fbpx
analizat

Pas humbjes se Babit me ndryshoj gjendja ime shendetsore, bera analizat dhe doktori me tha se…


Pas humbjes se Babit me ndryshoj gjendja ime shendetsore, bera analizat dhe doktori me tha se… – Pershendetje jeni faqja me e mire.. Une per vete nuk kam nje histori per te treguar,po e kam nje problem dhe dashta me dit mendimin e njerezve Para dy viteve ndrroj babi im jet nga smundja e kancerit.. Dhe asnjeher se kam shpreh merzin ndaj nanes ose motres,I kom pa kto dyja qe jon merzit teper plus e kisha motren shtatzan qat’her kur ndrroj babi jet në muajin e 8 .. E çdo her u munojsha me ju dhan gajret qe mos t’merziten knej zemra mu kallke po çdo her e kom n’veti.. E vrejsha qe saher kajsha ose u merzitsha m’shtrengonte diqka n’fyt ,neyse nuk e bona t’madhe..mas disa kohe skisha hic forc veq kisha deshir te rri në krevat..veq Nata kur vijke mu doke qe jam rahat..nuk kisha deshir me pa as nje njeri,mu duke se pom bojn njerzit diqka ,kisha frik prej njerzve..zemra m’rrihke shpejt,ndonjeher nuk kisha ajer t’mjaftueshem,e pash qe edhe flokt ja nisen mem ra..thojsha o Zot In’Shaa’Allah nuk esht ajo qe po e menoj. Kisha frik te shkoj edhe te mjeku mos nashta naj smuj e kam..Mami gjith ma bojke qu oj qik dil qu po shkojm dikun me nejt po a besoni nuk kisha hiq forc,mu doke vetja se kumedit Sa kam punu qe jom lodh. Neyse ni dit thash po shkoj te mjeku Sa su bo von se u lodha mo çdo her njejt edhe besoni qe nisa me ja marr vetit inati.. U qova shkova dhash gjakun edhe mas nje jave tu shku n’Shkoll veq Sa mrrita nklas thash te thirri doktorrin te veti per rezultet,kur thirra mthan rezultati nuk ka dal hiq mir ,duhesh me ardh patjeter ktu se nuk mundemi permes tel mu shpreh,edhe qajo dit u kan Ramazan isha agjerushem..O Zot nisi fyti mu tha e prisha edhe agjerimin nisa me pi uj..rruga aq larg mu ka dok ,thojsha kurr ska me mrri..neyse kur mrrina mtha qe I kom gjendrat tiroide te funksionit te ulet edhe mtha qe ton jeten duhet me marr barna ..besomni shum u merzita thash o Zot lej merziat qe I pata tash edhe kjo me ndodhi.. Prej asaj dite deri sot I pi barnat po prap kom ankth dhe skam forc . Po du diqysh mu largu prej barnave mos me I konsumu ma.. E dashta me ju vet juve vllezer dhe motra a mos esht edhe dikush qe ka problemin e njejt si une dhe a ka sherim kjo smundje qe sherohet me diqka natyral..kom ni qe vaji I kokosit te arrave esht I mir dhe qe sheron por nuk Jan sigurt Ju lutem nje pergjigje se shum jam keq.. Allahu iu Shperbleft me te mira.