fbpx
shtatzanin time

Po du me nderpre shtatzanin time se familjet tona jane kunder, e di qe i dashuri nuk do t’ma fal por…


Po du me nderpre shtatzanin time se familjet tona jane kunder, e di qe i dashuri nuk do t’ma fal por… – Pershendetje te gjithve, anonim ju lutem. Dua ta ndaj historin time me juve qe tme ndihmoni me ndonje keshillë dhe fjalë te mirë. Fillimisht dua te them qe jam nje vajzë 27 vjeqre e lindur dhe e rritur ne Zvicerr, ku qe disa vite jetoj me nje banes vetem. Jam nje vajzë e vetme dhe prindrit e mi duke me pasur vetem mua me rriten ne menyren ma te miren, me rriten me shkolluan, dhe une ja u pagova miresin e tyre duke qen nje nxenese shum e mir dhe nje vajzë e sjellshme. Por historia ime e verrtet filluj para 2 viteve kur un kaloja me nje djal shqiptar, te cilin prindrit e mi e donin shum, por mes nesh nuk shkonte dhe me pajtimin e te dyve kemi nderpre lidhjen ton duke mbetur shok. Kaloj nje koh dhe un vazhdoja jeten time kur nje dit po vinte nje puntor i ri ne studion ku punoj, shqiptar te cillin un e njohsha qe nga koha e studimeve. Mbas nje kohe te shkurt shefi ja nisi te ja jep projekte se bashku. Bashkpunimi jon ishte i shkelqyer dhe nisem te kemi gjith e me teper pun sebashku. Nje dit aj djali, papritur, me ftoj per nje drink mbas punes, un fillimisht nuk pranova, por mbas nje kohe insistimi i tij me beri qe te pranoj. Dolem nje mbramje per at drink dhe perfundum ne krevat se bashku. Nuk jam fare e penduar qe fjeta me te sepse ishe nata me e bukur e jetes time. Dhe keshtu filluam nje lidhje qe mbas nje kohe beni qe te lind dhe diqka me teper mes nesh. U dashuruam njeri me tjertrin, une e doja ate me gjith zemer dhe aj poashtu me donte mua, aj ma ndezte at zjarrin qe un kerkoja ne e kompletonim njeri tjetrin aq shum se qdo her qe e mbeshteti koken tek gjoksi i ti e ndjej vetem aq mir se mendoj qe kjo eshte vetem nje enderr. Nje dit vendosem qe te bejm publike lidhjen ton mes familjeve tona dhe ti prezentojm ato. Kur ju treguam prindrive tan, zbuluam qe te dyte ishin absolutisht kundraj lidhjes tone sepse gjyshat tan kur kishin qen ne kosov kan pasur probleme njeri me tjetrin, gjyshi im ka marrur nje pjes tok qe ka qen pasuri e gjyshit te dashurit tim. Ne nuk dinim qfar te bejm dhe qfar te thojm. Une qe deri ne at moment kam pasur raporte shum te mira me prinderit e ndjeja veten shum keq. Por problemi eshte me prinderit e te dashurit sepse aj qe nje koh te gjat nuk ka raporte te mira me familje. Vendosem qe dashuria jon esht me e madhe se problemet mes familjeve tona, dhe keshtu ne jemi akoma duke e vazhduar lidhjen ton duke bashkjetuar ne banesen e tij, por une e ndjej veten vertet shum keq dhe shum fajtore. Prindrit e mi filluan ta pranojn te dashurin tim, por prindrit e ti nuk me dojn mua pran djalit e tyre, dhe mua me duket si te isha une ajo qe pe largon djalin akoma me teper ate prej familjes. I dashuri me perserit se problemet mes ti dhe familjes vazhdojn qe me shum se 10 vite dhe qe une nuk isha fajtore ate her sikur se nuk jam fajtore tash, dhe qe momentalisht jam vetem nje pretest i tyre per te nje largim akoma ma te shumt. Une mundohem qe ti besoj por me vjen rend. Ju lutem me jepni nje keshill te mir sepse kam nevoj per ato, sidomos qe dy muaj e tutje qe sbulova qe jam shtatzen, dhe nuk i kam akoma treguar familjes time, por vetem te dashurit, sepse kam shum frig. Aj me thot se ne mund te ikim se bashku te shkojm me nje vend tjeter qe te vazhdojm jeten dhe te krijojm familje se bashku, pa problemet dhe presionet e familjeve tona por nuk muj te shkoj ti la prindrit e mi. Kisha patur shum qef qe te mendoj se ky femi do te jet shpetimi jetes ton ai qe do te na bashkoj te gjithve, por kam frig se jo. Ndonjehere mendoj qe te nderprej shtatzanin sepse nuk dua qe femija im te rritet ne nje ambjent te till dhe jam e friguar nga realcioneve e familjarve tan kur te zbulojn shtatzenin, por e di qe nuk do te ja fal vetes nje gjest te till, dhe as i dashuri nuk dot ma fal. Me falni ndoshta e zgjata shum por ju lutem me jepni mdonje fjal apo keshill te mir.. Ju falenderoj dhe ju pershendes perzemersisht.