fbpx

Para tjerve Vjehrra e ngrit djalin e vet, mu sma rras hiq edhe mundohet mem ul posht, du me qky at far…


Para tjerve Vjehrra e ngrit djalin e vet, mu sma rras hiq edhe mundohet mem ul posht, du me qky at far… – Pershendetje faqe e halleve. Po du me nda ni merzi temen e ndoshta lexuesit me eksperienc me ndihmojn. Jam 29 vjecare e martuar dhe kam 1 fmi. Jam 5 vjet e martuar dhe jetoj ne bashkesi me familjen e burrit ama ma mire mos kofsha e martume dhe jetoj me ta.. Te gjithe jan shume te mire, por vjehra eshte ndryshe. Sipas asaj dhe sjelljeve te saj shprehjeve te saj vetem familja saj dmth burri djali vajza e saj nena e saj motra e saj vetem ata jan te mire vetem te bemat e tyre cmohen ata e bejn me se miri. Po te njejtin send nese e boj une per to nuk eshte asgje. Gjithmone para te tjereve mundohet me ngrit djalin e vet e mu mem bo si kesh si skesh , krejt punet e shtepise i kryj ndonjeher edhe ushqimin e pergadis po badihava! Kur e kam lind femiun shume presion kam pas prej saj ne vend te me afronte mka maltretu gjithmone psiqikisht dhe periudha pas lindjes si eshte e ndishme prej ather mka dal prej zemres dhe mo as un nuk muj me duru edhe kurr ne jete tvet sem ka nimu per sen veq per me kritiku edhe me fol keq se ajo tjeter sen sdin edhe veq me ul posht para tjerve absolut sja nin per ndjenjat e mia po veq per djal tveten. Burrin e kam shume te mire hatri i tij deri von as nuk jam kunderpergjigj as kurgjo po mo nuk po mundem me e duru kam nis me ja kthy qysh po e lyp se kurr ne jete tem skam desht me ul veten ne nivelin e saj e me ja kthy llafin se edhe nana jem gjith mthot mos u bo ni thes me gjithkan po kaniher po ta nxjerin guhen vet !! Shume presion kam pas sa qe sot nuk me mbushet mendja prej saj me e bo edhe nje femi tjeter. E ka mendjen shume te ngushte nuk eshte modeste aspak, ne fjal po me njerez po vetem ne llaf kishe me e tregu veten po prap se prap vrehet edhe prej te tjereve qe sesht kerka. Mo spo di qka me bo me to se qaq ka nis mem shku nerva spo mundem as me e pa as zanin me ja ni! Nuk e di cka me bo me to! As burrin spo du me ngarku me keto sende as familjen time, jam lexuese e rregullt e faqes suaj e deshta me i qa hallet ketu e ndoshta del dikush mem ndihmu e mem kshillu me ma tregu nje rruge. Ju lutem te mbes anonim! Shendet e gjithe te mirat per ju.