O vajza, luftoni per dashuri edhe nese jan familjet kunder sepse munden vjehrrat me tu bo si nana!…

O vajza, luftoni per dashuri edhe nese jan familjet kunder sepse munden vjehrrat me tu bo si nana!… – Anonim. Pershendetje per krejt juve. Un qe po ju shkruj jam nje vajz 23 vjeqare. Nfakt nuk jom vajz se jom e martuar tashme. Vi nga kosova jetoj ne perendim qe 4 vite. Jeta nkosov ska qene aspak e lehte mirpo deshira dhe vullneti per jetë kan qene me tmdhaja se veshtersit e jetes. Me 21 vjet kom njoft nje djal (me msit). Aty fillon gjithqka. Qysh ntakimin e parë , zemra mpushoj te aj,ishte aq i mir ,i sinqerte dhe shum i ëmbel. Ne filluam te flisnimin me njeri tjetrin dhe familjet tona pritshin nje pergjigje nese do fejoheshim apo jo. Mirpo ne nuk donim te nguteshim sepse doja ta njihja mir pastaj te vendosja. Kshtu kaluan ditet dhe familja ime bente “presion” ose PO ose JO. Ne nuk donim te jepshin nje pergjigje ,por edhe nuk donim ta humbnin njeri tjetrin. Vazhdonin kontaktet dhe takimet tona pa deshiren e familjes time ,mirpo ne njeren anë nuk me pengonin. Nje vikend erdhi tme vizitonte (ngaqe ne jetonim 500km larg njeri tjetrit) dhe dolem bashk,ne nje vend perrallor,shum te bukur.Aty ndodhi puthja e pare dhe aty e pash veten qe po dashurohesha marrezisht.Hera e pare qe ndjeja nje gje aq te fuqishme saqe ne ato momente harrova gjithqka qe ekziston ne kte bote. Ishim thjesht vetem UN dhe AI. Ram dakord te vazhdonim nje lidhje te fshehur,nuk i treguam asgje askujt. Pas nje kohe, me presionin e prinderve u tepru dhe bisedoj me të edhe i thom qe ka ardh koha ta marim nje vendim. Un per vete isha e sigurt, mirpo ai Jo. Ende nuk ishte bindur plotsisht dhe per kete arsye u ndam. I thash qe un prinderit e mi nuk i qes para askujt dhe e nderprem kontaktin. Me ju kallxu drejt per here tpar kom qajt si fmia per ni mashkull.Mendova se gjithqka brenda meje u shkatrrua dhe i lutesha Zotit qe ai njeri te ishte fati im. Ishte ora 3 e mengjesit kur me cingrroi telefoni,dhe e pash numrin e tij. E qela dhe mtha nuk po muj me pa mo jeten pa ty, a martohesh me mu? N ato momente u ngriva, mendoja se aq shum qe kisha qajt, ishte thjesht nje iluzion, mirpo jo gjithqka ishte realitet. Te nesermen erdhen tme kerkojn per nuse.Ishte nje moment shum emocionues,thjesht wow,ende nuk po besoja. Sidoqoft u fejuam.Pas disa muajsh u martum.Sot jetoj me të dhe jam femra me e lumtur ne botë qe kam ni burr si ai. Mka beku Zoti me nje familje tjeter qe nuk di me dallu nga familja jem. Prind e tij jan dy njerz tmrekullushem,vjehrren e kom llokum. E dua shum burrin tim dhe kur e dua burrin,normal qe edhe prind duhet me ja dasht.Sillen shum mir me mu,ndihem sikur princesh ne shtepin e tyre AMA edhe un i respektoj sikur prind e mi.Ashtu edhe burri jem e respekton shum familjen tem. Po ndihna e kompletuar ne jetë ,jom e rrethume me njerz tdashur,me plot dashuri nga burri,nga familja ime dhe nga familja e tij. O njerz behuni pozitiv ,buzqeshni sa ma shum,faljuni njerzve dashuri. 1 fjale e mir nuk ju kushton asgje. Shum nuse t reja ankohen per vjehrra amo vallahi nese din mu sill me vjeherr,po tu bojke si nana jote! Me falni qe e zgjata.ju uroj shume fat ne jetë