fbpx
jo e dashur

Nusja po thot ”Vjehrra me ndau nga Burri”, jo e dashur ty te la Burri se nuk ja dashte Prinderit edhe pse ata u munduan te…


Nusja po thot ”Vjehrra me ndau nga Burri”, jo e dashur ty te la Burri se nuk ja dashte Prinderit edhe pse ata u munduan te… – Ju pershendes te gjithve, deshta edhe une mi jau tregu historin time. Jena ni familje pes antare, Babi, Mami une vllau edhe motra. Ni vlla hastret. Jena rrit ne gurbet, te gjith te puntor po ende me tradita shqiptare. Mami na ka mesu shum heret se si mahet shpija e si bohet hyzmeti, si jan traditat edhe pse shumica e shqiptarve nuk i majn ma. Mir erdh koha mi martu vllau njoftoj sdi sa vajza ne gjermani por as njo nuk ju pershtat se qysh pat deshir. Mendojke te gjej ni nuse me sjelle te mira si ju rrin edhe prindve gati e nuk kqyr vetem per burr e per veti, gjith thojke une qka kom arrit kam arrit me ndim te prindve nuk muj tjau kthej met keq. Nuk du sherbtore per familije, po du nje nuse jo si mi don prind si prind e vet po vetem i respekton per gjith mundimin si kan be per mu. Njese shkum ne kosov edhe u ba puna ta nxan ni nuse me msit. Vllav i tha nuses a je e sigurt une i kam dy obligime nese je dakort kurr sdo te kemi probleme, i pari na rrina me prind e nese nuk don tregom ma mir tash edhe e dyta une kam edhe shok normal si nuk dal per dit me shok amo edhe nuk i hupi shokt se i kam qe sdi sa vite. Ra nusja dakort i pranoj te gjitha, i ndrrun unazat edhe bon zijafet te vogel. Vllau shum i lumtur se kishte nxan ni nuse aq te mir me tana te mirat, mendote aj po edhe na. Normal si planifkun print darsem, ja blen sdi sa fustana, dallamen edhe teshat e katunit te rrafshit dugagjinit e per dukat ma nuk po folim. Prinderit thojshin, nasht nuk osht leht me mar nuse duhet mi ja bo tana. Jo vetem tana ketu sene po edhe e paten shti ne zemer e dojshin si qik te veten. Prinder thojshin gjith, vajzat jon te veqanta hekin ma shum se djemt e lojn familjen per ata duhet ta presim mir. Nusja u paraqitke shum e mir javen e par te fejeses ja nisi mi thirr prind mami edhe babi. Pas dy mujve deshten te nojn kunor, per kryn letrat mi mar nusen direkt mas darsmes ne gjermani, por aty ja nisen problemet. Vllau me nenshtetsi gjermani ne pun nuk kishte kurfar problem te merte nusen ne gjermani, po kerkush nuk i tregoj se nusja i kishte shti letrat per viz pune, kshtu si nuk ishte aq leht ti boj letrat, njese keshtu na thojshin ata ende nuk e dim se qka ka qen. Baba i saj u ba se do ta nimoj, ti nimoj vllaut dhe babit ti ndreqin letrat per vajzen e ti, po mas shpine bonte termin per konorizim te nje i afert e ti pa dije te vllaut. Nusja ish kon pa qu ne mengjes dhe shku te frizerka, aja tu e dit se qat dit kan me nu kunur neve na kishin lan anash edhe pse patem mar pushim me kan at dit aty. Vllau ne besim si vetem tu shku mi mar dokumentat i kishte ra ne zgabim, dhe kshtu filloj te mos ti besoj nuses ma. Kaloj edhe kja, po vllav u ftof nuk bonte mas nuses si ne fillim, ndodhen edhe shum sene tjera, po vllau e donte nusen dhe nuk dojke mu nda. U bo darsma, dukumentat e nuses ende nuk ishin rregullu, kalon sdi sa muja dhe me ne fund erdh u gzuam shum, bom perseri zijafet thuja si darsem te vogel per shoqrin si keshim ketu. Nusja nuk kishte kurfar obligime u qojke kur ja merte mendja, kur hinte me pastru me handy ne dor tu kesh me video e njerz te tjer rrike ton diten, edhe se nuk kish qka me pastru se na ishim ton te rritun. Me tradita shqiptar po pak si gjerman secili i bonte punte si me par pa nuse, kur vishin musafir i ndimojshim te gjith, le mo na kunatet dhe mami po edhe babi e merke fshisen e fshike. Vllav ne ato muj kishte shum pun, kishte ble kerr te ri kishte dhe kishte ti paguj borqet e darsmes, po nusja nuk e kuptonte fare gjendjen e tina. Po vllau edhe dilte me shok, sikur si i pat tregu ne fillim. Jo si e mbroj vllau se normal duhet te shpenson koh me nuse. U mundojshim tja hekim nuses merzin sa ma shum, por aja kish mendur vetem te vija ne gjermani e ta bej vllau per veti e ti lej prindert vetem. Kalun dit, jav, muaj dhe gjendja e tyre u prishte per dit ma shum. Ni dit Vllau e sheh ni mesazh nga Nusja si ja kishte dergu motres sajna. Lexonte: ishalla e nshon shpirti kit ku***(per Mamin tim)… vllau mbeti pa fjal, dhe vendosi te ndahet nga nusja. Nusja e pav se gaboj ju lutke tja fal gabimin po vllau ishte ftofur shum nga ajo, ishte lodhur nga bisedat me te per nat e per dit. Kshtu si u ba qka u mundum qe ste behet. Nusja tash fol gjithqka, shkrun „vjehrra me ka ndare nga burri, tuj than se nuk di sen“ jo gabim je mos e rrej veten! E dashur Burri te la se ja qite prind sa ma posht sa ma nuk ka edhe se ban gjithshka per ty!!! E zgata pak po secila histori i ka dy faqe, skam nevoj mi bo kerkon ma te mir ose ma te keq. Po ju kisha premtu vajzave te reja mos u mashtroni ne letra kur nuk mundi mi majt fjalt qe ja jepni djemve, se nuk bahet ma mir, nuk mundi mi kthy secillin djal vetem me bo per ju. Edhe Allahu nuk thot ashtu. Se as burrat e juj nuk kan pik prej qjellit por ka hek dikush mi rrit e mi bo ashtu siq esht tash. Me falni gabimet ne shkr**in, jom mundu me shkru pa gabime amo jom rrit ne gjermani kalofshi mir.