembull…Nuk e mbaj mend kur e ka ngrit zerin kunder meje,apo ndonje bertim te vogel sado qofte.Por e kam nje hall shum te madh po me brengos fakti,qe un e kam genjyer vajzen qe esht e imja.Me dhemb zemra kur e shoh se si po kenaqet me neve dhe nuk po e din te verteten.Kjo nuk e meriton te genjehet te pakten le ta din te verteten,edhe pse per Nenen e saj te vertet me nuk kemi ndegjuar asnjeher.Disa raste kam ndegju qe ka nderu jet e disa her kam ndegju se jeton ne kosove por prap nuk me ka interesuar se qfar ben.Po me dhimbset vajza shum,ndoshta gabimet e rinis po me kushtojn tani,sepse ndoshta me mire kishte me qen po ta kuptonte tte verteten qysh ne fillim.Dhe mos te vije puna deri ketu,po e qes ne vete nese un isha rrite ne ket menyr duke mos e ditur se kush esht Nena ime e vertet…Ndoshta kur do e kuptoja do ja merja inati,shum edhe njerkes time.Shume po kam dehsir me i tregu por burri nuk po me lejon,kisha pasur shum deshir me e dit nga ju se qfar me kshilloni te bej.Nese ju kishit qen ne poziten time,vejeni doren ne zemer dhe me tregoni ju lutem.Une edhe pse kam shum deshir ti tregoj prap kam frik se do ma mar inati,nuk ka se qfar me duhet jeta nese kjo mua ma mer inati sepse krejt qka kam ne ket jet esht burri dhe vajza.Deshira ime me e madhe kishte me qen,nese ajo e pranon me pozitivitet dhe nuk na mer inati neve.Ju lutem me tregoni se qfar te bej faleminderit paraprakishte.