Pas 4 fmive do te ndahem se po du me gjet fatin e jetes, mendova se do te mund te duroj, por jam lodhur! | Histori Të Jetës

Pas 4 fmive

Pas 4 fmive do te ndahem se po du me gjet fatin e jetes, mendova se do te mund te duroj, por jam lodhur!

Pas 4 fmive do te ndahem se po du me gjet fatin e jetes, mendova se do te mund te duroj, por jam lodhur! – Pershendetje histori te jetes desha dhe un te ndaj historin time po shprehem nepermjet fb te nje shoqes. Jam nje femer 28 vjecare, kam 4 femi, por Asnjeher se kam dashur burin, kam vuajtur shum, po mendoj te ndahem, kur them kam vuajtur shum, them per te gjitha aspektet, ju do thoni sigurisht ke ber 4 femij tani e mendon ndarjen, e di esht shum von por me mir von se sa kurr, skam pasur perkrahjen e familjes, skam pasur kushte. Nuk doja ti lija femijet me atë familje te prishur, qe cdo nuse qe hyn ne kete familje e maltretojne si nje skllave, ofendimet nga me te kqiat, kam shum stres, e shoh se edhe shendetin po e humb, por un jakne lodhur shpirterisht e psiqikisht, kam nevoj per nje njeri qe do ta dua te ndjej ngrohetesi, siguri, si cdo femer, qe un kurr nuk e pata, qe sa e sa vite un flej vetem, 4 femi jan ber duke me detyruar memzor zotriu i dehur, fal Zotit tani jam jasht, e di se Tani Nuk do mund te me detyroj pasi ketu ka ligj, A mendoni ju qe Po gaboj nese mar vendimin te ndahem dhe te gjej fatin e jetes edhe pse veshtir eshte ne kete situat qysh jam un, deri me sot kam jetuar per te tjeret, un Nuk kam qen kurr e lumtur, sjam ndjer kur si nje femer, me falni qe Po ju them as nuk e di cdo te thot te besh mardhenie me bur, Nuk e di ate ndjenj, esht shum von e di por mendova se gjithmon do te mund te duroj, por jam lodhur, Zotin e kam deshmitar se si me martuan e si kam jetuar gjith keto vite, kur me shohin njerzit ne form mendojn qe aspak skam vuajtur mendojne qe po kujdesem per veten por jo veten time e harova me shum se 12 vite sakrifikova per femijet e mi ta jetoj kete jet keshtu, tani them me vete si O Zot Nuk e kisha kete guxim me heret se te behem nen, Nuk e di kisha shum frig edhe pos asaj nga mentaliteti shqiptar qe ne shum vende ka mbetur mbrapsht, mua me kan ikur vitet me te bukura te jetes time duke vuajtur duke qen e mbyllur ne shtepi duke me torturuar cdo dit keq e me keq, sa qe u mundohesha per familjen e tij perseri Nuk me respektonin ndoshta nga respektimi im i tepert, shum gra njoh qe asgje spo bejn as pun shpie as ushqim as asgje e perseri ankohen nga vjehria, un asgje Nuk kerkova nga ata vetem respekt dhe buzeqeshje, dhe nje faleminderit per gjith ato gjera qe kam ber, e kam len ne Allah per cdo padrejtsi qe me eshte ber, un definitivisht jam e lodhur shum nuk Po muj me ba saber, mendoj te jetoj vetem me femijet e mi, edhe pse e kam humbur besimin te njerzit perseri shpresoj se ka nje pakic e njerzve te mir ndoshta dhe gjej fatin e jetes!