fbpx
e divorcuar

Po jam e divorcuar dhe me duhen para per femijet e mi, por asnjeher nuk do te ta jap trupin tim edhe nese vdes urie!


Po jam e divorcuar dhe me duhen para per femijet e mi, por asnjeher nuk do te ta jap trupin tim edhe nese vdes urie! – Jam nje nanë 32 vjec nga komuna e Gjakoves, u martova pa dëshiren e familjes, humba gjithqka në jete, rinin shoqërin farefisin, mungova nëper shum ahengje familjare besa edhe neper funerale as ne në momentet e fundit të jetes së familjarëve te mij, nuk isha aty sepse mu dasht te jem një grua e dikujt te pavler, humba ëndrrat tē ardhmen vitet e mija, dhe për cfar? Për dike qe nuk ja vlejti, ai dikush që ne momentet ma të vështira me hodhi në rrug bashk me fëmijet e mi, shpesh here mendova ti jap jetës fund, por ishin fëmijet e mi qe me shihnin drejt në sy dhe më pyesnin “mami qfar do të bejm tani” asnjë semundje sësht ma e randë se kur të dhemb shpirti , kur ti nuk mundesh të japesh përgjigjje shpres, me gjithë ate dhimbje mblidhja veten dhe ju thoja, “gjithqka do te jete në rregull” mos u brengosni. Nuk lash derë pa trokit të gjeja një punë deri sa fëmijet ishin në shkollë dhe përgjegjsija ishta e imja sa do pak tua plotsoj nevojat për gjera elementare, e vetmja përgjigjje qe mirrja ishte eja neser leje numrin e kontaktit, posa dilja merrja oferta “wow ti je shum e bukur si thua të dalim sonte dhe te bisedojm për punen? Je e divorcuar ke te drejte ta shijosh jeten, e bukur e re, etj etj”. A thua valle gjithë meshkujt janë kshtu mendoja me vete? A thua një femre te divorcuar, i shkruan diku, hey tani jame free do jua permbushi nevojat se**uale sepse grat e juaja nuk dinë? Qdo ditë e me teper jame e deshpruar se si bota mashkullore e sheh femren vetem per nevoja se**uale , nje mashkull esht ne gjendje te genjej deri ne ate pike sa qe ta mohoj edhe familjen e ti sikur nuk egziston fare vetem te plotsoj epshet e veta, disa te tjere e thone ne fillim, oki ne rregull je perfekt ama ke femije nuk mundem me te martu sepse mentaliteti jonë dihet familja nuk me lejon, (edhe pse asnjëher nuk kam menduar në ate drejtim) kurse te tjeret kan gruan ne shtepi femijet dhe te banë oferte speciale, si nuk kan turp per ate bashkeshorte qe jam e bindun esht e perkushtuar ndaj ati idioti 100% ndaj asja familje 200% . Turp për ata meshkuj qe e shohin një femer , si objekt se**ual me jav plotsu epshet e tyre. Po jam e divorcuar por nuk jame ne shitje, nuk kam nje pune te perhershme por nga ajo punë e pastrueses qe bej e di qe esht me djers edhe hallall, nuk kam rrobe te shtrejta nuk me interson moda, por ajo qe dua ne jete esht respekti, qe ti mashkull i paturp nuk ke ne gjendje me ma dhane at respekt, ishte falas, po ta shihje zemren time sigurisht do ta kishe pasurin e botes, por e shfrytzove vetem pamjen e jashtme. Po jam e divorcuar por asnjeher nuk do te bi ne gjunje edhe nese vdes urie, me mire ta mbeshtes koken ne nje mermer akull se sa ne nje krahror ku moti jane formue akullnajat. Te dashura vajza , mos i besoni gjithkujt sepse perveq prinderve askush tjeter nuk jua fal dashurin pa interes. Arsimohuni sepse jeta ësht e gjate, behuni te pamvarura dhe ne momentin qe dikush ju bën me lote hidhne me shqelem, mos lejoni askish t’jua thej zemren, ti je femer, mundesh te ja dalish!