fbpx
20 viteve

Pas 20 viteve u lajmru Baba jem, por tash veq munet me kqyr Nanen tem tu e vozit kerrin e saj se at’here e maltretojke!


Pas 20 viteve u lajmru Baba jem, por tash veq munet me kqyr Nanen tem tu e vozit kerrin e saj se at’here e maltretojke! – Pershendetje Histori Te Jetes, A bon me shkru historin teme pa emer tlutna se spo du mu ekspozu sepse eshte nje teme qe mka lendu shume edhe nuk e di si tja bej qe te shkruj kete histori pa kritika dhe pa me kuptu najkush. Une jom nje mashkull 37 vjeqar jetoj ne Berlin dhe jom i martum me tre fmi si drita. Me pas shkrujt jeten time qysh e kom 10 vite te fundit kishit thon e paske jeten per mrekulli, e paske jeten perfekte po para 10 viteve e kom pas tmerr me shume vujtje dhe mallkime edhe nuk e di as vet pse vet qashtu Zoti ka desht me na sprovu me veshtirsira. Une ne Berlin tasht e kom nje Kompani shume te sukseshme edhe fmija mij nuk hekin per kurgjo, tanat tmirat i kan po une qito kushte nuk i kom pas si fmi. Si fmij, nana jem u kon melaqe gjithmone u mundu me na perkrah si fmij edhe pse sishin mundesit edhe kushtet u mundu me gjith forc mos me na lan me kuptu qe ndoshta punt i kem keq kurse baben e kom pas njeri tposhter, njeri fanatik, pijanec tona tzeza bile edhe kumorgji u kan kurr se harroj nashta punojke nana jem me rrobaqepsi gjith diten edhe qato pare ja marke shkretes edhe ja hargjojke mas kumores e rakis. Kurr se harroj sa here e kom ndegju nanen tu kajt ndhom vet edhe kur jom hi mrena u bo kishe eshte flejt veq per mos me kuptu une. Ska pas njeri ma tfort se nana jeme, edhe nana jeme osht hala nje tip qe mundohet per familje edhe shpirtin me jap. Kur u rritem pak na fmija, e pajshem se veprat e babes nuk shkojn gjith qishtu edhe jem mundu me i fol u qojke na maltretuke sa tmujke ske pas pse flet me ta. Ni dit e kemi prit me ardh nkohen qysh vjen zakonisht me honger dark edhe nuk erdh, nuk erdh ni dit nuk erdh dy dit serdh tri shkun muj edhe aty e kuptum qe ose ka vdek ose na ka braktis edhe e kuptum pas 2/3 viteve qe aj ish martu me tjeter kon edhe na kish braktis neve komplet per grun e re. Qfar gzimi u kon per neve fmit me pa baben larg nanes se ja ka pas honger shpirtin. Kurgjo nuk perfitojke nana jem prej marteses tvet veq dajak edhe vujtje kshtu qe kur e murem vesh i tham meniher nanes martohu me dikon tjeter as qe tpengojm veq a je e lumtur tha jo qfart ska shanca edhe ska desht kurr. Une i kom pas vetem 15 vjet kur e kom kuptu qe baba u largu me tjeter gru edhe qaty kemi vendos me nanen ne Gjermani me paret e rrobaqepsis tsaj edhe do pare qka punojshin motrat e mija si frizerka edhe une qe shitsha cigare si fmi. Krejt kapak edhe ja arritem qellimin me dal nGjermani para se me kersit lufta ktu te na. Kur dola nGjermani fillum secili neper puna edhe krejt jeten e mire e bonem une e krijova firmen tem shume te sukseshme edhe nana me ka perkrah per gjithqka deri ne detajen me tvoglen per logon e kompanis ajo ka kontribu per ata e ka emrin e saj ne kontrat si direktor qe neser pasneser nese une vdes para saj ajo eshte udheheqsja bashk me grun teme. Une jom ni njeri qe nuk muj me fal njerez qe kan bo gabime tperseritshme sepse ajo nuk osht gabim athere ajo eshte qellimisht. Ajo osht poshtersi, ajo osht katastrof. Pas 20 viteve e kom marr nje telefonat prej numrit tkosoves edhe nuk e disha se kush osht sepse kerkon se kom ma ne kosove edhe mu lajmeru baba jem qe 20 viteve mka lan. Kish pas marr vesh qe kom bo pare edhe dojke mem lyp pare. Nuk e di se qysh mka ndalu Zoti mos me sha me krejt fuqin qa e kom pas veq ja mbylla telefonin se e kom dit qe une me pas afer at qenin e kisha qky qe na ka lan per 20 vite edhe ka ftyr me ardh me na kerku pare ose mu lajmeru sdi qysh ja ka bajt ftyra more une po quditna qysh nuk e shava qysh nuk e mallkova me gjith shpirt. Sot veq mundet me kqyr nanen tem si zoje tu vozit kerrin e vet e aj ec si plakuq me shtag ndor me fmijt tjere qa i ka ba qe doken si me pas babgjysh ata jo bab. Marre duhet mi ardh edhe spo di qysh me largu qe mos me lan kurr ma mu afru te na as me pas mundesi me ra nkontakt as me mu as me motrat se motrat shpesh e permendin e nuk du ato me ra ngrack tij se jon ma tmdhaja e majn nmend ma shume se une se une jom kan ma i vogel edhe skom pas kurfar ndjenje per to si me pas bab po si idiot! Spo di qysh me bo punen qe mos me leju KURR neve si familje me na u afru aj i mallkumi. Krejt keni me than e keni babe anej knej thuni ju qe skeni pas nje babe qe ka shtru maltretime ne shtepi 24 ore edhe qe sja ja hanger ymrin nanes tu e sha tu bertit tu e nenqmu kudo qe u kan. Dita e dasmes tem u kan ma e veshtira se kur jom shku te naj shok ndarsem i pajsha baballart ne plot gzim e une se kom pas nje babe qashtu qe ja ka nij per mu qe me u gzu per djal qe po martohet. Tasht sen spom vyn edhe fmijve ju kom than ju ka vdek gjyshi kshtu qe edhe per neve aj osht i vdekt. Qysh po thuni me largu at mallkumin se boll ke ma!