fbpx
ja prisha letrat

Pas disa viteve erdhen familja jem e na kerkun falje mu e Burrit, per gabime te tjerve na nuk kena…


Pas disa viteve erdhen familja jem e na kerkun falje mu e Burrit, per gabime te tjerve na nuk kena… – Ju lutem anonim. Pershendetje jam nje vajze 25 vjet lindur e rritur ne Kosove… Po jau tregoj edhe une historine time qe ka qene me shume sakrifica e rrezikim…une jam prej atyre vajzave qe kam qene e lidhur prej moshes te re ma saktsisht nfillim t shkolles tmesme…banka shkollore na lidhi me burrin tim ather shokun e klases… diten e pare t shkolles ra fati dhe u ulem ne banken e njejt ku gjithqka filloi aty… Cdo moment kemi nejt bashke cdo pushim jemi dal bashke cdo detyre e kemi bo bashke… E tu kalu kohe t shumte bashke cdo dite e ma shume rritej pelqimi per njani tjetrin. Ishte i mire i sjellshem i respektushem nxenes i mire thjesht mashkull i andrrave. Pas 1 viti e 2 muajsh filluam lidhjen se ather ishem siguru qe jemi bo per njani tjetrin nuk kemi diqka si avanturieret tjere ne gjenerate… Lidhjen deri vone e kemi mbajt sekrete pa ju tregu prindve ani pse ishem t sigurt per njoni tjetrin e kishim seriozisht… Po nfund t vitit 2 te per te dashurin tim ke 1 goditje e madhe babau i tij ja mori jeten nje personi tjeter per toke… Ai ishte ne momentet ma kritike t jetes tvet por i kom qendru afer cdo moment e se bashku ai me familjen e vet u pajtuan me ket fakt edhe fati qe jau falen gjakun familja e viktimes… Por pas nje kohe ne u rritem ishem nstudime menduam se erdhi koha me e bo nje hap ma tmadhe ma serioz dhe menduam ti njoftojm familjet tona… Familja e burrit e dinin sepse ishem njoftu ma heret por familja ime nuk dinte asgje… Dhe kur ju tregova ata ishin kategorik kunder ksaj lidhje me djalin e ni njerit qe ja ka mar jeten dikujt me u martu qika jone kurre jo. Une perveti u mundojsha me ju tregu sa djale i mire e i mbare osht burri im por nuk dojshin as me ndegju edhe pse ata nfakt e kan njoft si shok t klases pak…me mshelen nshpi per 1 muj dojsha me u qmend telefonin ma kontrollojshin non stop po une shkrujsha sms e i fshijsha …por pastaj pas nje kohe mlejun me dal por mkercnun se me tpa me ate djale kena me tkallxu ty e ata por mu nuk om interesojke jom dal menjeher si e pata mundsine e pare… Mendojshem shume menyra per me i bind prinderit e mi po gjendja shkojke veq tu u bo ma keq kshtu qe familja nuk pajtohej 1 dite vendosem me ik bashke per Shqipni e me jetu atje. Ishte moment teper i vshtire per mu me u largu prej familjes por ishim shume te dashuruar dhe te sigurt per njoni tjetrin ishim ngjendje gjithqka me bo… Kshtu qe 1 mengjes e pata bo gati qanten masi shkun 2 prind npune hypem n autobus e u nisem. Jau lashe nje leter ju tregova qe po iki me burrin tem t jetes. Ikem nShqipri shkum me 1 vend bregdetar fillum me punu e me jetu atje kur u kry sezona shkum me 1 vend tjeter jetum per 1 vjet edhe aty…nderkohe mshkrujke motra mjepke lajme qka po thojn prind mas 1 kohe mtregojke qe po merziten shume me ju tregu drejt edhe une shume u merzitsha se nuk osht hiq leht me kon larg prindve sidomos me ik…po kjo ke jeta jem e pafat n at kohe…mandej mpat shkru nana me mpyt ku jena se po dojn me u taku me bisedu ata perafersisht e dishin qe jemi nShqipni…e patem lon takimin mkish marre malli shume i perqafaa e mu dok si linda per te 2 ten her… Bisedum e na kerkun falje se nuk na kan kuptu as nuk na kan ndegju e per gabime te tjerve me i vujt pasojat edhe na kerkun falje qe burrit tem nuk ja dhane mundsine ate kohe me njoft..prej atij momentit u kthyn nKosove e jetojm tlumtur krejt bashke….me Shqipni hala na lidhe gjithqka po edhe veres transferohemi atje shkaku e kemi 1 lokal n at qytetin nbregdet ku kemi punu kur kemi ik… Sot jom femna ma e lumtur nbote jetoj me burrin e jetes tem edhe afer familjes tem… Edhe qka mlumturon qe e kom burrin ma tmire nbote e nuk kom rreziku per naj person palidhje qe nuk ja kish vlejt nfund om kish lan nrruge… Kshtu qe vajza e djem luftoni per ata qe e doni e qe jeni t sigurt pa marre parasysh rrezikun…